E ardhmja e transformimit dixhital sipas Huawei
Mbështetja e talenteve të reja dhe rruga drejt transformimit dixhital ishin fokusi i Samitit Eco-Connect të mbajtur nga Huawei posaçërisht për rajonin e Europës Qendrore e Lindore si dhe rajonin Nordik. Më shumë se njëmijë partnerë ju bashkuan samitit virtual të mbajtur për herë të parë të mërkurën.
“Globalizimi dhe bashkëpunimi janë elementet thelbësorë për një transformim të suksesshëm dixhital. Suksesi i përbashkët është i rëndësishëm, në një botë ku gjithçka është e lidhur dhe asnjë vend nuk mund të lundrojë i vetëm drejt rrugës së transformimit dixhital,” tha James Li, Anëtar i Bordit Mbikëqyrës dhe President i Rajonit Europian në Huawei.”
Gjatë këtij aktiviteti, Huawei njoftoi planet për të rritur investimet në zhvillimin e ekosistemit lokal, duke u përqendruar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fuqishëm dhe të qendrueshëm në këto dy rajone. Deri në vitin 2023, kompania synon të trajnojë më shumë se 18 mijë studentë lokalë dhe partnerë lidhur me aftësitë dixhitale të gjeneratës së ardhshme, afërsisht 700 mijë profesionistë të trajnuar në të gjithë botën.
Deri tani, Huawei ka më shumë se 900 universitete partnere duke mundësuar krijimin e akademive lokale për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Këto akademi ofrojnë një gamë të thelluar të kurseve të çertifikimit për teknologjinë e përparuar, duke përfshirë 5G, inteligjencën artificiale, Cloud, Big Data dhe Internet of Things. Si studentët ashtu edhe punëdhënësit mund të përfitojnë nga këto programe të cilat përmirësojnë aftësitë e tyre dixhitale ose karrierën e ardhshme.
Huawei synon të vazhdojë zgjerimin e partnerëve në mënyrë që t’u sigurojë atyre më shumë trajnime, konsulta biznesi apo ide të dizajnit të rrjetit për të mbështetur rritjen e tyre dhe të ardhmen e ekosistemit në tërësi.
Huawei prezantoi gjithashtu një seri zgjidhjesh të reja të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit siç ishte demonstrimi i realitetit virtual në teknologjinë Wi-Fi 6. Demonstrimet e tjera përfshinin zgjidhje për lidhjen e të dhënave inteligjente, ruajtjen e të dhënave me shpejtësi të lartë me All-Flash Storage, dhe një produkt të ri të quajtur SmartLi që ruan të dhënat.
Samiti i Huawei Eco-Connect 2020 është një konferencë e krijuar për të adresuar sfidat dhe mundësitë unike të industrisë duke punuar së bashku me partnerë në të gjithë rajonin. Huawei shpreson të promovojë një transformim më të gjerë dixhital, të eksplorojë mundësi për një të ardhme inteligjente dhe të ndërtojë një themel dixhital më elastik për të gjithë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.