Ministria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në kuadër të modernizimit të legjislacionit tatimor dhe harmonizimit të tij me legjislacionin europian, prezantojnë për konsultim projekt-ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze. Projekt-ligji përafron Direktivën 2006/112 CE, 28.11.2006 “Për Sistemin e Përbashkët të TVSH-së”, të konsoliduar.
Projekt-Ligji siguron përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri me vendet anëtare të BE-së, me qëllim mosshtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe mospengimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të shërbimeve, duke eleminuar sa më shumë faktorët që cënojnë këto kushte, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për t’i paraprirë edhe atij ndërkomunitar.
Ky draft po u dergohet gjeresisht paleve te interesit per konsultim.
Projekt-Ligj
Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
KAPITULLI I
OBJEKTI DHE FUSHA E ZBATIMIT
Neni 1
Përkufizimi i TVSH-së
Tatimi mbi vlerën e shtuar është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin.
TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet e kërkueshme për t’u paguar pas zbritjes së TVSH-së që rëndon drejtpërdrejt elementët e kostos së mallrave dhe shërbimeve.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:
1. Të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë;
2. Të gjitha importet e mallrave në territorrin e Republikës së Shqipërisë;
KAPITULLI II
PERSONAT E TATUESHËM
Neni 3
Personat e tatueshëm
Person i tatueshëm konsiderohet çdo person, pavarësisht nga forma e organizimit të tij, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike, cilido qoftë vendi dhe qëllimi ose rezultati i kësaj veprimtarie.
Neni 4
Veprimtaria ekonomike
Veprimtari ekonomike është çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtaret, personat që furnizojnë mallra ose shërbime duke përfshirë veprimtarinë nxjerrëse,bujqësore ëdhe aktivitetet profesionale.
Veprimtari ekonomike konsiderohet veçanërisht shfrytëzimi i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar me qëllim realizimin e të ardhurave me karakter të vazhdueshëm.
Neni 5
Ushtrimi i një veprimtarie ekonomike në mënyrë të pavarur
Në kuptim të nenit 3 shprehja “në mënyrë të pavarur” nënkupton personat të cilët nuk janë të punësuar ose të lidhur me një punëdhënës me anë të një kontrate punësimi apo ndonjë lidhje tjetër ligjore që krijon marrëdhënie punëdhënës – punëmarrës dhe ka të bëjë me kushtet e punës, shpërblimin e punëmarrësit dhe përgjegjësitë e punëdhënësit.
Aktiviteti i ushtruar siç parashikohet në nenin 15 të Kodit të Punës nga punëmarrësi në shtëpi, të ardhurat e të cilit konsiderohen si pagë apo shpërblim, nuk nënkupton kryerjen e një veprimtarie ekonomike në mënyrë të pavarur.
Neni 6
Organet publike
1. Organet e pushtetit qëndror dhe vendor, dhe organe të tjera të së drejtës publike nuk konsiderohen si persona të tatueshëm për veprimtari ose për veprime që ushtrojnë për qëllim dhe në ushtrimin e funksionit të tyre si autoritete publike, edhe atëherë kur përfitojnë taksa, tarifa, kontribute dhe pagesa.
2. Nëse këto organe kryejnë veprimtari apo veprime të tilla si në paragrafin 1 dhe të qënit person jo i tatueshëm shkakton shtrembërim të konkurrencës, atëherë do të konsiderohen persona të tatueshëm për këto veprimtari apo veprime.
3. Në çdo rast organet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni konsiderohen si persona të tatueshëm nëse kryejnë veprimtaritë e renditura në shtojcën 1 të këtij ligji kur këto veprimtari nuk janë të papërfillshme.
KAPITULLI III
OPERACIONET E TATUESHME
Seksioni 1
FURNIZIMI I MALLRAVE
Neni 7
Furnizimi i mallit
1. Me furnizim mallrash kuptohet transferimi i së drejtës për të disponuar si pronar pasurinë e trupëzuar.
2. Konsiderohen gjithashtu si “Furnizim malli” edhe operacionet e mëposhtme:
a) Transferimi kundrejt pagesës i pronësisë së pasurisë, me urdhër nga, apo në emër të një autoriteti publik, apo në zbatim të ligjit.
b) Dorëzimi i mallrave mbi bazën e një kontrate, e cila parashikon dhënien me qira të mallit për një periudhe të caktuar ose shitjen me këste të mallit, kalimi i pronësisë i të cilit bëhet me pagesën e këstit të fundit.
c) Transferimi i mallrave bazuar në një kontratë, sipas së cilës paguhet komision për blerjen apo për shitjen.
3. Furnizimi i energjisë elektrike, ujit, gazit, energjisë për ngrohje ose ftohje dhe të tjera të ngjashme do të trajtohet si furnizim malli i trupëzuar.
Neni 8
Mallra të tjera
Pasuri e trupëzuar në kuptim të këtij ligji konsiderohen gjithashtu:
a. të drejtat reale mbi pasurinë e paluajtshme, të cilat i japin mbajtësit të drejtën për ta shfrytëzuar atë, me përjashtim të qeradhënies që rezulton nga kontrata qeraje.
b. Të drejtat në lidhje me kontratat e porosisë për pasurinë e paluajtshme.
c. Aksione apo të drejta ekuivalente me aksionet, që i japin mbajtësit juridikisht ose faktikisht të drejtën e pronësise ose të drejtën e posedimit mbi pasurinë e paluajtshme apo mbi një pjesë të saj.
Neni 9
Furnizimi i mallrave kundrejt pagesës
1. Furnizimi i mallit konsiderohet i kryer kundrejt pagesës, tërësisht ose pjesërisht, nëse furnizuesi direkt apo indirekt merr apo ka të drejtë të marrë pagesë në para a në natyrë, për atë furnizim, si prej personit të furnizuar apo ndonjë personi tjetër.
2. Trajtohen gjithashtu si furnizime malli kundrejt pagesës rastet kur:
a. Një person i tatueshëm merr mallra që janë pjesë e pasurisë së ndërmarrjes, për qëllim privat të tij apo të stafit të tij, apo për qëllime të ndryshme nga ato të veprimtarisë së tij ekonomike, nëqoftëse ka zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-në në blerje të këtij malli apo elementëve që përbëjnë mallin;
b. Në rastet e çregjistrimit, të gjitha mallrat e furnizuara për personin e tatueshëm dhe ende në pronësi të personit të tatueshëm, si pjese e pasurisë së ndërmarrjes, nëqoftëse është zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-ja në blerje të mallit apo elementeve që përbëjnë mallin;
c. Një person i tatueshëm përdor për nevojat e ndërmarrjes së tij një mall të prodhuar, të nxjerrë, të përpunuar, të blerë, të importuar, në kuadrin e aktivitetit të tij dhe kur blerja e këtij malli tek një person tjetër i tatueshëm, kryer në momentin e përdorimit të tij për nevojat e ndërmarrjes, nuk do të kishte të drejtë të plotë zbritje te TVSH-së, sepse e drejta e zbritjes mbi këtë mall përbën objekt përjashtimi, kufizimi, apo mund të jetë objekt rregullimi; kjo dispozitë zbatohet edhe në rastet kur mallrat përdoren për operacione jashtë fushës së zbatimit të TVSH;
d. Një person i tatueshëm përdor një mall në një sektor aktiviteti të përjashtuar pa të drejtë zbritje, në rastin kur ky mall ka pasur të drejtë të plotë ose të pjesshme te zbritjes të TVSH në momentin e blerjes apo përdorimit të tij për nevoja të ndërmarrjes së vet.
e. Një person i tatueshëm furnizon mallra pa pagesë ose pagesa është dukshëm më e vogël se ç’duhej të ishte nëse qëllimi i furnizuesit ka qenë fitimi për këtë dhe furnizime të ngjashme, në qoftë se është zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-ja në blerje të mallit apo elementëve që përbëjnë mallin.
3. Nuk do të trajtohet si furnizim malli kundrejt pagesës, përdorimi i mallrave të ndërmarrjes si mostra (kampione) ose dhuratat me vlerë të vogël.
4. Ministri i Financave përcakton me udhëzim në kuptim të këtij neni se cilat do të konsiderohen “mostër” dhe vlerën maksimale të “dhuratave me vlerë të vogël”.
SEKSIONI 2
FURNIZIMI I SHERBIMIT
Neni 10
Furnizimi i shërbimit
1. Me furnizim shërbimesh kuptohet çdo transaksion që nuk është furnizim mallrash, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.
2. Furnizimi i shërbimeve të bëra prej një të punësuari për punëdhënësin e tij për arsye të punësimit nuk është furnizim shërbimi nga i punësuari.
3. “Shërbime telekomunikacioni” do të kuptohet, furnizimi i shërbimeve që lidhen me transmetimin, emetimin apo recepsionin (kapjen, marrjen) e sinjaleve, fjalëve, imazheve dhe tingujve apo informacione të çdo natyre me anë të aparateve “wire”, radios, sistemeve optike apo sistemeve të tjera elektromagnetike, përfshirë edhe transferimin e të drejtës përkatëse për të përdorur kapacitetet për realizimin e të tilla transmetimeve, emisioneve apo recepsioneve, që mundësojnë hyrjen (aksesin) në rrjetet globale të informacionit.
Neni 11
Të tjera furnizime shërbimi
Konsiderohen gjithashtu si furnizime sherbimi:
a. Kalimi i një pasurie të patrupëzuar (jomateriale), pavarësisht nëse përfaqësohet ose jo me titull pronësie.
b. Operacionet mbi aksionet, pjesëmarrjet në shoqëri, obligacionet dhe tituj të tjerë, të ndryshme nga ato të përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji.
c. Operacionet e ndërtimit, kryerja e procesit të ndërtimit si dhe të mirëmbajtjes.
d. Detyrimi për të mos kryer një veprim apo për të lejuar/ toleruar një veprim apo një situatë.
e. Kryerja e shërbimeve në zbatim të një urdhri të dhënë nga, ose në emër të një autoriteti publik, ose në zbatim të ligjit.
Neni 12
Furnizimi i shërbimit kundrejt pagesës
1. Furnizimi i shërbimit konsiderohet i kryer kundrejt pagesës, tërësisht ose pjesërisht, nëse furnizuesi direkt a indirekt merr apo ka të drejtë të marrë pagesë në para a në natyrë, për atë furnizim, si prej personit të furnizuar apo ndonjë personi tjetër.
2. Do të konsiderohet si furnizim shërbimi kundrejt pagesës secili prej transaksioneve të mëposhtme:
a. Përdorimi për qëllime private i mallrave që bëjnë pjesë në pasurinë e ndërmarrjes nga personi i tatueshëm apo stafi i tij, apo përgjithësisht për qëllime të ndryshme nga ato të veprimtarisë së tij ekonomike, nëqoftëse ka zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-në në blerje për këto mallra.
b. Furnizimi i shërbimeve të kryera pa pagesë nga një person i tatueshëm për nevojat e tij personale apo të stafit të tij, apo përgjithësisht për qëllime të ndryshme nga ato të veprimtarisë së tij ekonomike.
c. Furnizimi i shërbimeve nga një person i tatueshëm për qëllime të veprimtarisë së tij ekonomike, në rastin kur TVSH-ja për furnizimin e këtij shërbimi, po të ishte kryer prej një personi tjetër të tatueshëm, nuk do të ishte tërësisht e zbritshme.
d. Furnizimi i shërbimeve pa pagese ose kur pagesa është dukshëm më e vogël se ç’duhej të ishte nëse qëllimi i furnizuesit ka qenë fitimi për këtë dhe furnizime të ngjashme.
3. Ministri i Financave ka të drejtë të përcaktojë me udhëzim rastet kur nuk veprohet sipas pikës 1 dhe 2, me kusht që të mos sjellin si pasojë shtrembërimin e konkurrencës.
Neni 13
Furnizimi i shërbimeve në emër të tij, por për llogari të një personi tjetër
Kur një person i tatueshëm i cili vepron në emrin e tij, por për llogari të një personi tjetër, merr pjesë në kryerjen e një furnizimi shërbimi, ai do të konsiderohet sikur ka marrë dhe ka furnizuar vetë këtë shërbim.
SEKSIONI 3
IMPORTIMI I MALLRAVE
Neni 14
Importimi i mallrave
Për qëllimet e këtij ligji me “importimi i mallrave” kuptohet, çlirimi për qarkullim të lirë i mallrave ne territorin e Republikës së Shqipërisë, siç përcaktohet në legjislacionin doganor në fuqi.
SEKSIONI 4
TE TJERA DISPOZITA PER OPERACIONET E TATUESHME
Neni 15
Vetëfurnizimi i mallrave dhe shërbimeve
1. Për qëllime të këtij ligji, do të konsiderohet si furnizim kundrejt pagesës nga personi i tatueshëm, furnizimi i mallrave të prodhuara, ndërtuara, nxjerra, përpunuara, blera, ose furnizimi i shërbimeve në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike, për t’u përdorur për nevoja të kësaj veprimtarie.
2. Në kuptim të pikës 1 të këtij neni, personi i tatueshëm furnizon dhe gjithashtu i trajton këto mallra ose shërbime si furnizime të marra prej tij për qëllimet të veprimtarisë ekonomike, duke aplikuar zbritshmërinë e TVSH-së në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Neni 16
Transferimi i veprimtarisë ekonomike
1. Transferimi i veprimtarisë në kuptim të këtij ligji konsiderohet transferimi kundrejt pagesës ose jo apo në formën e një kontributi në një ndërmarrje, i tërësisë së aseteve apo një pjese të tyre.
2. Transferimi i veprimtarisë ekonomike nuk përbën furnizim malli ose shërbimi në kuptim të këtij ligji, por një kalim i aseteve nga personi i tatueshëm transferues tek një person i cili trajtohet si pasardhësi i transferuesit, me kusht që ky person është ose bëhet person i tatueshëm në bazë të këtij ligji për veprimtarinë ekonomike ose pjesën e saj që transferohet, duke siguruar vazhdimësinë ekonomike të veprimtarisë, në kushte të ngjashme si përpara transferimit.
3. Çdo detyrim dhe e drejtë e transferuesit, e njohur nga ose me anë të këtij ligji para kohës së transferimit, bëhet detyrim dhe e drejtë e marrësit të transferimit.
4. Të gjitha të dhënat, librat dhe regjistrimet që kanë të bëjnë me tërësinë e aseteve apo pjesën e tyre që është transferuar, dhe që kanë qenë të detyrueshme për t’u mbajtur bazuar në Ligjin Nr. 7928 date 27.04.1995 “Për TVSH-në” i ndryshuar, ose me këtë ligj, tashmë në vend të transferuesit duhet të mbahen nga marrësi i transferimit.
5. Personat e tatueshëm, palë në procesin e transferimit të veprimtarisë ekonomike duhet të njoftojnë për qëllimin e tyre për zbatimin e këtij neni, Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse, të paktën 45 dite kalendarike përpara se të ndodhë transferimi.
6. Personi i tatueshëm marres i transferimit, nëse është e nevojshme, është i detyruar të bëjë rregullimin e TVSH-së së zbritur nga transferuesi në përputhje me afatin për të drejtën e zbritjes dhe veprimtarinë ekonomike për të cilën do të përdoren asetet e transferuara tek marrësi, sipas nenit 80 të këtij ligji.
