Credins Bank ofron për çdo klient një eksperiencë bankare digjitale me aplikacionin Credins Online
Bankingu online në vendin tonë po fiton gjithmonë e më shumë peshë krahasuar me bankingun tradicional. Zhvillimet e shpejta të teknologjisë i kanë dhënë mundësinë sektorit bankar që tu ofrojë klientëve një eksperiencë të mirë përmes kanaleve digjitale. Si një nga bankat më të mëdha në vend dhe me një rol të rëndësishëm në sektorin bankar Banka Credins sigurisht që do të ruante pozicionin e saj edhe në fushën e shërbimeve digjitale. Credins Online, është platforma që banka Credins sjell për klientët e saj, duke u ofruar atyre një eksperiencë digjitale unike. Credins Online vjen si një produkt i zhvillimit të vazhdueshëm dhe investimeve që banka ka kryer, në përputhje me strategjinë e saj për zhvillimin e inovacionit dhe zgjerimin e kanaleve digjitale. Objektivi i bankës Credins është jo vetëm ofrimi i sa më shumë shërbimeve bankare përmes platformës digjitale, por edhe sjellja e këtyre shërbimeve tek klienti në mënyrë sa më të thjeshtë dhe intuitive. Që kur platforma i është ofruar klientëve të saj, Credins Online ka sjellë vazhdimisht risi dhe zhvillime të reja. Credins Online është një platformë me design modern, i thjeshtë në përdorim, i shpejtë, me shumë funksionalitete të përshtatura sipas nevojave të klientëve dhe me një siguri maksimale, 24 orë në dite, në 7 ditë të javës. Krahas zhvillimit të platformës, banka Credins i është dedikuar dhe suportit të klientëve në përdorimin e shërbimeve digjitale. Sektori E-banking është krijuar si strukturë e veçantë, dedikuar zhvillimit të platformës dhe suportit të menjëhershëm të përdoruesve të aplikacionit, jo vetëm online, por dhe me konsultimin me klientët tanë në degë apo dhe në ambientin ku operon biznesi. Pandemia COVID 19 ishte një sfidë e madhe si për të gjithë sektorët ashtu edhe për sektorin bankar. Kufizimet fizike bënë që klientët ta kthejnë vëmendjen drejt shërbimeve digjitale. Me Credins Online mund të themi se banka Credins e përballoi me sukses këtë sfidë, duke u ofruar klientëve mundësinë për të kryer shërbimet bankare në mënyrë të pandërprerë. Përveç funksionaliteteve, te nje game te gjere, që ofroheshin prej kohësh në platformë, si kryerja e transfertave brenda dhe jashtë vendit, pagesat e faturave utilitare apo pagesa e tatimeve dhe taksave, doganave, konvertimit me kurse preferenciale, të gjitha të ofruara në kohë reale me kushte preferenciale, klientëve ju shtuan dhe disa shërbime të tjera të cilat i erdhën në ndihmë në përputhje me situatën.
Një nga zhvillimet kryesore, që erdhi pikërisht në këtë periudhë, si ndihmesë shumë e madhe për klientët, por njëkohësisht edhe si risi në shërbimet bankare digjitale në Shqipëri ishte hapja e llogarisë rrjedhëse dhe hapja e depozitës pa afat online. Çdo klient i bankës, që e ka një produkt aktiv në bankë mund të çelë një llogari rrjedhëse, përmes Credins Online nga celulari apo kompjuteri i tij, pa qenë e nevojshme të paraqitet në një degë të bankës dhe këtë llogari e ka aktive në moment dhe mund ta përdorë menjëherë po nga Credins Online. Një tjetër shërbim, që ju përgjigj në kohë kërkesës së klientëve ishte mundësia për ndryshimin e të drejtave të përdorimit të llogarive online. Pra, të gjithë ata klientë ekzistues, që më parë e përdornin platformën online vetëm për vështrimin e balancës së llogarive të tyre apo për historikun e veprimeve, ju dha mundësia që të ndryshojnë vetë aksesin e llogarive duke e bërë atë me të drejta të plota, për të bërë të mundur kështu kryerjen e transfertave apo pagesave të ndryshme. Zhvillime të tjera pasuruan platformën dhe produkte të tjera u ofrohen klientëve përmes Credins Online si rimbushja e nje karte prepaid apo kartave te tjera, etj. Në fillim te vitit 2021, nje tjetër risi është hapja e kartës së debitit online. Çdo klient, që ka një llogari rrjedhëse dhe dëshiron të lidhë një kartë debiti me të, mund të apolikojë online duke zgjedhur kartën që dëshiron dhe më pas klienti do të njoftohet kur karta është gati. Një shërbim tjetër që lidhet me kartat është bllokimi dhe zhbllokimi i kartave online përmes platformës, duke i dhënë kështu klientit më tepër kontroll në produktet e veta dhe duke e bërë përdorimin e tyre më të sigurt. Gjithashtu u shtuan edhe disa shërbimë të tjera, që I