1 euro është këmbyer sot me 138.5 lekë, 0.19 lekë më pak se një ditë më parë, duke rregjistruar një dobësim më të madh se në dy ditët e mëparshme.
Dollari ndërkohë është zhvlerësuar më shumë, 0.27 lekë më pak se ditën e mërkurë, duke zbritur në nivelin e 110.29 lekë.
Dobësimi i monedhave të huaja është rrjedhojë e një situate aspak komode në bursat ndërkombëtare, të cilat janë të shqetësuara ndërkohë që zgjedhjet në Greqi po afrohen. Ky vend, kriza e të cilit ka alarmuar të gjithë Europën dhe tregjet ndërkombëtare, pritet t’i mbajë zgjedhjet parlamentare pas tre ditësh, që do të pasohen me përzgjedhjen e qeverisë së re.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 110.29 -0.27
EURO EUR 138.50 -0.19
Poundi Britanik GBP 170.96 -1.25
Franga Zviceriane CHF 115.33 -0.16
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.