Draghi gishtin te Gjermania, BQE ruan normat negative të interesit

26/07/2019 10:03 AM 0 komente

Mario Draghi po ‘bërtet’ më shumë se kurrë për ndihmë për ekonominë e eurozonës dhe ende askush nuk po dëgjon.

Pas deklarimit se perspektiva po bëhet “më e keqe se më parë”, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane tha se është “e padiskutueshme” që qeveritë do të duhet të marrin masa fiskale nëse kushtet vazhdojnë të përkeqësohen.

Tremujori i fundit i Draghi si kreu i BQE, i cili përfundon në tetor, është shënuar nga normat negative të interesit, blerjet e bonove dhe kreditë bankare. Ndërkohë që ai premton se BQE mund të shtojë më shumë stimuj dhe duket e gatshme ta bëjë këtë në shtator, komentet sugjerojnë se banka qendrore po i afrohet kufijve të kompetencave të saj.

Megjithatë, Gjermania, e cila ka një tepricë buxhetore dhe e cila mund të huazojë para në nivele nën zero, nuk e sheh si problem edhe sektorit e vet të prodhimit. Ministri i Financave Olaf Scholz i tha Bloomberg të enjten, minuta para konferencës së shtypit të Draghit, se ai nuk ka plane për të ‘zgjidhur kuletën’ e vendit, sepse nuk është “e nevojshme apo e mençur të veprohet sikur të ishim në një krizë”.

BQE ka qenë në frontin e luftimit të krizave për vite të tëra, duke parandaluar pasojat e rënies financiare globale, borxhin sovran të eurozonës dhe një ‘flirtim’ me deflacion. Ajo ka lëshuar instrumente inovative duke përfshirë 2,6 trilionë euro (2,9 trilionë dollarë) të lehtësimit sasior dhe kredive bankare super të lira që kanë ‘përmbytur’ rajonin me likuiditet dhe premtoi se do të mbajë norma të ulëta për aq kohë sa nevojitet për të ‘ringjallur’ rritjen e çmimeve.

/BLOOMBERG NEWS

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of