Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka publikuar një listë me pesë projekte në fushën e turizmit që përfitojnë mbështetje nga qeveria. Por, ajo që nuk thuhet janë vlerat përkatëse të investimeve.
Ministria bën të ditur se bazuar në nenin 31 të Ligjit nr. 93/ 2015, “Për turizmin”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.281, datë 13.04.2016, “Për përcaktimin e kritereve e të afateve të kërkesë -propozimeve për mbështetje financiare të projekteve në turizëm”, në datë 21.06.2016, shpalli thirrjet për paraqitjen e projekt-propozimeve nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, të cilat u mbyllën më 21 korrik. Më pas ato u shqyrtuan, vlerësuan dhe klasifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes së Projekteve dhe u miratuan.
Këto projekte janë:
– Korça me biçikletë
– Rritja e Konkurrueshmërisë se turizmit rajonal nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore të bizneseve turistike
-Platforma all in one booking on line “Visit Albania now”
-Projekt-ide për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në Itali
-Korridori Ali Pashë Tepelena
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.