COVID-19 në Kosovë: Një i vdekur, 80 raste të reja dhe 55 të shëruar 

14/10/2020 3:30 PM 0 komente

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me COVID-19 dhe 1 person ka vdekur. 55 pacientë janë shëruar.

Kryeministri i Kosovës në konferencën për media ku mori pjesë edhe Armend Zemaj, Naser Ramadani e të tjerë, folën për situatën me pandeminë.

Hoti kërkoi përgjegjësi nga institucionet.

“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”, tha Hoti në konferencën për media.

Hoti tha se nga Policia e Kosovës ka raste të shumta që evidentohen rastet.

Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke vlerësuar situatën me pandeminë, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.

“Nuk duhet lejuar të kalojmë në situatë tjetër”, tha Zemaj.

Naser Ramadani, tregoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 80 raste pozitive dhe 1 i vdekur.

“Kemi rritje të lehtë të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 650 mostra, 80 raste janë pozitive. 1 i vdekur është raportuar dhe janë shëruar 55 pacientë”, tha Ramadani.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of