Formula 1 regjistroi një rënie të ardhurash prej 596 milionë dollarësh në tremujorin e dytë, për shkak të mbylljes (lockdown) që shkaktoi Formula 1 dhe anulimit ose shtyrjes së garave të parashikuara në periudhën mars – qershor 2020.
Kështu shkruan SportsPro, që nënvizon se të ardhurat e Formula 1 në tremujorin e dytë ishin 24 milionë dollarë krahasuar me 620 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të 2019-s. Rënia e të ardhurave, si pasojë, ishte me 96%. Anulimet ose shtyrja e garave, me sezonin që rinisi zyrtarisht më 5 korrik, kanë shkaktuar në tremujor, një humbje operative prej 122 milionë dollarësh.
Ndikimi i Covid-19 tek të ardhurat e Formula 1 – Ndarja e të ardhurave
Më në detaje, në tremujorin e dytë, të ardhurat e gjeneruara nga Formula 1 ishin 12 milionë dollarë, të lidhura me burimin kryesor të të ardhurave – tarifat e promovimit të garave dhe pagesave të lidhura me kontratat e sponsorizimit dhe ato të lidhura me të drejtat audiovizive.
Në të njëjtën periudhë të 2019, Formula 1 gjeneroi nga këto zëra të ardhurash 531 milionë dollarë. Edhe të ardhurat e gjeneruara nëpërmjet burimeve të tjera në tremujorin e dytë 2019 u ulën nga 89 milionë dollarë në 12 milionë dollarë në 2020.
Rënia e të ardhurave, e kompensuar nga kosto më të ulëta
Ndërkohë, Formula 1, në pronësi të Liberty Media nuk u ka kryer asnjë pagesë skuderive, në mungesë të eventeve të garave, duke kursyer rreth 335 milionë dollarë, të paguara në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Edhe kostot e tjera janë reduktuar me 85% – nga 106 milionë dollarë në 16 milionë dollarë, për shkak të anulimit të garave dhe shtyrjes së shpenzimeve jo kritike.
Në një komunikatë të publikuar së fundi mbi fitimet, Liberty Media deklaroi se “vijon të monitorojë dhe vlerësojë pasojat e pandemisë së COVID-19 në aktivitetet e saj, bizneset tërësisht në pronësi dhe investimet e ndryshme”.