Ekonomia franceze tkurret 13.8% në tremujorin e dytë, shkak bllokimi i pandemisë

31/07/2020 9:16 AM 0 komente

Ekonomia e Francës u tkurr me 13.8 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të masave mbizotëruese mbarëkombëtare të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas statistikave zyrtare, mbyllja e aktiviteteve jo thelbësore në periudhën midis mesit të marsit dhe majit ka goditur çdo sektor të ekonomisë.

Rihapja graduale solli një rikuperim të lehtë në maj dhe qershor. Sektorët më të goditur si në çdo vend tjetër të botës rezultojnë ai i turizmit dhe aviacionit.

Në tremujorin e parë të vitit ekonomia u tkurr me 5,9 për qind.

Deri më tani në Francë janë regjistruar mbi 186 mijë raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën nga virusi mbi 30 mijë persona./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of