Edhe gjigantët e web-it do të jenë protagonistë të ankandit të ardhshëm për të drejtat televizive të Premier League. Konfirmimi vjen edhe nga kompanitë angleze.
Gjatë një video-konference për të komentuar mbi rezultatet ekonomike të Manchester United, administratori i deleguar i Red Devils, Ed Woodwar, parashikoi që gjigantët teknologjikë si Amazon, Favebook dhe Netflix do të jenë në garë për sezonin e ardhshëm për të drejtat televizive të Premier League që arrijnë rreth 5 miliardë sterlina.
Klubet e Premier League, që aktualisht kanë kontratën më të shtrenjtë në Europë sa u përket të drejtave televizive, shpresojnë që hyrja në garë e aktorëve të ndryshëm nga ata tradicionalë (si për shembull grupi Bt dhe Sky) mund të rrisë çmimet e të drejtave televizive, siç ndodhi në ankandin e mëparshëm, me hyrjen e British Telecom, që e shtyu Sky të shpenzojë shifra më të larta se sa do të donte të investonte.
Gjatë video-konferencës, Woodward foli edhe për interesin kohët e fundit të kompanive teknologjike për të drejtat sportive në të gjithë botën, mes të cilave ofertat nga ana e Facebook dhe Amazon, për të drejtat e kampionatit indian të kriketit, si dhe blerjen nga ana e Facebook të të drejtave të transmetimit të 22 garave të Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara.
Klubet angleze do të marrin më shumë informacioneve më 4 tetor.