Rritja e biznesit privat të eurozonës është ngadalësuar më shumë se sa pritej këtë muaj, pavarësisht uljes së gjerë të çmimeve, teksa aktivitetet e prodhimit dhe industrisë së shërbimit u tkurrën, tregoi një studim të enjten.
Rritja ekonomike e eurozonës ‘mbeti në vend numëro’ gjatë tremujorit të dytë, influencuar nga tkurrja ekonomike në Gjermani dhe një Francë ‘apatike’, madje edhe përpara ndonjë ndikimi të mundshëm nga sanksionet e imponuara mbi dhe nga Rusia rreth cështjes së Ukrainës.
Indeksi i përbërë i Blerjes së Menaxherëve të Markit (PMI) do të sigurojë një shifër të zymtë për Bankën Qendrore Evropiane (BQE), duke sugjeruar se dy ekonomitë më të mëdha të saj po përpiqen sikundër anëtarët më të vegjël.
Bazuar në sondazhet e mijëra kompanive në të gjithë rajonin dhe një tregues i mirë i rritjes së përgjithshme, Composite Flash PMI ra në 52.8 nga 53.8 që shënonte në korrik, shumë larg pritshmërive në një sondazh të Reuters për një rënie modeste në 53.4.
Megjithatë, shifrat mbi 50 ende tregojnë zgjerim. Markit tha se të dhënat tregojnë rritje prej 0.3 përqind në tremujorin e tretë, ngjashëm me parashikimet me një sondazh të Reuters javën e kaluar.
Zona e euros nuk e ka ndjerë ende efektin e plotë te përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë.
Evropa imponoi mbi Moskën sanksione ekonomike, duke nxitur një përgjigje flakë për flakë nga presidenti rus Vladimir Putin, për shkak të mbështetjes që Kremlini po i jep rebelëve në Ukrainën lindore.
Indeksi i përbërë PMI në Gjermani – partneri më i madh tregtar i Rusisë në Bashkimin Evropian, i cili është perballur tashmë me rënie të eksporteve në vend gjatë gjysmës së parë të vitit – ra në 54.9 nga 55.7.
Për Francën, ekonomia e dytë më e madhe e zonës së euros, indeksi i përbërë PMI u rrit nga 49.4 në shifrën e ndarjes prej 50.