Ministri Haxhinasto dhe përfaqësuesit nga EBA nënvizuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, por edhe mundësitë e shumta sidomos në fushën ekonomike për forcimin më tej të këtyre marrëdhënieve.
Z. Haxhinasto i parashtroi miqve arabë disa nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare ku Emiratet e Bashkuara janë të mirëpritura të investojnë si në sektorin energjetik, kryesisht në energjinë e rinovueshme, sektori i hidrokarbureve, kryesisht atë të gazit, apo edhe në sektorin e transportit ku investitorët nga EBA tashmë janë prezent, siç është financimi i segmentit rrugor Tiranë – Elbasan.
Nga pala e EBA, Z. Saif Al Suweidi kërkoi rritjen e bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike, ku vuri theksin edhe në ngritjen e një komisioni për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve apo hapjen e një banke arabe të investimeve në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.