Disa zakone dhe opinione e identifikojnë një person që po shtyhet në moshë, kjo përfshinë edhe ‘nguljen’përballë TV.
Një studim prej 2,000 njerëzish, ka zbuluar se treguesit më të zakonshëm përfshinin marrjen e pantoflave për të vizituar shtëpinë e një shoku dhe përdorimin e frazave të tilla si ‘Nuk ka qënë kështu kur isha i ri’.
Sondazhi i kryer nga specialistët amerikanë të sigurimit të jetës, zbuloi se tetë nga 10 njerëz besonin se janë aq të vjetër sa ndihen, ndërsa 76 për qind kanë ndërmend ta gëzojnë rininë e tyre sa më gjatë të jetë e mundur.
Megjithatë, u zbulua se më shumë se gjysma ishin të shqetësuar në lidhje me plakjen, humbjen e kujtesës, semundjen dhe rënien fizike.
Hulumtimi sugjeroi se gati gjysma ishin të shqetësuar se mund të mbeten vetëm në moshë të vjetër dhe katër në 10 veta frikësohen se mund të mos kenë para.
Vetëm 53 përqind planifikojnë një pension dhe 45 përqind kanë një llogari kursimi ose fond pensioni në vend.
Tregues të tjerë të moshës përfshijnë përpjekjet e lodhshme për të përdorur teknologji të re ose dështimin për ta përdorur atë me sukses.