Ndonëse në Europë, përqindja e popullsisë femra është më e lartë, Shqipëria renditet nga vendet e pakta, së bashkë me shtetet nordike, ku përqindja e popullsisë së grave është më e ulët se ajo e burrave. Sipas portalit më të madh të të dhënave, Our World in Data në Shqipëri përqindja e popullsisë femra ishte 49.52%, përkundrejt 51% që ishte në Bashkimin Europian.
Edhe ndër vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të ulët. Kështu, përqindja më e lartë është shënuar në Serbi, ku sipas të dhënave të portalit popullsia femra ishte 51.14%, në Bosnje dhe Hercegovinë, përqindja e popullsisë femra ishte 50.91%, pasuar nga Mali i Zi me 50.66%, dhe Maqedonia me 50.01%.
Ndërsa mesatarja botërore është 49.56%.
Përqindjen më të lartë të popullsisë femra e ka Letonia 54.07%, e ndjekur nga Rusia me 53.5%. Në përgjithësi vendet ish-Bashkimit Sovjetik mbajnë rekord për përqindjen më të lartë të popullsisë femra në botë.
Sikurse shikohet nga harta, përqindjen më të ulët të popullsisë femra e kanë vendet e Afrikës së Veriut, vendet e Lindjes së Mesme, ku rekordin e mban Arabia Saudite 42.93%. Kina dhe India ka gjithashtu përqindje të ulët të popullsisë femra.
Ekzistojnë tre arsye pse raporti gjinor i popullsisë ndryshon dhe rrallë është i barabartë:
- Ndryshimet në normën e vdekshmërisë dhe jetëgjatësia për gratë dhe burrat. Mesatarisht, gratë jetojnë më shumë se burrat.
- Raportet gjinore gjatë lindjes nuk janë të barabarta. Në të gjitha vendet, ka më shumë lindje të meshkujve sesa lindjet femra (shtrirja e së cilës ndryshon sipas vendit).
- Migracioni mund të ndikojë gjithashtu në raportin gjinor të popullatës. Nëse në disa vende ka një sasi të konsiderueshme të punës së mbizotëruar nga meshkujt, gjithçka tjetër është e barabartë, ne do të presim që meshkujt të llogaritnin më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.