“EC Ma Ndryshe” ka publikuar info-grafikën me disa të dhëna rreth performancës buxhetore të Komunave që monitoron. Të dhënat buxhetore përfshijnë progresin në shpenzimet kapitale, të hyrat nga tatimi në pronë dhe obligimet e papaguara për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës, sikurse edhe të Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit, Mamushës dhe Shtërpcës.
Të dhënat e prezantuara në infografika janë nxjerrë nga Raporti vjetor financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.
Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatoj nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë. Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe axhendën europiane të Kosovës. /Ekonomia
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.