7. Ministri i Financave ka të drejtë të përcaktojë me udhëzim proedurat dhe rregullat e veçanta për transferimin e veprimtarisë ekonomike me qellim shmangien dhe parandalimin e evazionit fiskal.
Neni 17
Furnizimet e përziera
1. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në furnizimin e mallrave është pjesë e furnizimit të mallrave.
2. Furnizimi i mallrave i përfshirë në furnizimin e shërbimeve është pjesë e furnizimit të shërbimeve.
3. Furnizimi i shërbimeve i përfshirë në importin e mallrave është pjesë e importit të mallrave.
KAPITULLI IV
VENDI I FURNIZIMIT TË OPERACIONEVE TË TATUESHME
SEKSIONI 1
VENDI I FURNIZIMIT të MALLRAVE
Neni 18
Furnizimi i mallrave pa transport
Kur mallrat nuk dërgohen ose nuk transportohen, vendi i furnizimit të mallrave është në Shqipëri nëse mallrat ndodhen në Shqipëri në momentin kur kryhet furnizimi.
Neni 19
Furnizimi i mallrave me transport
1. Kur mallrat janë dërguar apo transportuar nga furnizuesi, nga blerësi apo një palë e tretë, vendi i furnizimit është në Shqipëri, nëse mallrat ndodhen në Shqipëri, në momentin kur fillon dërgimi apo transporti i tyre për blerësin.
2. Kur mallrat e dërguara apo të transportuara nga furnizuesi, nga blerësi apo një palë e tretë, instalohen apo montohen, me ose pa testim, nga ose për llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit është në Shqipëri nëse mallrat janë instaluar apo montuar në Shqipëri.
Neni 20
Furnizimi i mallrave në bordin e anijeve, aeroplanëve ose trenave
Kur mallrat janë furnizuar në bordin e anijeve, avionëve ose trenave, vendi i furnizimit të mallrave është ne Shqiperi nese pika e nisjes së transportit të pasagjereve eshte ne Shqiperi.
Në rastin e udhëtimit vajtje-ardhje, pjesa e kthimit konsiderohet si veprim i veçantë transporti.
Neni 21
Furnizimi i gazit natyror, energjisë elektrike dhe ujit nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes
1. Në rastin e furnizimit të gazit natyror, energjisë elektrike, energjisë për ngrohje ose ftohje dhe ujit nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes, për një person të tatueshëm rishitës, vendi i furnizimit konsiderohet të jetë ne Shqiperi, ku rishitësi ka vendosur selinë e veprimtarisë së tij ekonomike ose ku ka nje vendndodhje të qëndrueshme nga furnizohen mallrat, ose në mungese të këtyre vendi ku ai ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.
Për qëllim të këtij paragrafi, person i tatueshëm rishitës nënkupton personin e tatueshëm, qëllimi kryesor i veprimtarisë ekonomike të të cilit në lidhje me blerjet e gazit, energjisë elektrike, energjise per ngrohje ose ftohje dhe ujit është rishitja e këtyre produkteve, ndërkohë që konsumimi nga ai vete i këtyre produkteve është i papërfillshëm.
2. Në rastin e furnizimit të gazit natyror, energjisë elektrike, energjisë për ngrohje ose ftohje dhe ujit nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes për një person të ndryshëm nga ai i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, vendi i furnizimit është ne Shqiperi, ne vendin ku konsumatori efektivisht shfrytëzon dhe konsumon këto mallra.
Kur e gjitha apo një pjese e gazit, energjisë elektrike, energjise per ngrohje ose ftohje dhe ujit të furnizuar, efektivisht nuk është konsumuar nga blerësi konsumator, ky mall i pakonsumuar do të konsiderohet sikur të jetë shfrytëzuar ne Shqiperi, në vendin ku blerësi konsumator ka vendosur selinë e veprimtarisë se tij ekonomike ose ku ka nje vendndodhje të qëndrueshme, për të cilin janë furnizuar këto mallra. Në mungese të këtyre të fundit, konsiderohet se mallrat janë shfrytëzuar apo konsumuar në Shqiperi, ne vendin ku ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon.
SEKSIONI 2
VENDI I IMPORTIMIT TË MALLRAVE
Neni 22
Vendi i importimit të mallrave
1. Vendi i importimit të mallrave është ne Shqiperi nese mallrat me origjinë nga territore të tjera clirohen për qarkullim të lirë në territorin doganor shqiptar.
2. Në përjashtim nga pika 1 e këtij neni, mallrat të cilat në momentin e hyrjes në Republikën e Shqipërisë nuk janë në qarkullim të lirë, por i nënshtrohen ndonjërit prej regjimeve të parashikuara në nenin 64 dhe 65 të këtij ligji ose regjimit të lejimit të përkohshëm që e përjashton tërësisht nga taksat doganore të importimit, ose regjimit të tranzitit, vendi i importimit të këtyre mallrave është ne Shqiperi nese këto mallra çlirohen nga regjimet ose situatat e sipërpërmendura ne territorin doganor shqiptar.
SEKSIONI 3
VENDI I FURNIZIMIT TË SHËRBIMEVE
Neni 23
Përkufizime
Me qëllim zbatimin e rregullave për vendin e furnizimit të shërbimeve, të cilat ndryshojnë në varësi të faktit nëse klienti është një person i tatueshëm apo një person i patatueshëm, do të konsiderohet si person i tatueshëm:
a. Personi i tatueshëm, i cili kryen gjithashtu operacione të cilat nuk janë furnizime të tatueshme mallrash ose shërbimesh në kuptim të nenit 2 të këtij ligji, për të gjitha furnizimet e shërbimeve që i janë furnizuar këtij personi për nevojat e aktivitetit;
b. Një person juridik i patatueshëm sipas kuptimit te ketij ligji, i pajisur me një numër identifikimi të TVSH.
Neni 24
Rregulli i përgjithshëm
1. Vendi i furnizimit të shërbimit është në Shqipëri nëse marrësi i shërbimit, një person i tatueshëm që sillet si i tille, ka në Shqipëri:
a. Selinë e veprimtarisë të tij ekonomike ose një vendndodhje të qëndrueshme për të cilën janë kryer shërbimet ose;
b. Banesën ose rezidencën e zakonshme, në mungese të një selie të veprimtarise ekonomike apo një vendndodhje të qëndrueshme.
2. Vendi i furnizimit të shërbimit është në Shqipëri, nëse marrësi i shërbimit është një person i patatueshëm ndërsa furnizuesi i shërbimit, një person i tatueshëm, ka në Shqipëri:
a. Selinë e veprimtarisë së tij ekonomike ose një vendndodhje të qëndrueshme nga e cila janë ofruar shërbimet ose;
b. Banesën ose rezidencën e zakonshme, në mungese të një selie të veprimtarise ekonomike apo një vendndodhje të qëndrueshme.
Neni 25
Përjashtime nga rregulli i përgjithshëm
Ndryshe nga sa parashikohet në nenin 24 të këtij ligji, pika 1 dhe 2, pavarësisht nëse marrësi është person i tatueshëm ose person i patatueshëm si dhe pavarësisht vendit ku ndodhet marrësi i shërbimit, vendi i furnizimit të shërbimeve për:
1. Furnizimin e shërbimeve të lidhura me një pasuri të patundshme, përfshirë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë, furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë të ngjashëm me të si kampe pushimi ose vendeve të krijuara për t’u përdorur si vende kampingu, dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin e punimeve të ndërtimit, të tilla si shërbimet e arkitektëve dhe firmave që mbikqyrin kryerjen e punimeve (supervizim), është në Shqiperi, nese pasuria e paluajtshme ndodhet ne Shqiperi.
2. Furnizimin e transportit të pasagjerëve, është ne Shqipëri proporcionalisht me distancën e përshkruar.
3. Furnizimin e shërbimeve të restorantit dhe shërbimeve të furnizimit me ushqim, është në Shqiperi ku këto shërbime janë kryer fizikisht.
4. Furnizimin e shërbimeve të restorantit dhe shërbimeve të furnizimit me ushqim të cilat kryhen në bordin e anijeve, avionëve dhe trenave gjatë transportit të pasagjereve është në Shqiperi nese vendi i nisjes së transportit të pasagjereve eshte ne Shqiperi.
Në rastin e një udhëtimi vajtje-ardhje, pjesa e kthimit do të cilësohet si një operacion transporti më vete.
5. Furnizimin e shërbimit të dhënies me qera afat-shkurtër të një mjeti transporti është në Shqiperi nese ky mjet transporti vihet faktikisht në dispozicion të klientit ne Shqiperi.
Për qëllime të këtij paragrafi me “afat-shkurtër” kuptohet zotërimi i vazhdueshëm ose përdorimi i mjeteve të transportit gjatë një periudhe kohore jo më shumë se tridhjetë ditë dhe në rastin e mjeteve lundruese apo fluturuese, jo më shumë se 90 ditë.
Neni 26
Përjashtime nga rregulli për shërbime kundrejt personave të tatueshëm
Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 1 të nenit 24 të këtij ligji, për furnizimin kundrejt një personi të tatueshëm të shërbimeve që kanë të bëjnë me pranimin (hyrjen) në ngjarje kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse apo të ngjashme me këto, si ekspozita dhe panaire, si dhe shërbime mbështetëse të lidhura me pranimin në këto aktivitete,vendi i furnizimit të shërbimeve është në Shqipëri nëse këto aktivitete zhvillohen faktikisht në Shqipëri.
Neni 27
Përjashtimi nga rregulli për shërbimet e furnizuara nga ndërmjetësi
Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 2 të nenit 24 të këtij ligji, vendi i furnizimit të shërbimit të kryer nga një person ndërmjetës që vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër, ndaj një personi të patatueshëm, është në Shqiperi, nese vendi i operacionit kryesor siç përcaktohet në këtë ligj është në Shqipëri.
Neni 28
Përjashtime nga rregulli për shërbime kundrejt personave të patatueshëm
Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 2 të nenit 24 të këtij ligji, vendi i furnizimit të shërbimeve ndaj personave të patatueshëm, për:
1. Furnizimin e transportit të mallrave, është në Shqiperi, proporcionalisht me distancën e pershkruar.
2. Furnizimin e shërbimeve dhe shërbimeve mbështetëse për qëllim të aktiviteteve kulturore, artistike, sportive, shkencore, edukative, zbavitëse apo aktivitete të ngjashme të tilla si panairet dhe ekspozitat, përfshirë furnizimin e shërbimeve të organizatoreve të këtyre aktiviteteve, është në Shqipëri, ku këto aktivitete kryhen faktikisht.
3. Furnizimin e shërbimeve mbështetëse të transportit si ngarkim, shkarkim, mirëmbajtje dhe aktivitete të ngjashme është në Shqipëri ku këto shërbime janë kryer fizikisht.
4. Furnizimin e shërbimeve të ekspertizave ose punëve të kryera mbi pasurinë e trupëzuar të luajtshme, është në Shqipëri ku këto shërbime janë kryer fizikisht.
5. Furnizimin e shërbimit të dhënies me qera të një mjeti transporti, përjashtuar atë afat-shkurtër, është në Shqipëri, ku ky klient është i vendosur, ka adresën e përhershme ose banon zakonisht.
Sidoqoftë, vendi i furnizimit të shërbimit të dhënies me qera të një jahti apo mjeti të ngjashëm lundrues, të ndryshme nga ajo afat-shkurtër, eshte ne Shqiperi ku mjeti vihet faktikisht në dispozicion të klientit dhe njëkohësisht shërbimi jepet nga furnizuesi i këtij shërbimi në vendin e aktivitetit ose një vendndodhje të qëndrueshme në Shqiperi.
Për qëllime të këtij paragrafi me “afat-shkurtër” kuptohet zotërimi i vazhdueshëm ose përdorimi i mjeteve të transportit gjatë një periudhe kohore jo më shumë se tridhjetë ditë dhe në rastin e mjeteve lundruese apo fluturuese, jo më shumë se 90 ditë
Neni 29
Furnizimi me shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm
Në përjashtim nga pika 2 e nenit 24 të këtij ligji vendi i furnizimit të shërbimeve të furnizuara elektronikisht një personi të patatueshëm i cili eshte i vendosur ne nje vend anetar, të detajuara si më poshtë:
– Furnizimi i website, web-hosting, mirëmbajtjes në distancë të programeve dhe pajisjeve;
– Furnizimi me softëare dhe azhornimi i tyre;
– Furnizimi i imazheve, teksteve dhe informacioneve dhe vlefshmëria e bazës së të dhënave (database)
– Furnizimi me muzikë, filma dhe lojra përfshirë lojrat e fatit dhe basteve si dhe transmetimeve e ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe argëtuese;
– Furnizimi i shërbimit të mësimdhënies në distancë;
kur furnizohen nga një person i tatueshëm me seli te veprimtarise se tij ekonomike ne Shqiperi ose qe ka një vendndodhje të qëndrueshme nga ku furnizohet shërbimi, ne Shqiperi, ose, në mungesë të një selie apo vendndodhje të qëndrueshme, ka adresën e përhershme apo zakonisht banon atje, eshte në vendin anetar, ku personi i patatueshëm është vendosur, ka adresën ose banon zakonisht.
Kur furnizuesi i shërbimit dhe marrësi i tij komunikojnë përmes postës elektronike, kjo në vetvete nuk do të thotë që shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar elektronikisht.
Neni 30
Furnizimi i shërbimeve të marra nga persona të patatueshëm në Shqipëri
Në përjashtim nga pika 2 e nenit 24 të këtij ligji, vendi i furnizimit të shërbimeve të mëposhtme është në Shqipëri, kur furnizimi i shërbimit është kryer ndaj një personi të patatueshëm që është i vendosur, ose ka adresën e përhershme apo zakonisht banon në Shqipëri:
(a) transferimet dhe koncesionet e të drejtave të autorit, patentave, liçencave, shenjave dalluese dhe të drejtave të tjera të ngjashme;
(b) shërbime publiciteti;
(c) shërbimet e konsulentëve, inxhinierëve, firmave konsulente, avokatëve, kontabilisteve dhe shërbime të tjera të ngjashme, si dhe përpunimi i të dhënave dhe dhënia e informacionit;
(d) detyrimet për të mos ushtruar, pjesërisht ose tërësisht, një aktivitet tregtar apo një të drejtë të përmendur në këtë nen;
(e) operacionet bankare, financiare dhe të sigurimit ku përfshihet edhe risigurimi, me përjashtim të marrjes me qera të kasafortave;
(f) furnizimi me personel;
(g) dhënia me qera e pasurive materiale të luajtshme, me përjashtim të të gjitha mjeteve të transportit;
(h) shërbimi i lejimit në sistemin e gazit natyror ose ne çdo lloj rrjeti te lidhur me nje sistem te tille, ne sistemin e elektricitetit ose rrjeteve të ngrohje-ftohjes, ose transmetimi, ose shperndarja permes ketyre sistemeve ose rrjeteve dhe furnizimi i shërbimeve që lidhen direkt me to;
(i) shërbime telekomunikacioni;
(j) shërbime transmetimi radio-televizive;
(k) shërbime të furnizuara elektronikisht si më poshtë:
– Furnizimi i website, web-hosting, mirëmbajtjes në distance të programeve dhe pajisjeve;
– Furnizimi me software dhe azhornimi i tyre;
– Furnizimi i imazheve, teksteve dhe informacioneve dhe vlefshmëria e bazës së të dhënave (database)
– Furnizimi me muzikë, filma dhe lojra përfshirë lojrat e fatit dhe basteve si dhe transmetimeve e ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe argëtuese;
– Furnizimi i shërbimit të mësimdhënies në distancë
Kur furnizuesi i një shërbimi dhe klienti komunikojnë përmes postës elektronike, kjo në vetvete nuk do të thotë që shërbimi i furnizuar është një shërbim i furnizuar elektronikisht.
