Eurozona bie me 3.8% në tremujorin e parë, tkurrja më e madhe për Italinë, Spanjën e Francën

15/05/2020 11:41 AM 0 komente

Eurozona është tkurrur me 3.8% ddhe bashkimi Europian si një I tërë ra 3.3% në tremujorin e parë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raportoi Eurostat, duke reflektuar pasojat e thella të Covid-19 në ekonomi.

Tkurrja më e madhe ishte për Francën (-5.8), Spanjën (-5.2) dhe Italinë (-4.7). Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës ra me 2.2%.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë me 1.2% për të njëjtën periudhë, njoftoi Eurostat.

Numri i personave të punësuar u ul me 0.2% si në zonën e euros ashtu edhe në BE në tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e kaluar. Kjo është rënia e parë në seritë kohore që nga tremujori i dytë i 2013 për zonën e euros dhe tremujori i parë i 2013 për BE. Në tremujorin e katërt të 2019, punësimi ishte rritur me 0.3% të të dy zonat.

Në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, punësimi u rrit me 0.3% si në zonën e euros ashtu edhe në BE në tremujorin e parë të vitit 2020, pas + 1.1% dhe + 1.0% respektivisht në tremujorin e katërt të 2019. Këto janë rritjet më të ulëta që nga tremujori i parë i 2014 për zonën e euros dhe tremujorin e katërt të 2013 për BE.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of