japin mundësinë klientit të aplikojë online për produktet që banka ofron, siç janë aplikimi për overdraft apo për kredi. Investimet e vazhdueshme që banka ka bërë vitet e fundit për përmirësimin e infrastrukturës dhe platformës së saj online, mbështetja e drejtuesve të lartë, që në fokus kryesor të strategjisë kanë pasur zhvillimin e shërbimeve digjitale, shtimi I interesimit të klientëve për bankingun digjital ishin faktorët kryesorë që sollën rezultate shumë pozitive si në rritjen e numrit të klientëve dhe në rritjen e përdorueshmërisë së shërbimeve online. Këto rezultate mjaft inkurajuese janë ato që na bëjnë akoma më të vendosur për të vazhduar akoma më tej zgjerimin e gamës së shërbimeve digjitale, për të plotësuar nevojat e klientëve. Konkretisht, Credins Online pati një rritje në vitin 2020 të numrit të përdoruesve me 62% krahasuar me vitin 2019. Llogaritë e aksesueshme nga interneti shënuan një rritje me 45% në 2020. Rritje ka patur edhe në numrin e transaksioneve ku pagesat e faturave utilitare shënuan një rritje me 164% krahasuar me vitin 2019, ndërsa transfertat brenda dhe jashtë vendit u dyfishuan dhe numri total i transaksioneve u rrit me 88%.
Shumë shpejt Credins Online do të ofrojë produkte dhe shërbime të reja për klientët e saj, duke synuar realizimin e objektivit të bankës, që çdo shërbim që ofrohet në sportelet e saj dhe që është në përputhje me rregulloret në fuqi në vendin tonë, të mund të ofrohet edhe në kanalin digjital. Credins Online, po bëhet gjithnjë e më shumë një kanal i pavarur në ofrimin e shërbimeve bankare tek klienti, duke I dhënë mundësinë që përmes celularit apo kompjuterit të ketë bankën në dorën e tij, pa qenë e nevojshme prania në një degë të bankës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin e fluturimeve, ku u renditëm të parët në botë, e kështu me radhë. Nuk ka dyshim që…
A janë tërhequr nga aktiviteti i përditshëm drejtuesit e bizneseve, tashmë edhe në moshën e tyre të pensionit? Nga ndërtuesit, mjekët, prodhuesit e birrës vendase dhe tregtarët e produkteve për plehërim të zonave rurale, modeli që kanë ndjekur për të trashëguar bizneset e tyre te…
Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontrollin e plotë mbi ndërmarrjet, apo grupet që ata kanë krijuar e rritur në vite. Sipas një kërkimi të mëparshëm të “Monitor” në listën e 200 sipërmarrësve më të mëdhenj sipas të ardhurave për…
Intervistë me Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank Edhe pse këta sektorë ofrojnë mundësi për kredidhënie, ata njëkohësisht kanë edhe risk për bankat. Industria e turizmit është e varur nga luhatjet sezonale, tensionet gjeopolitike dhe ndryshimet në preferencat e konsumatorëve, ndërsa…
Intervistë me Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank) Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), thotë për “Monitor” se është tregu ai…
Intervistë me Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri Ekonomia informale dhe prania e lartë e parasë fizike janë ndër sfidat kryesore për sektorin bankar. Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri, thotë se kjo ngelet ende një…
Intervistë me Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Parë të Investimeve Shqipëri (Fibank) Emigrimi ka ndikimin e tij në të gjitha aspektet e jetës shqiptare, duke përfshirë bankat të cilat varen nga suksesi i tyre, nga rritja e numrit të klientëve të…
“Në parim, të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre në shpenzimet publike, në funksion të kapacitetit të tyre kontribuues”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpesh varet…
Në prill, profesionistëve të lirë iu publikuan në sistem deklaratat për “Këste paraprake të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”. Por njoftimi i kësteve, ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, u shoqërua me reagime të shumta. Debatet lindën kryesisht për shkak të zbatimit…
Inflacioni i Turqisë, u përshpejtua në 69.8% në vit për muajin prill, njoftoi Instituti i Statistikave Turke. Në baza mujore, çmimet e konsumit në Turqi, u…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka qendrore e SHBA, Federal Reserve Bank, tha përsëri se do të mbajë të pandryshuara normat e interesit, duke vënë në dukje një "mungesën e përparimit…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…