Të ardhurat nga emigracioni vazhdojnë të konsiderohen si një nga arteriet kyçe të zhvillimit të ekonomisë. Roli i diasporës vlerësohet si për sjelljen e investimeve ashtu edhe si një instrument i mirë lotimi. Gjatë forumit për modelet e financave dhe investimeve të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës, në mbështetjen e PNUD, IOM-it dhe qeverisë finlandeze u
Diskutua mbi forcimin e rolit të emigrantëve. Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se kjo pjesë e popullsisë ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne duhet të shfrytëzojnë çdo rast për shkëmbimin e përvojave dhe ideve për investime që do të ndihmojnë në rritjen ekonomike të vendit tonë. Ministria nëpërmjet departamentit për hulumtime dhe përkrahje për investime të diasporës në vazhdimësi, po krijon ura lidhëse mes të investitorëve të diasporës” tha Makolli.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.