Tre persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 604.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 76 të infektuar të rinj.
Numri i të infektuarve vjen nga 538 mostra të testuara, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.
Në total në Kosovë janë infektuar 14.839 persona me koronavirusin e ri.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 11.949. Aktualisht janë 2286 raste aktive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.