Çmimi i vezëve ishte një ndër çështjet kryesore të disa muajve më parë, ku në vendin tonë u vu re një rritje e dukshme, e cila erdhi, sipas aktorëve të tregut, si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimeve për pulat që importohej. Por, një tjetër arsye ishte mungesa e prodhimit, situatë e cila filloi në vitin 2013 me ikjen nga tregu të kompanisë Floryhen dhe u theksua edhe më tepër gjatë 2014, kur prodhimi llogaritet të ketë rënë në rreth 76 %. (Lexoni: http://www.monitor.al/veza-cfare-po-ndodh-ne-treg/ )
Edhe në ditët e sotme një kokërr vezë ende shitet nga tregtarët me një çmim që varion rreth 16 – 18 lekë kokrra.
Por, si qëndron vendi ynë në krahasim me rajonin, për çmimin mesatar të vezëve në treg?
Sipas agjencisë së njohur Numbeo, çmimi mesatar i vezës në vendin tonë është 0.103 euro, ose ndryshe 14.4 lekë.
Duket se Tirana pozicionohet e parafundit në rajon për çmimin e vezës, një listë kjo, tek e cila Sarajeva mban vendin e parë, me një çmim mesatar veze prej 0.12 euro, me rreth 14 % më shtrenjtë se sa në vendin tonë. Lista vijon me rradhë me Beogradin me 0.112 euro, Shkupi me 0,11 euro dhe e fundit e listës, me 0.1 euro/ kokrrën qëndron Podgorica.
Sipas shifrave të fundit të INSTAT, në vendin tonë gjatë muajit shkurt, grupi “qumësht, djathë e vezë” pati një rritje konsumi me 3,0%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.