Rritja ekonomike në zonën e euros është ende shumë e dobët për të krijuar një numër të mjaftueshëm të vendeve të punës, referoi anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane Benoit Coeure për një grup gazetash franceze EBRA të premten.
‘Rritja ende nuk është mjaft e fortë për të krijuar një numër të mjaftueshëm të vendeve të punës, ‘tha Coeure për grupin.
‘Kur inflacioni është i dobët, mënyra më e mirë për ta sjellë atë deri në objektivin 2 për qind do të ishte duke mbështetur veprimtarinë ekonomike,’ tha Coeure. ‘Sot, pra, rritja dhe punësimi janë parakushte për stabilitet të çmimit.’