Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 2 persona nga COVID-19, derisa 169 kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë bërë 1119 testime.
Numri total i rasteve pozitive aktualisht është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.