KAPITULLI V
LINDJA E TATIMIT, KERKUESHMËRIA
Neni 31
Përkufizime
Në funksion të këtij ligji, do të kuptohet me:
1) “lindja e tatimit”, ngjarja nëpërmjet të cilës përmbushen kushtet ligjore të domosdoshme për të kërkuar tatimin mbi vlerën e shtuar;
2) “kërkueshmëria e tatimit”, e drejta që ka autoriteti tatimor, bazuar në këtë ligj, që duke filluar nga një moment i caktuar, t’i kërkojë tatimin mbi vlerën e shtuar personit përgjegjës për pagimin e këtij tatimi, edhe nëse momenti i pagesës mund të shtyhet.
SEKSIONI 1
LINDJA DHE KERKUESHMERIA E TATIMIT PER FURNIZIMET E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE
Neni 32
Rregulli i përgjithshëm
Lindja e tatimit ndodh dhe TVSH bëhet i kërkueshëm kur furnizimi i mallrave ose shërbimeve kryhet, përveç kur është parashikuar ndryshe në këtë ligj.
Neni 33
Rregulla të vecanta
1. Në qoftë se kryhen pagesa pjesore ose pagesa të njëpasnjëshme për furnizimet e mallrave ose të shërbimeve, përveç furnizimeve të mallrave që kanë si objekt qeradhënien e një malli për një periudhë të caktuar ose shitjen e mallrave sipas pagesave me këste siç përcaktohet në shkronjën b të pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji, këto furnizime mallrash ose shërbimesh do të konsiderohen të kryera në përfundim të çdo periudhe të cilës i referohen pagesat.
2. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme, brenda një periudhe kohore, përfshirë kontratat e ndërtimit, do të konsiderohen të kryera në të njëjtin muaj në të cilin lëshohet fatura në përputhje me pikën 5 të nenit 99 të këtij ligji.
3. Për çdo pagesë të kryer para se të kryhet furnizimi i mallit ose para përfundimit të furnizimit të shërbimit, TVSH mbi pagesën lind dhe bëhet i kërkueshëm në momentin e arkëtimit të shumës së paguar.
4. Në rastin kur fatura tatimore është lëshuar përpara furnizimit, TVSH bëhet i kërkueshëm në momentin kur është lëshuar fatura.
SEKSIONI 2
LINDJA DHE KERKUESHMERIA E TATIMIT PER IMPORTIMIN E MALLRAVE
Neni 34
Rregulli i përgjithshëm
Lindja e tatimit ndodh dhe TVSH bëhet i kërkueshëm kur importimi i mallrave është kryer në kuptim të nenit 14 të këtij ligji.
Neni 35
Rregulla të vecanta për importimin
Në përjashtim nga neni 34 i këtij ligji, mallrat të cilat në momentin e hyrjes në Shqipëri, nuk janë në qarkullim të lire, por i nënshtrohen ndonjërit prej regjimeve të parashikuara në nenin 64 dhe 65 të këtij ligji ose regjimit të lejimit të përkohshëm që e përjashton tërësisht nga taksat doganore të importimit, ose regjimit të tranzitit, lindja e tatimit ndodh dhe TVSH bëhet e kërkueshme kur këto mallra çlirohen nga regjimet ose situatat e sipërpërmendura.
KAPITULLI VI
VLERA E TATUESHME
Neni 36
Përkufizime
1. Në funksion të këtij ligji, me “vlerë tregu” kuptohet shuma e plotë që, blerësi për të përfituar mallrat apo shërbimet në të njëjtën fazë të tregtimit në të cilën furnizimi kryhet, duhet t’i paguaje në kushtet e konkurrencës së barabartë furnizuesit të mallit ose shërbimit, i cili vepron si i pavarur në kushtet e tregut në territorin e Shqipërisë, në të cilin ky furnizim është subjekt i tatimit.
2. Në qoftë se nuk mund të sigurohen vlera të krahasueshme për furnizimet e mallrave ose shërbimeve, atëherë me “vlerë tregu” kuptohen shumat e mëposhtme:
a) për mallrat, një shumë jo më e vogël se çmimi i blerjes së mallit apo të mallrave të ngjashme, ose, në mungesë të çmimit të blerjes, sa vlera e kostos e përcaktuar në kohën e furnizimit.
b) në rastin e shërbimeve, një shumë jo më e vogël se kosto e plotë e kryerjes së shërbimit, prej personit të tatueshëm.
SEKSIONI 1
FURNIZIMET E MALLRAVE DHE SHERBIMEVE
Neni 37
Rregulli i përgjithshëm
Për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, përveç atyre të parashikuara nga pika 1 deri në pikën 3 të nenit 38 të këtij ligji, vlera e tatueshme duhet të përfshijë gjithçka që përbën vlerën korresponduese që furnizuesi i mallit ose shërbimit merr ose do të marrë nga blerësi, klienti apo një i tretë, në këmbim të furnizimit, përfshirë edhe subvencionet e lidhura drejtpërdrejt me çmimin e këtyre furnizimeve, përveç TVSH-së.
Neni 38
Rregulla të veçanta
1. Në rastet kur personi i tatueshëm përdor ose disponon mallrat që i përkasin pasurisë së ndërmarrjes së tij ose kur mallrat mbahen nga një person i tatueshëm ose pasardhësit e tij kur veprimtaria e tij ekonomike e tatueshme përfundon, siç parashikohet në shkronjat a,b,c,d të pikës 2 të nenit 9 të këtij ligji, vlera e tatueshme përbëhet prej çmimit të blerjes së këtyre mallrave apo të mallrave të ngjashme, ose, në mungesë të çmimit të blerjes, nga vlera e kostos, e përcaktuar në momentin në të cilin kryhen veprimet e përdorimit, disponimit apo mbajtjes.
2. Në rastin e furnizimit të shërbimit të parashikuar në shkronjën a dhe b të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji, kur mallrat që i përkasin pasurisë së ndërmarrjes përdoren për qëllime private ose shërbimet kryhen pa pagesë, vlera e tatueshme përbëhet nga kostoja e plotë e shpenzuar nga personi i tatueshëm për kryerjen e shërbimeve.
3. Për rastin e furnizimit të shërbimit të parashikuar në shkronjën c, pika 2 të nenit 12 të këtij ligji, të kryera nga personi i tatueshëm për nevojat e ndërmarrjes së vet, vlera e tatueshme do te jetë vlera e tregut e sherbimit të furnizuar.
4. Nëse furnizimi këmbehet në mallra/ shërbime ose pjesërisht në para dhe pjesërisht në mallra /shërbime (natyrë), vlera e tatueshme e furnizimit duhet të jetë vlera e tregut e mallrave ose shërbimeve të pranuara, e llogaritur në datën në të cilën tatimi bëhet i kërkueshëm.
5. Në rastin e furnizimit të kryer sipas shkronjës (e), pika 2 e nenit 9 dhe shkronjës (d), pika 2 e nenit 12 të këtij ligji, vlera e tatueshme përbëhet prej vlerës së tregut të furnizimit.
Neni 39
Vlera e tatueshme
1. Në vlerën e tatueshme duhet të përfshihen elementet e mëposhtme:
a. Tatimet, taksat, detyrimet, tarifat dhe pagesa te ngjashme, me përjashtim të TVSH-së;
b. shpenzimet dytësore të tilla si shpenzimet komisionere, të amballazhimit, të transportit dhe të sigurimit që furnizuesi ia ngarkon blerësit ose klientit.
c. Për qëllime te paragrafit (b) te ketij neni, do të konsiderohen gjithashtu si shpenzime dytësore, ato të parashikuara në marrëveshje te vecanta.
2. Në vlerën e tatueshme të furnizimit përfshihet vlera e ambalazheve kur ato janë të pakthyeshme.
Vlera e ambalazheve të kthyeshme nuk përfshihet në vlerën e tatueshme të furnizimit, përveç kur ambalazhet e kthyeshme nuk janë kthyer nga blerësi;
3. Në qoftë se elementet që përcaktojnë vlerën e tatueshme ose vlera e tatueshme është e shprehur në një monedhë të ndryshme nga monedha kombëtare e Republikës së Shqipërisë, i cili është vendi në të cilin bëhet vlerësimi, vlera e tatueshme do të shprehet në monedhën kombëtare ekuivalente me kursin e këmbimit të zbatuar nga Banka e Shqipërisë në momentin në të cilin tatimi bëhet i kërkueshëm.
Neni 40
Elemente që nuk përfshihen në vlerën e tatueshme
1. Në vlerën e tatueshme nuk përfshihen elementët e mëposhtëm:
a. Uljet e çmimit për rastet e zbritjes për pagesa të hershme të kryera për furnizimin.
b. Uljet dhe reduktimet e çmimit që i bëhen blerësit apo klientit dhe të përfituara nga ai në momentin në të cilin kryhet furnizimi;
c. Shumat që ka marrë një person i tatueshëm nga ana e blerësit apo klientit të tij si rimbursim për shpenzimet e bëra në emër dhe për llogari të këtyre të fundit dhe të regjistruara në kontabilitetin e personit të tatueshëm si llogari provizore;
Personi i tatueshëm duhet të paraqesë prova të shumës efektive të shpenzimeve sipas pikës c) të këtij neni dhe nuk mund të kryejë zbritje të TVSH-së që mund të jetë llogaritur mbi to.
2. Ministri i Financave ka të drejtë të përcaktojë me udhëzim rregulla të veçanta për zbatimin e shkronjës (c) të pikës 1 të këtij neni.
Neni 41
Saktësimi i vlerës së tatueshme
1. Në rast anullimi, tërheqje, zgjidhje, reduktimi të çmimit që bëhet pas momentit në të cilin kryhet furnizimi, vlera e tatueshme reduktohet në përputhje me këtë ligj.
2. Ministri i Financave përcakton me udhëzim proçedurën dhe rregullat për saktësimin e vlerës së tatueshme në përputhje me pikën 1 të këtij neni.
Neni 42
Masat për të parandaluar shmangien dhe evazionin tatimor
1. Për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në rastet e mëposhtme, për blerës ose klientë me të cilët furnizuesit kanë marrëdhënie familjare apo lidhje të tjera të ngushta personale, menaxhimi, pronësie, anëtarësie, financiare apo juridike, vlera e tatueshme do të jetë e barabartë me vlerën e tregut:
a) në qoftë se vlera korresponduese është më e vogël se vlera e tregut dhe blerësi ose klienti nuk gëzon plotësisht të drejtën e zbritjes së TVSH-së sipas neneve mbi bazën e neneve 68,69,70,71,72,73,74 të këtij ligji;
b) në qoftë se vlera korresponduese është më e vogël se vlera e tregut dhe furnizuesi nuk gëzon plotësisht të drejtën e zbritjes së TVSH-së mbi bazën e neneve 68,69,70,71,72,73,74, të këtij ligji dhe kur furnizimi është i përjashtuar mbi bazën e neneve 51, 53 dhe 54 të këtij ligji.
c) në qoftë se vlera korresponduese është më e madhe se vlera e tregut dhe furnizuesi nuk gëzon plotësisht të drejtën e zbritjes mbi bazën e neneve 68,69,70,71,72,73,74 të këtij ligji.
2. Dispozitat e parashikuara në pikën 1 zbatohen gjithashtu për marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit ose familjes së punëmarrësit apo personave të tjerë të lidhur ngushtësisht me të.
Neni 43
Vlera e tatueshme e arit të përpunuar
Vlera e tatueshme e arit të përpunuar nuk përfshin vlerën e arit të përdorur si lëndë e parë. Mënyra e llogaritjes së vlerës së tatueshme të arit të përpunuar, përcaktohet me Udhëzim të Ministrit të Financave.
SEKSIONI 2
Importimi i mallrave
Neni 44
Vlera e tatueshme në importimin e mallrave
1. Vlera e tatueshme e mallrave të importuara përbëhet prej vlerës së përcaktuar në import nga autoriteti doganor mbi bazën e legjislacionit doganor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. Vlera e tatueshme e mallrave të importuara përfshin gjithashtu, nëse nuk janë përfshirë, elementet e mëposhtme:
a) taksat, tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesa të tjera te detyrueshme per tu paguar jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, si edhe ato të detyrueshme si rezultat i importimit, me përjashtim të TVSH-së.
b) shpenzimet dytësore të tilla si shpenzimet komisionere, të amballazhimit, të transportit dhe të sigurimit që ndodhin deri në momentin e hyrjes së mallit në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
3. Vlera e tatueshme për arin e përpunuar, të importuar, përcaktohet sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, pa përfshirë vlerën e arit të përdorur si lëndë e parë. Mënyra e llogaritjes përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.
Neni 45
Elementet që nuk përfshihen në vlerën e tatueshme në import
Në vlerën e tatueshme të mallrave të importuara, nuk përfshihen elementet e mëposhtëm:
a. Uljet e çmimit për rastet e zbritjes për pagesa të hershme të kryera për furnizimin.
b. Uljet dhe reduktimet e çmimit që i bëhen blerësit apo klientit dhe të përfituara nga ai në momentin në të cilin kryhet importimi;
Neni 46
Dispozita të tjera
1. Për mallrat që janë eksportuar përkohësisht jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe që në vijim importohen përsëri në Shqipëri pasi i janë nënshtruar ndërkohë, riparimit, transformimit, përshtatjes, punimit ose ripunimit jashtë Shqipërisë, vlera e tatueshme do të jetë e njëjtë me atë që do të ishte aplikuar nëse riparimi, përpunimi, përshtatja, punimi ose ripunimi do të kishin ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Në qoftë se elementet që duhet të mbahen parasysh për përcaktimin e vlerës së tatueshme për importimet janë të shprehura në një monedhë të ndryshme nga ajo e monedhës kombëtare në RSH, kursi i këmbimit për llogaritjen e vlerës së tatueshme në doganë bëhet në përputhje me Legjislacionin Doganor në RSH.
KAPITULLI VII
SHKALLA TATIMORE
Neni 47
Aplikimi i shkallës së TVSH-së
1. Shkalla e TVSH-së e aplikueshme për furnizimet e tatueshme është shkalla e TVSH-së në fuqi në momentin e lindjes së tatimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.
2. Shkalla e TVSH-së e aplikueshme është ajo në fuqi në momentin në të cilin tatimi bëhet i kërkueshëm, për rastet e parashikuara sipas pikës 3 dhe 4 të nenit 33 të këtij ligji;
Neni 48
Shkalla standarde
Shkalla standarde e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 % (përqind).
Neni 49
Shkallët e reduktuara
1. Perveç shkalles standarte te TVSH-së, kur parashikohet ne kete ligj mund të aplikohet shkalla e reduktuar e TVSH-së, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme.
2. Shuma e TVSH-së që rezulton nga aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së lejon normalisht zbritjen e shumës së TVSH-së të cilës i njihet e drejta e zbritjes siç përcaktohet në nenet 68,69,70,71,72,73,74 të këtij ligji.
