Ministrat e financave të zonës së euros ka të ngjarë të diskutojnë në shtator nëse do i mundesojne Irlandës të shlyejë kreditë e saj më të shtrenjta të paketës së shpëtimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar përpara se të shlyejë fondin paketes se shpëtimit të eurozonës, tha një zyrtar i eurozonës.
Kur ajo u përjashtua nga tregjet në vitin 2010, Irlanda morri kredi nga FMN, si dhe nga European Financial Stability Facility dhe European Financial Stability Mechanism një total prej 67.5 miliard eurosh.
Kreditë për FMN-në, që arritën në një të tretën e totalit, janë më të shtrenjta se ato evropiane dhe Irlanda tanimë mund të marrë hua më lirë në treg.
Prandaj Dublin dëshiron të paguajë më parë kreditë e FMN-së me qëllim që të reduktojë kostot e shërbimit. Por në bazë të marrëveshjes së paketës së ndihmës pagesat e hershme duhet të kryhen në mënyrë proporcionale për të gjithë kreditorët, jo vetëm për një.
Por kjo mund të ndryshohet nëse Ministrat e financave të zones së euros dakordojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre për shlyerjen e hershme në të njëjtën kohë teksa FMN dhe disa diplomat thanë se ekziston vullneti politik për të ndihmuar Irlandën me ngarkesën e borxheve të saj.