Dollari amerikan avancoi kundrejt jenit mëngjesin e ditës së sotme. Ai u rrit me 0.45 për qind dhe u këmbye me 107.800 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prejhomologëve më të rëndësishme të grupit, shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme duke shkuar në 89.904 .DXY.
Ai avancoi me 0.9 për qind gjatë gjithë kësaj jave, duke lënë pas kështu humbjen prej 1.5 për qind të shënuar gajtë javës së kaluar, që edhe e çoi atë në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.
Monedha euro shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.1 për qind dhe këmbye me 1.2323 euro për dollarë amerikan, duke vazhduar të humbë pikë që nga një ditë më parë ku ra me 0.55 për qind.
Dollari australian humbi 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7852 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7333 NZD për USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.