Neni 50
Shkalla e TVSH-së në importimin e mallrave
Shkalla e TVSH-së e aplikueshme për importimet e mallrave është ajo që aplikohet në territorin e Republikës së Shqipërisë për shitjen e të njëjtit mall.
KAPITULLI VIII
PËRJASHTIMET, FURNIZIMET ME SHKALLE ZERO, EKSPORTET
SEKSIONI 1
FURNIZIMET E PËRJASHTUARA
Neni 51
Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm
Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH, operacionet me interes te pergjithshem, si më poshtë:
a. Furnizimi i shërbimit postar dhe i mallrave aksesore në furnizimin e këtij shërbimi, që janë në përputhje me shërbimin universal postar të kryer nga shërbimi publik postar në Shqipëri, përveç transportit të personave dhe telekomunikacionet;
b. Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore dhe operacioneve të lidhura ngushte me to, me karakter terapeutik si dhe të domosdoshme për arritjen e qëllimeve terapeutike të synuara nga hospitalizimi dhe kujdesi mjekësor ndaj shtetasve, të kryera nga institucionet shëndetësore publike ose private të njohura si të tilla nga Autoriteti kompetent shëndetësor, ku përfshihen: furnizimi i shërbimeve të kujdesit spitalor; kujdesit shëndetësor parësor, shërbimi i urgjencës mjekësore, ekzaminimet mjekësore terapeutike të siguruara nga ana e institucioneve spitalore, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe diagnostikimit; shërbimet e analizave mjekësore, kimike për diagnostikim, analizat mjekësore parandaluese në kuadër të kujdesit mjekësor.
c. Furnizimet e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose paramjekësor të njohur si të tille dhe të licencuara nga autoriteti kompetent shëndetësor i Republikës së Shqipërisë.
d. Furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor.
e. Furnizimet e shërbimeve shëndetësore të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët, mjek ose ndihmësmjek, përfshirë dhe furnizimet me proteza, si pjesë e furnizimit të shërbimit stomatologjik ndaj shtetasve, vetëm për qëllime të kujdesit shëndetësor si dhe furnizimin e protezave dentare nga laborantet dentar.
f. Furnizimi i shërbimeve të kryera nga grupime autonome të personave që ushtrojnë një veprimtari të përjashtuar nga TVSH ose për të cilën nuk kanë cilësinë e një personi të tatueshëm, me qëllimin për t’u dhënë anëtarëve të tyre shërbime drejtpërdrejt të nevojshme për ushtrimin e asaj veprimtarie, kur grupime të tilla u kërkojnë anëtarëve të tyre vetëm rimbursimin e shumës së saktë të pjesës së shpenzimeve të përbashkëta që u takon atyre, me kusht që ky përjashtim të mos sjellë shtrembërime të konkurrencës.
g. Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me ndihmën dhe asistencën sociale, përfshirë operacionet që kryejnë shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, të kryera nga institucione publike apo nga organizma pa qëllim fitimi me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara, ato duhet të jene 50 % më të ulëta se çmimet e operacioneve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH.
h. Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve të kryera nga institucione publike apo nga organizma pa qellim fitimi, me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH.
i. Furnizimi i shërbimeve, te edukimit te femijve dhe te rinjve, të mësimdhënies shkollore apo universitare, formimit profesional dhe rikualifikimit, përfshire furnizimin e shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me to, nga institucionet arsimore publike dhe private të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shteteror në përputhje me legjislacionin perkates të fushës;
j. Furnizimi i shërbimeve të mësimdhënies shkollore apo universitare të kryera privatisht nga mesuesit.
k. Furnizimi i shërbimit të vënies në dispozicion të personelit nga institucionet fetare apo filozofike për qëllim të veprimtarive të parashikuara në shkronjat b), g), h) dhe i), dhe në kuadër të mirëqënies shpirtërore;
l. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me to, të kryera për anëtarët e vet në interesin e tyre kolektiv, me pagimin e kuotave të caktuara në përputhje me statutin, nga ana e organizatave jo fitimprurëse, që kanë objektiva të natyrës politike, sindikaliste, fetare, patriotike, filozofike, filantropike apo qytetare, të krijuara në përputhje me ligjet specifike që rregullojnë veprimtarinë e tyre, me kusht që ky përjashtim të mos shkaktojë shtrembërime të konkurrencës;
m. Furnizimi i shërbimeve të caktuara të lidhura ngushtë me ushtrimin e sportit ose të edukimit fizik, që u ofrohen personave që marrin pjesë në ushtrimin e sportit apo të edukimit fizik nga organizatat jo ftimiprurëse sipas Ligjit Nr.9376, datë 21.4.2005, “Për Sportin”, i ndryshuar, të regjistruara sipas ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar.
Këto organizata sportive duhet të jene të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe të kenë çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH.
n. Furnizimi i shërbimeve të caktuara kulturore dhe mallrave që lidhen ngushtësisht me to, të kryera nga ana e institucioneve publike apo nga organizma të tjera kulturore pa qellim fitimi të regjistruara sipas Ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH.
o. Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të kryera nga organizata veprimtaria e të cilave përjashtohet nga tatimi mbi bazën e shkronjave b), g), h), i), l), m) dhe n), në lidhje me organizime për mbledhje fondesh ekskluzivisht për përfitimin e tyre, me kusht që përjashtimi të mos jetë i atillë sa të sjellë shtrembërime të konkurrencës;
Në funksion të paragrafit (o), Këshilli i Ministrave përcakton kufizimet e nevojshme përsa i përket numrit të shfaqjeve apo shumës së të ardhurave, për të përfituar të drejtën e përjashtimit.
p. Furnizimi i transportit të të sëmurëve apo të plagosurve me automjete të krijuara apostafat për këtë qëllim nga ana e organizmave të autorizuara posaçërisht.
q. Veprimtaritë e kryera nga RadioTelevizionet Publike Shqiptare, përveç veprimtarive me natyrë tregtare.
Neni 52
Kufizime të së drejtës së përjashtimit
1. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve nuk përjashtohen nga TVSH-ja sic parashikohet në shkronjat b), g), h), i), l), m) dhe n) të nenit 51 të këtij ligji, nëse ato furnizime nuk janë të domosdoshme për kryerjen e furnizimeve të përjashtuara.
2. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të parashikuara në shkronjat b), g), h), i), l), m) dhe n) të nenit 51 të këtij ligji nuk përjashtohen nga TVSH-ja, nëse nëpërmjet furnizimit të tyre realizohen të ardhura shtesë duke konkurruar drejtpërdrejt me operacionet e kryera nga ndërmarrjet tregtare, subjekte të TVSH-së.
Neni 53
Përjashtimi i disa veprimtarive të tjera
Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH, transaksionet e mëposhtme:
a. Shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit të jetës, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit.
b. Dhënia dhe negocimi i kredive si edhe menaxhimi i kredive nga ana e kredidhënësit;
c. Negocimi ose cdo marrëveshje tjetër në garantimin e kredive ose çdo sigurim tjetër për paratë si edhe menaxhimi i garancive të kredive nga ana e kredidhënësit.
d. Transaksionet, përfshirë negocimin, lidhur me operacionet e këmbimit, llogaritë e depozitave, llogaritë rrjedhëse, furnizimin e likuiditeteve nëpërmjet pagesave, transfertave, marrje-dhëniet e borxhit, çeqet dhe instrumentat e tjerë të negociueshëm, përveç shërbimit të mbledhjes së borxhit;
e. Transaksionet, përfshirë negocimin, lidhur me valutën, kartëmonedhat apo monedhat e përdorura si mjete ligjore pagese, me përjashtim të monedhave dhe të kartëmonedhave për koleksion, që do të thotë monedha ari, argjendi apo monedha të tjera metali ose kartëmonedha që nuk përdoren normalisht si mjet ligjor pagese ose monedha që paraqesin interes numizmatike;
f. Transaksionet, përfshirë, negocimin, por jo menaxhimin apo ruajtjen, në aksione kuota, pjesë në shoqëri apo shoqata, në obligacione dhe tituj të tjerë, përveç dokumentave që vendosin titull mbi mallrat dhe të drejtave apo titujve të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji;
g. Menaxhimi i fondeve të investimeve në kuptim të Ligjit Nr.10 198, datë 10.12.2009 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”.
h. Furnizimi me vlerën e parashtypur i pullave postare për përdorim për shërbime postare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pullave të tjera të ngjashme;
i. Furnizimi i basteve, llotarive dhe lojrave të tjera të fatit në kuptim të Ligjit Nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”.
j. Furnizimi i ndërtesave apo të pjesëve të një ndërtese si edhe furnizimi i tokës në të cilin qëndron ndërtesa, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit.
Në kuptim të këtij paragrafi me “ndërtesë” kuptohet çdo lloj strukture e fiksuar në tokë;
k. Furnizimi i tokës.
Në kuptim të këtij paragrafi me “tokë” kuptohet çdo zonë e papunuar, papërpunuar, pazhvilluar dhe e pandërtuar e tokës.
l. Dhënia me qera e pasurive të paluajtshme, përveç,
i. dhënies me qera të ndërtesave për një periudhë deri në dy muaj;
ii. strehimit në hotele ose vende pushimi, të kryera në sektorin e hotelerisë ose në sektorë që kanë funksione të njëjta, përfshirë qeradhënien e kampeve të pushimit apo të terreneve të pajisura për kampingje;
iii. dhënien me qera të zonave të destinuara për parkimin dhe magazinimin e automjeteve dhe mjeteve të tjera lëvizëse;
iv. dhënien me qera të pajisjeve dhe makinerive të fiksuara në mënyrë të qëndrueshme;
v. dhënien me qera të kasafortave;
m. Furnizimi i shërbimeve të destinuara vetëm për realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për realizimin e kësaj faze. Furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre, të importuara sipas pikës 36 të nenit 56 të këtij ligji.
Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për energjetikën përcaktojnë me udhëzim të përbashkët listën e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazën e kërkimit, si dhe procedurën e përjashtimit.
Në kuptim të paragrafit të parë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore vërteton se kontraktorët dhe nënkontraktorët, kryejnë furnizime të destinuara vetëm për realizimin e fazës sw kërkimit të operacioneve hidrokarbure.
n. Furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave për gazetat, furnizimi i gazetave, i revistave dhe i librave të çdo lloji.
o. Furnizimi falas, si ndihmë për situatat e përcaktuara, sipas ligjit Nr. 8756 datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë rregullat për rastet e përjashtimit të ndihmave që jepen në rastin e emergjencave civile.
p. Furnizimi i kartave të identitetit për shtetasit.
q. Furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve, që përdoren për prodhimin dhe konfeksionimin e barnave.
r. Furnizimi i mallrave dhe sherbimeve te cilat jane të përjashtuara me ligj të veçantë
Neni 54
Të tjera përjashtime nga TVSH-ja
Trajtohen si furnizime të përjashtuara nga TVSH operacionet si më poshtë:
a. Furnizimet e mallrave që përdoren vetëm për një veprimtari të përjashtuar sipas neneve 51 dhe 53 të këtij ligji, në rastin kur këto mallra nuk kanë qenë objekt i së drejtës së zbritjes së TVSH-së;
b. Furnizimet e mallrave, për të cilat TVSH-ja nuk ishte e zbritshme në blerjen ose përdorimin e tyre, në përputhje me nenin 74 të këtij ligji.
Neni 55
E drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së
1. Ministri i Financave në rrethana e kushte të caktuara, ka të drejtë t’u akordojë personave të tatueshëm të drejtën e zgjedhjes së aplikimit të TVSH për secilin prej furnizimeve të përjashtuara të parashikuara nga shkronja b) tek g) dhe shkronjat j), k), l) të nenit 53 të këtij ligji.
2. Ministri i Financave sipas rasteve të furnizimeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, për të cilat lejon personat e tatueshëm të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së TVSH-së, përcakton me udhëzim modalitetet dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të ushtruar opsionin si edhe ka të drejtë të kufizojë shtrirjen e kësaj të drejte.
SEKSIONI 2
PËRJASHTIMI NË IMPORTIME
Neni 56
Përjashtime të veçanta në import
Janë furnizime të përjashtuara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, operacionet e mëposhtme:
1. Importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, furnizimi i të cilave në të gjitha rrethanat brenda vendit do të ishte furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar;
2. Importet e dërgesave, mallrave me karakter jotregtar dhe me vlera jo të rëndësishme, ne perputhje me vleren limit te pataksueshme sipas legjislacionit doganor ne fuqi.
3. Importimi i mallrave personale të përdorura, prone individuale e personave të cilët ndryshojnë vendqëndrimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë, sic percaktohet ne legjislacionin doganor ne fuqi. Përjashtimi nuk do të jepet në lidhje me produktet alkoolike, duhanin apo produktet e duhanit, automjeteve dhe pajisjeve për kryerjen e një aktiviteti ekonomik, përveç instrumenteve portative të arteve të aplikuara apo te lira.
4. Sende të përfituara nga trashëgimia nga një individ që jeton në Shqipëri sic percaktohet ne legjislacionin doganor ne fuqi;
5. Sende të importuara në raste martese me karakter jotregtar, sic percaktohet ne legjislacionin doganor ne fuqi. Asnjë përjashtim nuk jepet për produktet alkoolike, duhanin ose produktet e duhanit.
6. Uniforma, pajisje e sende shkollore dhe sende të tjera me karakter jotregtar të nevojshme për studime sipas kërkesave personale, për përdorim nga nxënës e student, sic percaktohet ne legjislacionin doganor ne fuqi;
7. Mallra që gjenden në bagazhin personal të udhëtarit, me karakter jo tregtar dhe të cilat janë të përjashtuara nga pagesa e detyrimet doganore në perputhje me legjislacionin doganor ne fuqi;
8. Pako të vogla mallrash me karakter jo tregtar të dërguara falas nga një individ jashtë Shqipërisë për një individ në territorin e Republikës së Shqipërisë sic percaktohet ne legjislacionin doganor ne fuqi;
9. Dekorime dhe shpërblime për tituj nderi nëse natyra e tyre ose vlera individuale tregon se nuk janë importuar për qëllime tregtare;
10. Dhuratat e rastit të pranuara brenda kuadrit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kusht që të mos jenë me karakter tregtar. Asnjë përjashtim nuk akordohet për produktet alkoolike, duhanin ose për produktet e duhanit.
11. Sendet e destinuara për nevojat e drejtuesve të shteteve të huaja ose përfaqësuesit e tyre, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri;
12. Mallrat e importuara të tilla si karburant dhe vajra lubrifikues në depozitën e automjetit të domosdoshme për realizimin e transportit me këtë automjet.
