Depozituesit në Bankën e Qirpos mund të humbin 30% të zotërimeve të tyre mbi 100 mijë euro, ka pohuar kryetari i komitetit parlamentar të financave të ishullit.
“Unë nuk kam dëgjuar një njoftim formal rreth shkurtimin, por kjo është shifra që unë di,” tha Nicholas Papadopoulos për një radio irlandeze.
Depozituesit do të kompensohen me kapital në bankë, në bazë të një marrëveshjeje me Bashkimin Europian, në orët e para të mëngjesit të së hënës, për të rikapitalizuar bankën më të madhe të Qipros.
Humbja për depozituesit e mëdhenj në bankën e dytë më të madhe të ishullit, Banka Popullore e Qipros, e njohur gjithashtu si Laiki, nuk është bërë ende e ditur, por pritet që të jetë më e lartë dhe do të sigurojë 4.2 miliardë euro.
Ata që kanë depozitat nën 100 mijë euro, në të dy bankat do të vazhdojnë t’i gëzohen mbrojtjes së skemës shtetërore të garantimit të depozitave, pasi një propozim fillestar që do t’i godiste ata me një taksë prej 6.75% provokoi shumë zemërim dhe u refuzua nga parlamenti qipriot.
Qipro arriti një marrëveshje të minutës së fundit me huadhënësit ndërkombëtarë për të mbyllur bankën e saj të dytë më të madhe dhe për të shkaktuar humbje të mëdha te depozitat e pagarantuara, përfshirë ato të të pasurve rusë, në këmbim të një pakete shpëtuese prej 10 miliardë euro. Sipas planit, do të mbyllet Banka Popullore e Qipros, e cila njihet gjithashtu si Laiki, dhe duke zhvendosur depozitat poshtë 100,000 euro te Banka e Qipros për të krijuar një “bankë të mirë “.
Depozitat mbi 100,000 euro në të dyja bankat, që nuk janë të garantuara sipas ligjit të BE-së, do të ngrinë dhe do të përdoren për të zgjidhur borxhet e Laiki dhe të rikapitalizojnë Bankën e Qipros përmes një konvertimi depozita/kapital.