Besimi pas procesit të intervistimit është se performanca e kaluar është udhëzuesi më i mirë për suksesin e ardhshëm. Punëdhënësi do të zgjedhë kriteret që ju duhet t’i përmbushni dhe intervista është shansi për të provuar që i zotëroni ato. Kritere të tilla do të jenë të ndryshme për çdo punë, por shembull duhet të jetë dëshira dhe nisma, të influencojnë aftësitë tuaja, cilësitë personale, aftësitë analitike, fleksibilitetin, aftësitë teknike dhe aftësitë organizative. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të vështira dhe çfarë nënkuptojnë intervistuesit në të vërtetë
1. Pse e dëshironi këtë punë?
Tregoni anët pozitive që ju kanë tërhequr për të plotësuar aplikimin (kompania, marketingu, roli etj.) Përpiquni të mos tregoheni shumë negativ për rolet e mëparshme, flisni më shumë për atë që doni në të ardhmen.
2. Cilat aftësi mendoni janë më të nevojshme për këtë detyrë?
Ashtu si për aftësitë teknike, mendoni dhe për aftësinë e udhëheqjes, aftësinë mbikëqyrëse, aftësinë e komunikimit, aftësinë ndërpersonale, zgjidhjen e problemeve, aftësinë analitike, etj.
3. Ku mund të kontribuoni?
Angazhimi juaj dhe personaliteti këtu, janë po aq të rëndësishme sa aftësitë teknike dhe dijet në fushën e biznesit. Tregoni për arritjet tuaja në pozicionet e mëparshme dhe arritjet e tjera në jetë.
4. Pse doni të punoni për këtë kompani?
Theksoni arsyet pozitive pse ju doni që të bashkoheni në kompaninë e tyre, por shmangni aspekte të tilla si më shumë të ardhura ose më pak orë pune.
5. Pse duhet t’ju punësojmë?
Përgjigjja për këtë pyetje do të bazohet në përvojën e mëparshme dhe arritjet që kanë të bëjnë me kompaninë. Në fund mund të shtoni se gjeni përshtatje mes jush dhe punës. Nëse mendoni se mund të kontribuoni që në ditën e parë të punës, atëherë tregojeni këtë fakt.
6. Pse po largoheni (apo jeni larguar) nga kompania?
Gjithmonë duhet të jeni pozitiv për arsyet që keni aplikuar për një kompani ose për arsyet që jeni larguar. Mundohuni të mos e merrni shumë personale apo të jeni shumë të hidhur për pozicionet e mëparshme, kjo mund të bëjë që ju të dukeni problematik. Nëse keni pasur probleme me mënyrën sesi një kompani është drejtuar ose drejtimin strategjik, flisni për këto shqetësime, por tregohuni të kujdesshëm t’i mbështesni ato me fakte.
7. Preferoni të punoni në një kompani të vogël, mesatare apo të madhe?
Kompanitë e vogla do të ofrojnë mundësi më shumë për të “ndikuar” ose për të bërë ndryshime. Kompanitë më të mëdha do të ofrojnë një mënyrë jetese më korporative dhe mund të kenë para më shumë për të shpenzuar për trajnimin, mjetet etj. Mendoni për atë që ju dëshironi.
8. Çfarë kërkoni në punën e re?
Mendoni për sfidat, marketingun e ri, aftësitë e reja, mundësitë etj. Përpiquni dhe shmangni të qenët negativ për rolet e mëparshme duke nënkuptuar se ju jeni thjesht duke kërkuar siguri. Kompanitë duan të dinë se ju dëshironi të punoni dhe jo thjesht të përfundoni aty.
9. Cila do të ishte puna juaj ideale?
Përsëri, kujtohuni ku jeni. Përshkruajeni punën me të njëjtat terma të kritereve që ata e përshkruajnë punën e tyre. Një punë ideale mund të përfshijë sfidat e punës, kolegë të këndshëm, perspektivë të mirë në karrierë, atmosferë pozitive në ekipin e punës, mundësinë për të fituar aftësi të reja, mundësinë për të ushtruar atë që dini të bëni më mirë etj. Mos harroni të shfaqni pasionin tuaj për punën dhe kompaninë.
10. Ndërkohë që jeni duke aplikuar tek ne, a jeni të punësuar diku tjetër?
Nëse është kështu, tregojeni pa problem, por sigurohuni të tregoni çfarë ju pëlqen te kompania në krahasim me punën tjetër. Është në rregull të keni mundësi të tjera, por punëdhënësve u pëlqen të mendojnë se janë zgjedhja juaj numër një.