13. Sende të importuara për qëllime funerale të tilla si arkivole që përmbajnë mbetje të eshtrave, urna dhe zbukurime e pajisje funerali që shoqërojnë ato;
14. Materiale që shërbejnë për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e monumenteve ose varrezave të viktimave të luftës nga vendet tjera;
15. Substancat terapeutike me origjinë njerëzore dhe reagentët për përcaktimin e grupeve të gjakut dhe llojeve indore që shfrytëzohen për qëllime kërkimesh mjekësore apo shkencore, jo me karakter tregtar;
16. Produktet farmaceutike për kujdesin mjekësor ose veterinar të shfrytëzuara në ngjarjet ndërkombëtare sportive;
17. Kafshe laboratorike, lende shtazore, biologjike dhe kimike me destinim për hulumtime shkencore;
18. Lëndë referuese me destinim për kontroll të cilësisë së prodhimeve mjekësore të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
19. Mallrat e destinuara për ekzaminime, analiza dhe testime, të cilat shfrytëzohen plotësisht ose shkatërrohen për të përcaktuar përbërjen, cilësinë ose karakteristika të tjera teknike me qëllime informuese dhe kërkimore tregtare apo industriale. Përjashtimi nuk zbatohet për mallrat e shfrytëzuara në ekzaminimin, analizat ose testimin në funksion të promovimit të shitjet;
20. Materiale të ndryshme për paketimin dhe ruajtjen e mallrave gjatë transportimit të tyre;
21. Ushqime kafshësh dhe pajisje që nevojiten gjatë transportit të kafshëve;
22. Dokumentacione të ndryshme, siç detajohet në aktet nënligjore në zbatim të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë;
23. Botime turistike informative me destinim për shpërndarje falas dhe ku qëllimi i tyre kryesor është që të përfaqësojnë produktet dhe shërbimet e huaja turistike;
24. Mallrat dhe materialet e shtypura reklamuese jo për t’u tregtuar ose per t’u perdorur ne funksion te veprimtarise ekonomike, por të destinuara vetëm për shfrytëzim në panair, ekspozitë ose ngjarje të ngjashme si dhe mostrat e mallrave me vlerë të pa përfillshme, të cilat nga pamja dhe sasia nuk janë të shfrytëzueshme për qëllime të ndryshme nga ato që lidhen me nxitjen dhe promovimin e mallrave të të njëjtit lloj. Përjashtimi nuk do të akordohet për produktet alkoolike, duhanin apo produktet e duhanit dhe karburantet, qofshin këto të ngurta, të lëngshme apo të gazta.
25. Ndihma humanitare të ardhura në adresë e për llogari të organizatave bamirëse humanitare, të institucioneve të kultit, të enteve publike, si dhe të institucioneve shtetërore buxhetore me destinim për shpërndarje falas për ndihme të personave në nevojë, ose për qëllim të shfrytëzimit ekskluzivisht për të plotësuar nevojat e tyre të punës ose për zhvillimin e detyrave të tyre në funksion të veprimtarisë bamirëse humanitare. Përjashtim nuk do të akordohet në lidhje me produktet alkoolike, duhanin apo produktet e duhanit, kafen dhe çajin, automjetet motorike, përveç ambulancave.
26. Mjete të posaçme që përdoren për edukimin, trajnimin, punësimin ose per nevoja te personave të verbër dhe të shurdhër ose personave tjerë me aftësi të kufizuara fizike ose mendore nëse janë siguruar falas dhe importohen nga institucionet apo organizatat, aktiviteti i të cilave është edukimi dhe asistenca për këta persona, të kryera për qëllime jotregtare nga donatoret; importimi i mjeteve, të cilat ndihmojnë në integrimin në jetë të invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, përfshirë këtu dhe autovetura të përshtatura për përdorim prej tyre;
27. Mallrat e importuara nga organet dhe organizatat shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike me destinim për shpërndarje falas për njerëzit e dëmtuar prej fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera apo nga luftërat. Asnjë përjashtim nuk do të akordohet për materialet dhe pajisjet e destinuara për rindërtimin e zonave të fatkeqësive.
28. Sendet dhe dokumentet shoqëruese në funksion të mospërvetësimit apo mbrojtjes së markës tregtare, patentave, të së drejtës së autorit të destinuara për organizatat për mbrojtjen e të drejtave të pasurisë intelektuale;
29. Furnizimet e bordit të mjeteve të transportit dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin normal të tyre.
30. Importimi i kafshëve të gjalla të racës, të dhuruara nga donatore të ndryshëm.
31. Ri-importimet e mallrave në gjendjen në të cilën ishin eksportuar, nga ana e atij që i ka eksportuar, të cilat përfitojnë përjashtim nga taksat doganore;
32. Importimet e mallrave të kryera në kuadrin e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore, të cilat përfitojnë përjashtim nga taksat doganore, mbi bazën e reciprocitetit si dhe importimet e mallrave të kryera nga organizatat ndërkombëtare të njohura si të tilla prej autoriteteve publike të Republikës së Shqipërisë si dhe nga anëtarët e këtyre organizatave, brenda limiteve dhe sipas kushteve te marrëveshjeve ndërkombëtare mbi te cilat jane themeluar.
33. Importimet e mallrave nga forcat e armatosura të Shteteve te tjera anëtare të NATO-s, për t’u përdorur nga këto forca apo personeli civil që i shoqëron ato si dhe për te furnizuar mensat përkatëse, për qëllimin e përbashkët të mbrojtjes;
34. Produktet e peshkimit dhe produkte të tjera në gjendje natyrore, të nxjerra nga ujërat territoriale të një vendi tjetër prej anijeve të regjistruara ose të matrikulluara në Republikën e Shqipërisë që mbajnë flamur shqiptar si dhe produkte të përftuara në anije- fabrikë nga produktet e përmendura më sipër në këtë pikë, por para se të kryhet ndonjë shitje;
35. Importimet e arit të kryera nga Banka e Shqipërisë;
36. Shërbimet e lidhura me importimet e mallrave, vlera e të cilave është e përfshirë në bazën e tatueshme, në përputhje me shkronjën b), pika 2 e nenit 44 të këtij ligji.
37. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë në dhe mbi 50 milionë lekë, është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Lista e makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin, procedura e përjashtimeve dhe kriteret përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
38. Importimi i makinerive dhe pajisjeve, në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, në funksion të realizimit të kontratave të investimeve, pavarësisht nga vlera e investimit, është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Kategoritë e operatorëve ekonomikë, që përfshihen në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Lista e makinerive dhe pajisjeve, që janë direkt të lidhura me investimin, procedura e përjashtimeve dhe kriteret përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
39. Importimi i makinerive prodhuese nga subjektet e tatimit tw thjeshtuar mbi fitimin e biznesit tw vogël, në funksion të realizimit të aktivitetit të tyre prodhues, është furnizim i përjashtuar. Lista e makinerive prodhuese që janë direkt të lidhura me investimin, procedura e përjashtimeve dhe kriteret përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
40. Importimi i mallrave dhe i shërbimeve, që lidhen me realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për këto operacione. Kontraktorët dhe nënkontraktorët vërtetohen si të tillë nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për energjetikën përcaktojnë me udhëzim të përbashkët listën e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazën e kërkimit, si dhe procedurën e përjashtimit.
41. Për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, në funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht nga lloji i saj, me përjashtim të makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara në pikwn 37, 38 dhe 39 të këtij neni, zbatohet skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së deri në 12 muaj. Për rastet kur cikli i zhvillimit të investimeve dhe fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit është më i gjatë se 12 muaj, Ministri i Financave ka autoritetin ta zgjasë afatin e shtyrjes së pagesës së TVSH-së, në varësi të ciklit të zhvillimit të investimit të parashikuar në marrëveshje apo kontratë. Sipas kësaj skeme, TVSH-ja nuk paguhet në doganë, në çastin e importit. Skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kriteret dhe procedurat, që të ndiqen për shtyrjen e TVSH-së, në rastin kur zgjatja e ciklit të investimit dhe fillimit të ofrimit të prodhimit ose të shërbimit është më e gjatë se 12 muaj, përcaktohen me Venim të Këshillit të Ministrave.
42. Për importimin e energjisë elektrike nga KESH sh.a. zbatohet sistemi i shtyrjes së pagesës të TVSH-së, sipas skemës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave
SEKSIONI 3
FURNIZIMET ME SHKALLE 0% TË TVSH-SE
Nënseksioni 1
Eksportet, Transporti Ndërkombëtar dhe të tjera
Neni 57
Eksportet
Trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së, operacionet e mëposhtme të eksportit:
a. Furnizimi i mallrave të dërguara ose të transportuara jashtë territorit të Shqipërisë, nga shitësi ose për llogari të tij;
b. Furnizimi i mallrave të dërguara ose të transportuara jashtë Shqipërisë nga, ose për llogari të një blerësi që nuk është i vendosur në territorin e Shqipërisë.
Ky parashikim nuk zbatohet për mallrat e transportuara nga vetë blerësi për t’u përdorur për pajisjen apo furnizimin e anijeve turistike, mjeteve fluturuese private apo të çdo lloj mjeti tjetër transporti të përdorur për përdorim privat;
c. Furnizimi i mallrave organizmave pa qellim fitimi të aprovuara sipas Marrëveshjeve të posaçme që i eksportojnë ato jashtë territorit të Shqipërisë, si pjese e veprimtarisë së tyre humanitare , arsimore apo bamirëse jashtë Shqipërisë;
Përfitimi i përjashtimit të parashikuar në këtë pike, kryhet sipas një procedure rimbursimi të TVSH-së, modalitetet e aplikimit të së cilës përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
d. Furnizimi i shërbimeve që konsistojnë në punime mbi mallra të luajtshme të importuara për t’u bërë atyre punime në Shqipëri dhe të dërguara apo të transportuara sërish jashtë Shqipërisë nga furnizuesi i shërbimit, apo nga destinuesi i shërbimeve të cilët nuk janë vendosur në territorin e Shqipërisë ose për llogari të tyre;
e. Furnizimi i shërbimeve, përfshirë transportin dhe operacionet ndihmese, përveç shërbimeve që janë të përjashtuara në përputhje me nenet 51 dhe 53 të këtij ligji, në qoftë se janë të lidhura drejtpërdrejt me eksportimet apo importimet e mallrave sipas nenit 22 te ketij ligji.
Neni 58
Mallrat në bagazhin personal të udhëtarit
1. Furnizimi i mallrave të destinuara për t’u transportuar në bagazhin personal të udhëtarëve do të konsiderohen si eksport vetëm në qoftë se përmbushen njëkohësisht kushtet e mëposhtme:
a. udhëtari nuk është i vendosur brenda Shqipërisë;
b. mallrat transferohen jashtë Shqipërisë, brenda tre muajve qe ndjekin muajin e kryerjes së furnizimit;
c. vlera totale e furnizimit e shprehur ne lek ose kundërvlera e saj në lek, përfshirë TVSH-në te mos jete me e vogel se vlera e percaktuar me udhezim te Ministrit te Financave. Kjo vlere mund te rishikohet jo me shume se një herë në vit.
2. Në funksion të pikës 1 të këtij neni me “udhëtar jo të vendosur brenda Shqipërisë” kuptohet udhëtari banesa e përhershme apo rezidenca e zakonshme e të cilit nuk ndodhet brenda Shqipërisë. Në këtë rast, me “banesë ose rezidencë të zakonshme” kuptohet vendi i treguar si i tillë në pasaportë, në kartën e identitetit ose në një dokument tjetër të pranuar si dokument identifikimi i vlefshëm nga vendi, në territorin e të cilit është kryer furnizimi.
Si dokumenti justifikues i eksportimit në këtë rast shërben fatura tatimore e blerjes e shoqëruar me kuponin tatimor që vërteton pagesës e kryer, të vulosura nga organi doganor në pikën e daljes nga Shqipëria.
Neni 59
Transporti ndërkombëtar
Janë furnizime me shkalle zero të TVSH-së, operacionet e mëposhtme të transportit ndërkombëtar:
a. Furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme të anijeve për lundrimin në det të hapur dhe për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve me pagese ose për ushtrimin e veprimtarive tregtare, industriale e të peshkimit, si edhe të anijeve për kryerjen e veprimeve të shpëtimit dhe ndihmës në det dhe të anijeve për peshkimin bregdetar, përveç furnizimit me rezerva të tjera të nevojshme të anijeve për peshkim bregdetar.
b. Furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme të anijeve luftarake të përfshira në kodin e nomenklaturës së kombinuar (NC) 8906 10 00, të cilat lënë territorin e Shqipërisë me destinacion ose për t’u ankoruar në një port jashtë saj;
c. Furnizimi, transformimi, riparimi, mirëmbajtja, qeradhënia dhe qeramarrja e anijeve për lundrim në det të hapur; për transport ndërkombëtar të pasagjerëve me pagese; për ushtrimin e veprimtarive tregtare, industriale e të peshkimit; për kryerjen e veprimeve të shpëtimit dhe të ndihmës në det; për peshkimin bregdetar; si edhe, furnizimet, qeradhënia, riparimet dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, përfshirë pajisjet e peshkimit, të trupëzuara ose të përdorura brenda tyre.
d. Furnizimi i shërbimeve, të ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjën c të këtij neni, të nevojshme për të përmbushur drejtpërdrejt nevojat e anijeve të përmendura në shkronjën a) dhe të ngarkesës së tyre;
e. Furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme të mjeteve fluturuese që përdoren nga kompanitë e transportit ajror për transport ndërkombëtar me pagese;
f. Furnizimi, transformimi, riparimi, mirëmbajtja, qeradhënia dhe qeramarrja e mjeteve fluturuese që përdoren nga kompanitë e transportit ajror për transport ndërkombëtar me pagese si edhe furnizimet, qeradhënia, riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, të trupëzuara ose të përdorura brenda tyre.
g. Furnizimi i shërbimeve të ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjën f) të këtij neni, të nevojshme për të përmbushur drejtpërdrejt nevojat e mjeteve fluturuese të përmendur në shkronjën e) të këtij neni dhe të ngarkesës së tyre.
h. Transporti nderkombetar i pasagjereve nga, ose me destinacion, jashte Shqiperise.
Neni 60
Furnizime të përngjashme me eksportet
1. Trajtohen si furnizime të ngjashme me eksportet operacionet e mëposhtme:
a. Furnizimet e mallrave dhe shërbimet e kryera në kuadrin e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore;
b. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve ndaj organizatave ndërkombëtare si dhe anëtarëve të këtyre organizatave, të njohura si të tilla nga ana e autoriteteve publike të Republikës së Shqipërisë, ose nga anëtarët e këtyre organizatave, brenda limiteve dhe sipas kushteve te marrëveshjeve ndërkombëtare mbi te cilat jane themeluar.
2. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve ne Shqiperi te destinuara per forcat e armatosura të Shteteve te tjera anëtare të NATO-s, për t’u përdorur nga këto forca apo personeli civil që i shoqëron ato si dhe për te furnizuar mensat përkatëse, për qëllimin e përbashkët të mbrojtjes;
3. Ministri i Financave përcakton me udhëzim procedurën specifike ose të rimbursimit të TVSH-së për rastet e mësipërme, për të siguruar trajtimin me shkallen tatimore të TVSH-së 0% për këto furnizime që trajtohen si eksporte.
Neni 61
Furnizimi i arit për Bankën e Shqipërisë
1. Trajtohet si furnizim me shkallën e TVSH-së 0%, furnizimi i arit ndaj Bankës së Shqipërisë.
2. Ministri i Financave përcakton me udhëzim procedurën specifike ose të rimbursimit të TVSH-së për furnizimin e mësipërm ndaj Bankës së Shqipërisë, për të siguruar trajtimin me shkallen tatimore 0% të TVSH-së.
Neni 62
Shërbimi i ndërmjetësit për furnizimet me shkallë 0% të TVSH-së
1. Trajtohen si furnizime me shkalle 0% të TVSH-së, furnizimi i shërbimeve nga ndërmjetësit që veprojnë në emër dhe për llogari të një personi tjetër, kur marrin pjesë në transaksionet e përcaktuara në nenet 57, 58, 59, 60, 61 të këtij ligji ose në veprimet që kryhen prej tyre jashtë Republikës së Shqipërisë .
2. Parashikimi sipas pikës 1 të këtij neni nuk aplikohet për agjentët e udhëtimit, të cilët, duke vepruar në emër dhe për llogari të udhëtarëve, furnizojnë shërbime të cilat kryhen jashtë Republikës së Shqipërisë.
Nënseksioni 2
Përjashtime për transaksione që lidhen me tregtinë ndërkombëtare,
Magazinat doganore, magazinat e tjera përveç atyre doganore dhe regjime të njëjta
Neni 63
Përkufizime
Në funksion të këtij seksioni, me shprehjet e mëposhtme kuptohet:
Në funksion të këtij seksioni, me shprehjen “Magazina doganore” do të konsiderohet vendi i përcaktuar si magazinë doganore sipas legjislacionit doganor në fuqi.
Në rastin e produkteve, subjekt i tatimit për akcizën, “Magazina të tjera përveç atyre doganore”, do të konsiderohet vendi i përcaktuar si magazinë fiskale sipas përcaktimit për magazinat fiskale në Ligjin “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 64
Veprime që lidhen me regjimet doganore e të tjera të ngjashme
Trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së, veprimet e mëposhtme:
a. Importimi i mallrave të deklaruara për të qenë nën regjimin e lejimit, ruajtjes së përkohshme, siç përcaktohet në legjislacionin doganor ne fuqi;
b. Importimi i mallrave të destinuara për t’u vendosur në një zonë të lirë ose në një magazinë të lirë siç përcaktohet në legjislacionin doganor ne fuqi;
c. Importimi i mallrave të vendosura nën regjim magazinimi doganor ose nën regjimin e përpunimit aktiv siç përcaktohet në legjislacionin doganor ne fuqi.
d. Importimi i mallrave të deklaruara për të qenë në regjimin e tranzitit siç përcaktohet në legjislacionin doganor ne fuqi.
Neni 65
Furnizimet e mallrave për në det
Trajtohen si furnizime me shkallë zero veprimet e mëposhtme:
1. Furnizimet e mallrave që janë të destinuara për t`u pranuar në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të trupëzohen në platformat e shpimit ose të shfrytëzimit, në funksion të ndërtimit, riparimit, mirëmbajtjes, shndërrimit ose pajisjes së këtyre platformave, ose për lidhjen e tyre me tokën;
2. Furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme i platformave të shpimit ose të shfrytëzimit të vendosura në detin territorial të Republikës së Shqipërisë.
Neni 66
Kushte të tjera
1. Operacionet e parashikuara në nenin 64 dhe 65 të këtij ligji trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së, me kusht që ato të përdoren për qëllime të veprimtarise ekonomike për të cilën janë destinuar, me kusht qe te mos jene per perdorim ose konsumim perfundimtar.
2. Në momentin e çlirimit nga regjimet apo të daljes nga situatat e parashikuara në këtë seksion, llogaritet TVSH-ja për këto mallra, shume e cila duhet t’i korrespondojë shumës së TVSH-së që do të kërkohej në qoftë se secili prej këtyre operacioneve të kishte qenë subjekt i TVSH-së brenda territorit të Shqiperise.
Neni 67
Shërbime të lidhura
Furnizimet e shërbimeve që lidhen me furnizimet e mallrave sipas nenit 64, pika a, b, c dhe nenit 65 të këtij ligji trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së.
SEKSIONI I
LINDJA DHE APLIKIMI I SË DREJTËS SË ZBRITJES
Neni 68
Lindja e së drejtës së zbritjes
Parim i përgjithshëm
E drejta e zbritjes lind kur TVSH e zbritshme bëhet e kërkueshme.
Neni 69
Zbritja e TVSH-së
1. Personi i tatueshëm gëzon të drejtën që të zbresë nga TVSH e llogaritur për operacionet e tatueshme shumat e mëposhtme të TVSH-së, në masën që furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të marra përdoren nga personi i tatueshëm në funksion të këtyre operacioneve të tatueshme:
a. TVSH-në e paguar apo për t’u paguar në Shqipëri për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve që i janë furnizuar ose do t’i furnizohen këtij nga ana e një tjetër personi të tatueshëm;
b. TVSH-në për t’u paguar për veprimet e përngjashme me shitjet e mallrave dhe me kryerjen e shërbimeve në përputhje me shkronjën c dhe d të pikës 2 të nenit 9 dhe shkronjës c të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji.
c. TVSH-në e paguar për mallrat e importuara në Shqipëri.
2. Për pasurinë e paluajtshme e cila bën pjesë në pasurinë e biznesit të personit të tatueshëm dhe që përdoret njëkohësisht si për qëllime të veprimtarisë së tij ekonomike edhe për qëllime të tjera të ndryshme nga ato të veprimtarisë ekonomike, TVSH-ja mbi furnizimet e marra të lidhura direkt me këtë pasuri do të jetë e zbritshme në proporcion me përdorimin e kësaj pasurie për qëllime të veprimtarisë ekonomike të personit të tatueshëm.
Neni 70
Të tjera për zbritjen
Personi i tatueshëm, ka të drejtën gjithashtu të zbritjes së shumave të TVSH-së të parashikuar në nenin 69 të këtij ligji në masën që ato mallra dhe shërbime janë përdorur për nevoja të operacioneve të mëposhtme:
a. Operacionet në kuadër të veprimtarisë ekonomike të personit të tatueshëm, të kryera jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat nëqoftëse do të kryheshin brenda vendit do t’i jepnin të drejtën e zbritjes së TVSH-së personit të tatueshëm.
b. Operacionet e personit të tatueshëm sipas pikës 36 të nenit 56 dhe operacionet me shkalle zero te TVSH-se sipas neneve 57, 58, 59, me nenet 60, 61, 62, dhe 64, 65 dhe 67 të këtij ligji.
c. Operacionet e personit të tatueshëm të përjashtuara nga TVSH në përputhje me nenin 53, shkronjat nga a) tek f), kur personi i tatueshëm të cilit i destinohen shërbimet është i vendosur jashtë Shqipërisë ose kur operacione të tilla janë drejtpërdrejte të lidhura me mallra të destinuara për t’u eksportuar jashtë Shqipërisë.
SEKSIONI 2
ZBRITJA E PJESSHME E TVSH-SE
Neni 71
Rregulli i përgjithshëm
Nëse furnizimet e mallrave dhe shërbimeve përdoren nga një person i tatueshëm, si për kryerjen e operacioneve të tatueshme që sjellin të drejtën e zbritjes të TVSH-së mbi bazën e neneve 69 dhe 70 të këtij ligji edhe për operacionet që nuk e sjellin këtë të drejtë, atëherë vetëm pjesa e TVSH-së që lidhet me kategorinë e parë të operacioneve do të jetë e zbritshme.
Pjesa e TVSH-së së zbritshme përcaktohet mbi bazën e neneve 72 e 73, për tërësinë e operacioneve të kryera nga ana e personit të tatueshëm.
Neni 72
Llogaritja e përqindjes së zbritjes së TVSH-së
1. Përqindja e zbritjes së TVSH-së llogaritet nga raporti i mëposhtëm:
a. në numërues, shumën totale të vëllimit të xhiros vjetore, pa TVSH-në, lidhur me operacionet që sjellin të drejtën e zbritjes sipas neneve 69 dhe 70 të këtij ligji.
b. në emërues, shumën totale të vëllimit të xhiros vjetore, pa TVSH-në, lidhur me operacionet e përfshira në numërues dhe me operacionet që nuk sjellin të drejtën e zbritjes.
2. Në ndryshim nga pika 1 e këtij neni, për llogaritjen e përqindjes së zbritjes së TVSH-së, nuk merren parasysh shumat e mëposhtme:
a. vlera e qarkullimit të realizuar nga furnizimet e mallrave kapitale të përdorura nga personi i tatueshëm për nevoja të ndërmarrjes së tij;
b. vlera e qarkullimit të realizuar nga operacione financiare dhe pasurie të paluajtshme (real estate) nëse këto operacione janë rastësore.
c. vlera e qarkullimit të realizuar nga operacione të përcaktuara nga shkronja b) tek g) të nenit 53 të këtij ligji, nëse këto operacione janë rastësore.
Neni 73
Rregullat për aplikimin e përqindjes së zbritjes së TVSH-së
1. Përqindja e zbritjes së TVSH-së përcaktohet mbi bazë vjetore dhe rrumbullakoset në maksimum me njësinë më të lartë.
2. Përqindja e zbritjes së TVSH-së e aplikueshme provizorisht për një vit është përqindja fillestare e zbritjes dhe kjo përqindje llogaritet mbi bazën e operacioneve të vitit të mëparshëm në kushtet e nenit 71 të këtij ligji. Në mungesë të këtyre operacioneve, ose kur shuma e tyre është e papërfillshme, përqindja fillestare e zbritjes së TVSH-së vlerësohet provizorisht prej vete personit të tatueshëm në bazë të parashikimeve të tij dhe nën mbikqyrjen e administratës tatimore.
3. Zbritja e TVSH-së e kryer mbi bazën e përqindjes fillestare të zbritjes duhet të rregullohet në periudhën e parë tatimore të vitit pasardhës sipas përqindjes përfundimtare të zbritjes së TVSH-së.
4. Për qëllime të këtij neni personi i tatueshëm duhet të njoftojë administratën tatimore për përqindjen fillestare të zbritjes së TVSH-së që do të aplikojë gjatë vitit dhe për mënyrën e llogaritjes së saj, jo më vone se:
a. Data 31 Janar, në rastin kur nuk është viti i parë i aplikimit të përqindjes së zbritjes së TVSH-së.
Në këtë rast përqindja fillestare e zbritjes së TVSH-së është përqindja përfundimtare e zbritjes së TVSH-së për vitin paraardhës;
b. Afati i deklarimit të periudhës së parë tatimore në të cilën lind detyrimi për të aplikuar përqindjen fillestare të zbritjes së TVSH-së.
5. Ministri i Financave percakton me udhezim rregullat dhe modalitetet e aplikimit te ketij neni.
SEKSIONI 3
KRITERET DHE KUFIZIMET E SË DREJTËS SË ZBRITJES
Neni 74
Kufizimet e së drejtës së zbritjes
Përjashtohen nga e drejta e zbritjes së TVSH-së shpenzimet për blerjen, importin e mallrave, shpenzimet për shërbimet si më poshtë:
1. Shpenzimet e karburantit, përveç rastit kur:
a. qëllimi i veprimtarisë ekonomike është blerja e karburantit me qëllim për ta shitur atë;
b. karburanti i blerë është përdorur për nevoja teknologjike në funksion të arritjes së qëllimit primar të biznesit. Në këtë rast, me kushtin që karburanti i blere të përdoret vetëm për nevoja të veprimtarisë ekonomike të tatueshme dhe për asnjë nevoje tjetër, TVSH kreditohet menjëherë pas dërgimit të njoftimit për kreditimin e TVSH-së në administratën tatimore sipas procedurës dhe deri në normativat e përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Financave sipas veprimtarive.
2. Shpenzimet e karburantit të çdo lloji, i përdorur për autoveturat.
3. Shpenzimet për autovetura dhe shërbimet në lidhje me to, përveç rasteve kur:
a. Qëllimi i veprimtarisë ekonomike është blerja e autoveturave vetëm me qëllim për t’i shitur ato.
b. Përdorimi i autoveturave është i vetmi qëllim i veprimtarisë ekonomike (dhënia me qera, shërbimi i taksive, ambulancave dhe veprimtari të ngjashme të kësaj natyre).
4. Shpenzimet për udhëtime e dieta, strehimin në hotele,veprimtari çlodhëse dhe argëtuese, shpenzime luksi dhe të përfaqësimit gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike. Për shpenzimet e përfaqësimit e drejta e zbritjes kufizohet për shpenzime përtej normës së lejuar për njohjen e tyre si shpenzim i zbritshëm në përputhje me Ligjin “Për Tatimit mbi të Ardhurat”, i ndryshuar.
5. Këshilli i Ministrave përcakton me Vendim moslejimin e ushtrimit të së drejtës së zbritjes së TVSH-së së paguar ose për t’u paguar për mallra apo shërbime të përdoruara për nevoja të operacioneve të parashikuara në nenin 70 shkronja a) dhe c) te ketij ligji.
Neni 75
Kriteret për ushtrimin e të drejtës së zbritjes së TVSH-së
Që të mund të ushtrojë të drejtën e zbritjes së TVSH-së, personi i tatueshëm, duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
a) për zbritjen sipas përcaktimit të shkronjës a), pika 1 të nenit 69 të këtij ligji, lidhur me shitjet e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve, të zotërojë një faturë të hartuar në përputhje me nenet nga 96 deri në 105 të këtij ligji.
b) për zbritjen sipas përcaktimit të shkronjës b), pika 1 të nenit 69 të këtij ligji, lidhur me veprimet e përngjashme me shitjet e mallrave dhe me kryerjen e shërbimeve, duhet të përmbushen formalitetet e përcaktuara me Udhëzim nga Ministri i Financave;
c) për zbritjen e TVSH- së sipas përcaktimit të shkronjës c), pika 1 të nenit 69 të këtij ligji, lidhur me importimet e mallrave, personi i tatueshëm duhet të zotërojë një dokument që provon importimin, të lëshuar në momentin e çlirimit për qarkullim të lirë të mallrave në territorin e Shqipërisë siç përcaktohet në Kodin Doganor të RSH-së, në të cilin ai cilësohet si marrësi ose importuesi i mallit dhe ku të shkruhet shuma e TVSH-së së paguar dhe mënyra e llogaritjes së saj.
d) kur blerësi detyrohet të paguajë TVSH-në sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 86 të këtij ligji, duhet të përmbushen formalitetet përkatëse të përcaktuara me Udhëzim nga Ministri i Financave.
Neni 76
Mënyra e ushtrimit të së drejtës së zbritjes
1. Personi i tatueshëm e kryen zbritjen që ushtrohet sipas përcaktimit të nenit 75 të këtij ligji duke zbritur nga shuma e TVSH-së së llogaritur mbi vlerën totale të tatueshme të të gjitha furnizimeve të tatueshme të kryera gjatë një periudhe tatimore, shumën e TVSH-së për të cilën ka lindur e drejta e zbritjes, gjatë së njëjtës periudhë tatimore.
2. Në qoftë se, për një periudhë tatimore, vlera e TVSH-së së zbritshme e kalon atë të TVSH-së së llogaritur për t’u paguar, atëherë teprica e TVSH-së mbartet për t’u zbritur në periudhën pasardhëse.
3. Teprica e TVSH-së e mbartur për t’u zbritur në periudhën pasardhëse, rimbursohet sipas kritereve të përcaktuara në nenin 77 të këtij ligji.
4. Nëse personi i tatueshëm nuk kryen zbritjen e TVSH-së në periudhën tatimore në të cilën i lind e drejta e zbritjes, ai mund ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme pas kësaj periudhe tatimore, por jo më vonë se 12 periudha tatimore përfshirë periudhën në fjale.
5. Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në nga personi i cili nuk ka të drejtë të llogarisë TVSH-në sipas këtij Ligji, personi i cili pranon faturën pavarësisht se e ka paguar nuk duhet të zbrese TVSH-në e paraqitur në faturë, ndërkohë që personi që e ka llogaritur padrejtësisht duhet të paguaje TVSH-në administratës tatimore.
Personi i tatueshem i cili ka pranuar nje fature sipas kushteve te pikes 4 te nenit 86 te ketij ligji, nuk ka te drejte te zbrese TVSH-ne e shenuar ne fature.
6. Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon shumën e TVSH-së që duhej të ngarkohej sipas këtij ligji, personi i tatueshëm që pranon faturën pavarësisht nëse e ka paguar nuk duhet të zbresë shumën e TVSH-së të llogaritur më tepër.
7. Personi i tatueshem per te cilin eshte kryer nje furnizim malli ose sherbimi ne kushtet e pikes 7 te nenit 86 te ketij ligji, nuk ka te drejte te zbrese TVSH-ne e shenuar ne fature.
SEKSIONI 4
RIMBURSIMI
Neni 77
Rimbursimi i TVSH-së
1. Një person i tatueshëm kërkon rimbursim të tepricës së kreditimit tatimor te TVSH-se, nese:
a. personi i tatueshëm ka mbartur tepricen e TVSH-se se zbritshme për 3 muaj radhazi, sipas pikave 2 dhe 3, të nenit 76, të këtij ligji dhe;
b. TVSH e kerkuar per tu rimbursuar tejkalon shumën prej 400 000 lekë.
2. Për rastet kur në marrëveshjet financiare të ratifikuara nga Kuvendi ose në marrëveshjet e granteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave parashikohet mospërdorimi i burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, duke përfshirë ose jo tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi vlerën e shtuar i paguar, u rimbursohet financuesve të huaj nga sistemi i thesarit, brenda 30 ditëve, sipas rregullave të caktuara nga Ministri i Financave. Tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e materialeve ushtarake për Forcat e Armatosura, të dhuruara nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s apo partnerët, paguhet si kosto lokale nga Ministria e Mbrojtjes.
3. Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur teprica e tyre tejkalon shumën 400.000 (katërqindmijë) lekë. Organet tatimore bëjnë kontrollin dhe miratimin e tepricës kreditore të TVSH-së për këtë kategori tatimpaguesish, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Këshilli i Ministrave përcakton kategorinë e eksportuesve sipas këtij neni.
4. Brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 ditwve nga paraqitja e kwrkesws sw tatimpaguesve eksportues, drejtoria rajonale e tatimeve kontrollon dhe miraton tepricën kreditore të tatimpaguesit si të rimbursueshme. Pagesa e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet nga sistemi i thesarit, në bazë të rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Financave. Drejtori i Pwrgjithshmw i Tatimeve, pwr shkaqe tw arsyeshme, ka tw drejtw tw shtyjw afatin e kontrollit dhe miratimit tw tepricws kreditore pwr njw tatimpagues deri nw 60 ditw, me kwrkesw tw Drejtorit tw Drejtorisw Rajonale Tatimore. Administrata tatimore, para se tw procedojw njw kwrkesw pwr rimbursim tw TVSH-sw, pwr njw person tw tatueshwm, ka tw drejtw ta detyrojw atw person tw provojë qw qwllimi i veprimtarise ekonomike wshtw realizimi i operacioneve tw tatueshme.
.
SEKSIONI 5
RREGULLIMI I ZBRITJES SE APLIKUAR të TVSH-SE
Neni 78
Rregulli i përgjithshëm
Zbritja e TVSH-së e kryer më parë rregullohet kur është më e lartë apo më e ulët se ajo vlerë për të cilën personi i tatueshëm ka gëzuar të drejtën e zbritjes.
Neni 79
Rregullat për zbatimin e rregullimit të zbritjes
1. Rregullimi i zbritjes së TVSH-së kryhet, veçanërisht, kur, pas deklarimit të TVSH-së, kanë ndryshuar faktorët e marrë në konsideratë për përcaktimin e shumës së TVSH-së së zbritur, si për shembull në rast se blerjet janë anulluar ose janë përfituar reduktime çmimi.
2. Si përjashtim nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni, rregullimi i zbritjes së TVSH-së nuk do të kryhet në rastin e operacioneve të papaguara tërësisht apo pjesërisht, ose në raste shkatërrimi, humbjeje apo vjedhjeje të pasurisë të provuara apo të konfirmuara sipas procedurave përkatëse ligjore, si edhe në rastin e mallrave të rezervuara për qëllime dhuratash me vlerë të vogël ose për t`u përdorur si mostra apo kampione sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 9 të këtij ligji.
3. Ministri i Financave përcakton me Udhëzim rastet kur në ndryshim nga pika 2 e këtij neni, për operacione të papaguara tërësisht ose pjesërisht dhe në rastet e vjedhjeje të pasurisë pavarësisht nëse janë të provuara apo të konfirmuara sipas procedurave përkatëse ligjore, kryhet rregullimi i zbritjes së TVSH-së.
4. Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën e zbatimit të dispozitave të këtij neni.
Neni 80
Kriteret e Rregullimit të zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale
1. Rregullimi i zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale të luajtshme dhe të paluajtshme kryhet kur ndryshimet e së drejtës së zbritjes së TVSH-së ndodhin përgjatë viteve pasuese sic përcaktohet në piken 3 dhe 4 te ketij neni, kundrejt vitit në të cilin mallrat janë blerë apo prodhuar.
2. Ndryshimet e së drejtës së zbritjes përgjatë afateve të përcaktuara në pikën 3 dhe 4 të këtij neni, ndodhin kur mallrat ndryshojnë destinacion duke kaluar nga një veprimtari e tatueshme që gëzon të drejtën e zbritjes së TVSH-së, në një veprimtari që nuk jep të drejtën e zbritjes së saj si në rastet më poshtë:
a. Nuk përdoren më për qëllime të veprimtarisë ekonomike të tatueshme për arsye të çregjistrimit si person i tatueshëm.
b. Kalojnë për përdorim të një veprimtarie të përjashtuar nga TVSH të personit të tatueshëm
c. Kalojnë për përdorim të një veprimtarie jashtë fushës së zbatimit të TVSH-së të personit të tatueshëm.
3. Rregullimi i zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale të luajtshme, shtrihet përgjatë një periudhe të plotë prej 5 vitesh, duke filluar nga data në të cilën mallrat janë blerë apo prodhuar.
Rregullimi vjetor i zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale të luajtshme kryhet për një të pestën e TVSH-së që ka rënduar mbi vlerën e mallit, ose kur periudha e rregullimit është zgjatur, rregullimi i zbritjes së TVSH-së kryhet për pjesën përkatëse që i takon kësaj periudhe.
4. Rregullimi i zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale të paluajtshme, shtrihet përgjatë një periudhe të plotë prej 10 vitesh, duke filluar nga data në të cilën mallrat janë blerë apo prodhuar.
Rregullimi vjetor i zbritjes së TVSH-së për mallrat kapitale të paluajtshme kryhet për një të dhjeten e TVSH-së që ka rënduar mbi vlerën e mallit, ose kur periudha për të cilën do të kryhet rregullimi është më e gjatë se një vit, rregullimi bëhet me pjesën e se dhjetes që mbetet para përfundimit të afatit 10 – vjeçar.
Neni 81
Furnizimi gjatë periudhës së rregullimit
1. Në rast se mallrat kapitale furnizohen gjatë periudhës së rregullimitato do të konsiderohen si të ishin përdorur për një veprimtari ekonomike të personit të tatueshëm deri në fund të periudhës së rregullimit.Aktiviteti ekonomik i personit të tatueshëm do të konsiderohet:
a. tërësisht i tatueshëm kur furnizimi i mallrave kapitale i nënshtrohet TVSH-së
b. tërësisht i përjashtuar nga tatimi kur furnizimi i mallrave kapitaleështë i përjashtuar nga TVSH-ja.
2. Rregullimi i zbritjes së TVSH-së i parashikuar në pikën 1 të këtij neni kryhet vetëm një herë për të gjithë kohën e mbetur të periudhës së rregullimit.
Neni 82
Të tjera për rregullimin e zbritjes së TVSH-së
1. Në kuptim të këtij kapitulli termi “mallra kapitale” nënkupton çdo aktiv material afatgjatë që personi i tatueshëm përdor gjatë një procesi prodhimi për të prodhuar mallra ose shërbime konsumi, si për shembull ndërtesat, pajisjet, makineritë.
2. Ministri i Financave me Udhëzim percakton:
a. rregullat praktike për zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me rregullimin e zbritjes së TVSH-së si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme që rregullimi i zbritjes të mos sjellë ndonjë avantazh të pajustifikuar si dhe për të krijuar lehtësira për administrimin.
b. Përveç sa është parashikuar në pikën 1 të këtij neni, mund të konsiderojë si mallra kapitale për qëllime të zbatimit të rregullimit të së drejtës së zbritjes së TVSH-së, shërbimet që kanë karakteristika të njëjta me ato të mallrave kapitale.
Neni 83
E drejta e zbritjes në lidhje me regjimin e ushtruar
Në rastin kur një person i tatueshëm kalon nga regjimi i pergjithshem në një regjim të veçantë, ose anasjelltas, per tvsh-ne, Ministri i Financave mund të marrë masat e nevojshme dhe të përcaktojë kriteret dhe procedurat në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH-së, për të shmangur privilegjimin apo diskriminimin në mënyrë të pajustifikueshme të personit të tatueshëm.
Neni 84
Borxhi i keq
1. Kur një pagesë nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit dhe është shpallur si një borxh i keq nga organet gjyqësore, lejohet zbritja e TVSH-së përkatëse, e cila është TVSH e zbatuar në përputhje me këtë ligj për shumën e paarkëtuar të borxhit të keq.
2. Zbritja e TVSH-së lejohet në çdo periudhë tatimore pasi borxhi bëhet borxh i keq dhe fillon të paktën gjashtë muaj pas mbylljes së periudhës tatimore për të cilën TVSH ishte zbatuar në lidhje me furnizimin.
3. Personi i tatueshëm duhet të lëshojë një faturë për shumën e paarkëtuar ku të shkruhen fjalët “Borxh i keq” si dhe numri i faturës me të cilën lidhet ky borxh, faturë e cila i shërben shitësit për të zvogëluar detyrimin për TVSH dhe blerësit për të zvogëluar TVSH-në e zbritshme.
4. Kur zbritja e TVSH-së për borxhin e keq është kryer siç parashikohet në ketë nen dhe ky borxh paguhet më vonë plotësisht apo pjesërisht, shuma e arkëtuar trajtohet si një furnizim i ri dhe në faturën e lëshuar për këtë furnizim do të cilësohet numri i faturës së borxhit të keq si dhe të shkruhet shprehja “Borxh i keq i paguar”.
KAPITULLI XI
DETYRIMET E PERSONAVE të TATUESHEM DHE TË DISA PERSONAVE JO të TATUESHEM
SEKSIONI 1
DETYRIMET E PAGESES SE TVSH-SE DHE PERSONAT PERGJEGJES
Neni 85
Koncepti i personit të tatueshëm në lidhje me vendndodhjen
Për qëllime të këtij seksioni, një person i tatueshëm që ka një vendndodhje fikse në Shqipëri, kryen një furnizim të tatueshëm mallrash ose shërbimesh në Shqipëri, vend ku lind detyrimi për të paguar TVSH, dhe vendndodhja fikse që ka në Shqipëri nuk merr pjese në kryerjen e këtij furnizimi, do të konsiderohet si një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në territorin e Shqipërisë.
Neni 86
Personi përgjegjës për pagesën e TVSH-së
1. TVSH-ja paguhet nga ana e personit të tatueshëm që kryen një furnizim mallrash ose shërbimesh të tatueshëm, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.
2. TVSH-ja do të jetë e pagueshme nga personi i tatueshëm ose personi juridik i patatueshëm i identifikuar për TVSH-ne, të cilit i janë furnizuar shërbimet siç përcaktohet në pikën 1 të nenit 24 të këtij ligji, nëse këto shërbime furnizohen nga një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në territorin e Shqipërisë. Ministri i Financave përcakton me Udhëzim procedurat për zbatimin e kësaj pike.
3. TVSH-ja paguhet nga çdo person i cili e shënon TVSH-në në një faturë.
4. Kur fatura e leshuar nuk perkon me furnizimin e mallit apo me kryerjen e sherbimit, ose tregon nje cmim qe nuk duhet te paguhet efektivisht nga bleresi, TVSH-ja paguhet nga personi qe e ka faturuar ate.
5. Në import TVSH-ja paguhet nga personi ose personat përgjegjës për pagesën e detyrimeve doganore në import siç përcaktohet në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë;
6. TVSH-ja paguhet nga personi i cili çliron mallrat per qarkullim te lire nga regjimet e përcaktuara në nenet 64 dhe 65 të këtij ligji.
7. Personi i tatueshem per te cilin eshte kryer nje furnizim malli ose sherbimi dhe qe ka dijeni ose nuk mund te mohoje faktin qe tvsh-ja per tu paguar ose pjese e kesaj TVSH-je mbi kete furnizim ose mbi gjithe furnizimet e meparshme te mallrave ose sherbimeve, nuk eshte paguar per shkak te mashtrimit, eshte pergjegjes bashke me furnizuesin per pagesen e TVSH-se.
Parashikimi i bere ne piken 7 te ketij neni dhe ne piken 7 te nenit 76 te ketij ligji nuk zbatohen njekohesisht per te njejtin furnizim.
Neni 87
Përfaqësuesi tatimor
Në rastet qe i referohen pikës 1 te nenit 86 të këtij ligji, kur personi përgjegjës për pagesën e TVSH-së është një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, vend në të cilin duhet të paguhet TVSH-ja, në zbatim të këtij neni, ky person duhet të caktojë një përfaqësues tatimor në Republikën e Shqipërisë si person përgjegjës për pagesën e TVSH-së, përvec kur personi të cilit i janë furnizuar mallrat ose shërbimet është një person i tatueshëm i rregjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe i nënshtrohet pikës 2 të nenit 86 të këtij ligji.
Neni 88
Modalitetet e përfaqësuesit tatimor
1. Një person caktohet si përfaqësues tatimor i personit që nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë vetëm në qoftë se ai ka një vend të veprimtarisë ekonomike në Shqipëri.
2. Një person i emëruar si përfaqësues tatimor është personalisht përgjegjës, në bazë të këtij ligji, për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke përfshirë çdo gjobë a dënim, për të cilat detyrohet personi i përfaqësuar dhe gëzon të gjitha të drejtat e personit të përfaqësuar sipas këtij ligji.
3. Nëse në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni, personi që nuk është i vendosur në Shqipëri i cili është përgjegjës për pagesën e TVSH-së, nuk emëron një përfaqësues tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet në ngarkim të tij, do të paguhen nga përfituesi vendas i furnizimit.
SEKSIONI 2
MODALITETET E PAGIMIT TË TVSH-SE
Neni 89
Pagesa e TVSH-së
Çdo person i tatueshëm i cili është pagues i TVSH-së duhet të paguajë shumën e TVSH-së së pagueshme jo më vonë se data e paraqitjes së deklaratës së TVSH-së të hartuar në përputhje me nenin 106 të këtij ligji.
Neni 90
Pagesa e TVSH-së në importin e mallrave
1. Pagesa e TVSH-së për importimet e mallrave bëhet siç përcaktohet në Kodin doganor të Republikës së Shqipërisë për pagesën e detyrimeve doganore në import.
2. TVSH për t’u paguar në importin e mallrave nga personat përgjegjës për pagesën e TVSH-së siç përcaktohet në pikën 4 të nenit 86 të këtij ligji lejohet të shtyhet përtej momentit të importimit me kusht që të tregohet qarte mospagesa e TVSH-së në dokumentin doganor të lëshuar nga administrata doganore në momentin e importit dhe të deklarohet në përputhje me nenin 106 të këtij ligji.
Kategoria e mallrave që përfitojnë sipas pikës 2 të këtij neni, kriteret, afatet e shtyrjes së pagesës dhe procedurat e zbatimit të pikës 2 të këtij neni përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
SEKSIONI 3
Identifikimi
Neni 91
Regjistrimi i personit të tatueshëm
1. Çdo personi i tatueshëm duhet të deklaroje fillimin e veprimtarisë së tij ekonomike dhe të regjistrohet si i tille brenda 15 ditëve nga data e fillimit të kësaj veprimtarie.
2. Duhet të regjistrohet gjithashtu, nëpërmjet përfaqësuesit tatimor çdo person i tatueshëm i cili nuk është i vendosur në Republikën e Shqipërisë, por kryen furnizime shërbimesh për të cilat TVSH paguhet në Shqipëri sipas nenit 87 dhe 88 të këtij ligji, të ndryshme nga ato për të cilat TVSH-ja kërkohet të paguhet nga personi i tatueshëm marrësi i shërbimit në Shqipëri.
3. Personat e parashikuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni për t’u identifikuar dhe regjistruar veprojnë në përputhje me Ligjin Nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, dhe Ligjin Nr.9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
4. Administrata tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka të drejtë të regjistrojnë një person edhe në qoftë se ai nuk ka kërkuar të regjistrohet, kur konstaton që personi ka plotësuar kushtet për të qene person i tatueshëm në kuptim të këtij ligji.
Neni 92
Numri i identifikimit
Çdo person i tatueshëm identifikohet me anën e një numri identifikimi për TVSH-ne. Numri i identifikimit te personit te tatueshem eshte individual dhe shënohet në certifikatën e lëshuar për këtë qellim në përputhje me Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH” ne fuqi.
Administrata tatimore për qëllime të këtij ligji, për të identifikuar çdo person të tatueshëm, krijon dhe mban një regjistër të veçantë, i cili është pjese e regjistrit të përgjithshëm siç përcaktohet në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH” ne fuqi.
Neni 93
Çregjistrimi
Personi i tatueshëm i regjistruar në përputhje me dispozitat e këtij kreu detyrohet të kërkojë çregjistrimin jo më vonë se 15 ditë nga dita e fundit, kur ai ka kryer furnizime të tatueshme, si pjesë të veprimtarisë së tij ekonomike.
Çregjistrimi i personit të tatueshëm kryhet në përputhje me procedurën e parashikuar në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH”
Neni 94
Detyrimi për të njoftuar ndryshimet
Personi i tatueshëm i regjistruar në përputhje me dispozitat e këtij kreu detyrohet të njoftojë administratën tatimore, me shkrim, brenda 15 ditëve për çdo ndryshim në emrin, adresën, veprimtarinë e tij ekonomike, ose për çdo ndryshim në informacionin e dhënë prej tij organeve tatimore, në kohën kur ka kërkuar të identifikohet për TVSH-në.
Njoftimi i ndryshimeve të personit të tatueshëm kryhet në përputhje me procedurën e parashikuar në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH” ne fuqi.
SEKSIONI 4
FATURIMI
Neni 95
Përkufizime
Në funksion të këtij kreu me:
1. “Faturë” kuptohet çdo dokument në letër ose në formë elektronike që përmbush kushtet e përcaktuara në këtë ligj.
2. “Faturë elektronike”, kuptohet një faturë që përmban informacionin e kërkuar në këtë ligj, e cila është lëshuar dhe është marrë në një format elektronik.
3. Në kuptim të këtij neni trajtohet si faturë çdo dokument në letër ose formë elektronike që ndryshon dhe i referohet në mënyrë specifike dhe të qartë faturës fillestare dhe që për qëllime të këtij ligji do të jenë dokumentet e emërtuara si më poshtë :
a. Notë krediti – dokument i lëshuar nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve për qëllim të një rregullimi në rritje të detyrimit të TVSH-së, pasi të jetë lëshuar fatura tatimore për atë furnizim të tatueshëm.
b. Notë debiti – dokument i lëshuar nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve për qëllim të një rregullimi në zbritje të detyrimit të TVSH-së, pasi të jetë lëshuar fatura tatimore për atë furnizim të tatueshëm.
Neni 96
Parimi i përgjithshëm mbi faturimin
1. Faturimi do të kryhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë seksion për te gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, vendi i te cilave sipas dispozitave te kapitullit IV të këtij ligji, eshte në Shqiperi.
2. Faturimi do t’i nënshtrohet rregullave te percaktuara ne kete seksion, edhe ne rastin kur furnizuesi ka në Shqipëri selinë e aktivitetit të tij ekonomik ose një vendndodhje të qëndrueshme nga e cila eshte kryer furnizimi, ose në mungese të një selie ose nje vendndodhje te qendrueshme, furnizuesi ka ne Shqiperi adresën e tij të përhershme ose zakonisht banon, pavaresisht se furnizimi i mallrave ose sherbimeve ashtu sic parashikohet ne Kapitullin IV te ketij ligji konsiderohet te mos jete bere ne Shqiperi.
3. Ne rastin kur faturimi kryhet nga personi i tatueshem qe ka marre furnizimin, nepermjet vete-faturimit, fatura do te leshohet sic percaktohet ne piken 1 te ketij neni.
Neni 97
Lëshimi i faturave
1. Personi i tatueshëm duhet të sigurohet për lëshimin e faturës nga ai vete ose nga blerësi i tij, ose në emrin e tij dhe për llogari të tij, nga të tretet, në rastet e mëposhtme:
a. Për çdo furnizim malli ose shërbimi që kryen kundrejt një personi tjetër të tatueshëm ose një personi juridik të patatueshëm;
b. Për çdo pagese të kryer para se të kryhet furnizimi i mallit ose para përfundimit të furnizimit të shërbimit sipas shkronjës a të kësaj pike
2. Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni lëshimi i faturës nuk kërkohet për rastet e furnizimeve të shërbimeve të përjashtuara nga TVSH sipas pikave nga a) në g) të nenit 53 të këtij ligji. Dokumentimi i këtyre transaksioneve bëhet siç përcaktohet nga autoritetet që mbikqyrin këto lloj veprimtarish në marrëveshje me autoritetin tatimor dhe duhet të përmbajnë të paktën informacionin siç përcaktohet në nenin 102 të këtij ligji.
Neni 98
Të tjera përcaktime mbi faturimin
Personi i tatueshëm për furnizime të mallrave ose shërbimeve me vlerë maksimale deri 40.000 leke nuk është i detyruar të lëshojë faturë tatimore me përmbajtje siç përcaktohet në nenin 101 të këtij ligji, përveç rasteve kur blerësi e kërkon atë.
Neni 99
Momenti i lëshimit të faturës
1. Fatura lëshohet në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.
2. Furnizimet e shërbimeve për të cilat TVSH paguhet nga marrësi i furnizimit sipas pikës 2 të nenit 86 të këtij ligji, fatura duhet të lëshohet jo më vone se data 14 e muajit pasardhës të muajit gjatë së cilit lind TVSH- ja për furnizimin.
3. Personi i tatueshëm që kryen një furnizim mallrash, detyrohet të lëshojë një faturë për atë furnizim në momentin kur mallrat janë livruar ose kur ato bëhen të disponueshme në përputhje me dispozitat e parashikuara në seksionin 1 të kapitullit IV të këtij ligji.
4. Personi i tatueshëm që kryen një furnizim shërbimesh, detyrohet të lëshojë një faturë për atë furnizim në momentin kur shërbimet janë kryer.
5. Fatura mund të lëshohet në mënyrë periodike për disa furnizime mallrash ose shërbimesh të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt ose të vazhdueshme të realizuara midis personit të tatueshëm dhe klientit të tij, në të njëjtin muaj në të cilin furnizimet janë kryer. Në ndërtim fatura tatimore duhet lëshuar çdo muaj.
Neni 100
Raste të tjera të lëshimit të faturës
1. Fatura mund të lëshohet nga blerësi ose klienti i një malli apo shërbimi, për furnizimet e mallrave ose shërbimeve të marra prej tij nga një person i tatueshëm nëse ka një marrëveshje paraprake midis dy palëve dhe me kushtin që të ekzistojë një procedurë për pranimin nga furnizuesi i mallit ose shërbimit të çdo fature të leshuar për llogari dhe ne emer te tij.
2. Ministri i Financave përcakton me udhëzim kushtet dhe mundësitë e zbatimit të pikës 1.
Neni 101
Përmbajtja e faturës
Fatura e lëshuar përpilohet në formën e caktuar nga Ministri i Financave dhe përmban informacionin e mëposhtëm:
1) data e lëshimit të faturës;
2) një numër serial që e identifikon faturën në mënyrë unike;
3) numri i identifikimit të TVSH-së, të personit të tatueshëm që kryen furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, sipas përcaktimit të nenit 92 të këtij ligji;
4) numri i identifikimit të TVSH-së të blerësit sipas përcaktimit të nenit 92 të këtij ligji, kur ai është person i tatueshëm për furnizime brenda territorit të Shqipërisë;
5) emri dhe adresa e plotë e shitësit dhe e blerësit;
6) sasia dhe përshkrimi i mallrave të shitura dhe përshkrimi i shërbimeve të kryera;
7) Data në të cilën furnizimi i mallrave ose shërbimeve është kryer ose data në të cilën pagesa është kryer në përputhje me shkronjën a, pika 1 të nenit 97 të këtij ligji, nëqoftëse kjo datë është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës;
8) Kur fatura është lëshuar për pagesë të kryer në avancë dhe TVSH bëhet e kërkueshme në momentin e marrjes së pagesës si dhe e drejta e zbritjes lind në këtë moment, në faturë duhet të shkruhet “ Pagesë në avancë”;
9) çmimin për njësi, pa TVSH-në, për çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar si dhe çdo ulje të çmimit ose zbritje që nuk është përfshirë në çmimin për njësi;
10) vlerën e tatueshme sipas shkallës tatimore të zbatuar ose të përjashtuar;
11) shkallën e zbatuar të TVSH-së, të shprehur në përqindje;
12) Vlerën e TVSH-së së pagueshme përveç rasteve kur zbatohet një regjim i veçantë, sipas të cilit në përputhje me këtë ligj, kjo vlerë nuk duhet të tregohet në faturë;
13) Vlerën totale me TVSH;
14) Kur fatura lëshohet nga blerësi për furnizimin e marrë nga furnizuesi në faturën e lëshuar duhet të shkruhet “Vetë- faturim”;
16. Në rast se personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime të përjashtuara nga TVSH-ja fatura duhet të tregojë dispozitën e këtij ligji sipas së cilës përjashtohet;Në rast se personi i tatueshëm në cilësinë e blerësit apo klientit është përgjegjës për pagesën e TVSH-së, në faturë duhet të shkruhet “autongarkesë e TVSH-së” (reverse-charge);
17. Në rast të zbatimit të regjimit të veçantë për agjencitë e udhëtimit, në faturë duhet të shkruhet “TVSH është zbatuar mbi marzhin – regjimi i agjencive të udhëtimit”
18. Në rast të zbatimit të njërit prej regjimeve të veçanta për mallrat e përdorura dhe për objektet e artit, koleksioneve ose antikitetit në faturë duhet të shkruhet respektivisht “TVSH është zbatuar mbi marzhin – regjimi i mallrave të përdorura”; “TVSH është zbatuar mbi marzhin- objektet e artit”; “TVSH është zbatuar mbi marzhin- objektet e koleksioneve dhe antikitetit”
19. Në rast se personi përgjegjës për pagesën e TVSH-së është një përfaqësues tatimor për qëllime të nenit 87 të këtij ligji, duhet të tregohet në faturë numri i identifikimit të TVSH-së të përfaqësuesit tatimor sipas nenit 91 dhe 92 të këtij ligji, së bashku me emrin dhe adresën e tij të plotë.
Neni 102
Dokumenta tatimore të thjeshtuara
1. Personi i tatueshëm për furnizime të kryera sipas pikës 1 të nenit 98 të këtij ligji, për të cilat nuk është i detyruar të lëshojë faturë tatimore me përmbajtje siç përcaktohet në nenin 101 të këtij ligji, duhet të lëshojë një faturë të thjeshtuar me përmbajtjen si më poshtë:
a) Data e lëshimit;
b) Identifikimi i personit të tatueshëm që furnizon mallrat dhe shërbimet;
c) Identifikimi i mallrave dhe shërbimeve të furnizuara;
d) Vlera e TVSH-së së pagueshme dhe informacioni i nevojshëm për llogaritjen e saj;
Për qëllime të kësaj pike kuponi tatimor siç përcaktohet në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH” është dokument tatimor i thjeshtuar.
2. Dokumentat e përcaktuara në pikën 3 të nenit 95 të këtij ligji përveç informacionit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni duhet të kenë të shkruar referencat e faturës fillestare përkatëse dhe detajet specifike që ato korrigjojnë.
Neni 103
Kushte të tjera për përmbajtjen e faturave
1. Vlerat e treguara në faturë mund të jenë të shprehura në çfarëdo lloj monedhe, me kusht që vlera e tatueshme dhe vlera e TVSH-së për t’u paguar të jetë e shprehur në vlerën ekuivalente në monedhën kombëtare shqiptare (LEK).
2. Në rastin kur faturat për furnizimet e marra janë të hartuara në gjuhe te huaj, administrata tatimore për qëllime të kontrollit tatimor, mund të kërkojë përkthimin autentik të faturave në gjuhen shqipe.
SEKSIONI 5
FATURAT LETËR DHE FATURAT ELEKTRONIKE
Neni 104
Mënyra e lëshimit dhe dërgimit të faturave
1. Faturat tatimore dhe dokumentat e tjera të lëshuara sipas këtij ligji mund të vihen në dispozicion në letër sipas formatit te faturës tatimore, e cila shtypet dhe shpërndahet nga autoritetet tatimore apo nga subjekte private të autorizuara, sic percaktohet ne Ligjin “Per Procedurat Tatimore ne RSH” ne fuqi.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka të drejtë të lejojë mospërdorimin e faturave tatimore ne perputhje me piken 1 me siper, në rastet kur personi i tatueshëm i regjistruar mund të tregojë, me kërkesë të organeve tatimore, që sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial për çdo transaksion të tatueshëm dhe që ka një numër të konsiderueshëm klientësh konsumatorë.
3. Faturat tatimore dhe dokumentat e tjera të lëshuara sipas këtij ligji mund të vihen në dispozicion elektronikisht pas një marrëveshje paraprake sipas së cilës marrësi pranon që faturat t’i vihen në dispozicion në mënyrë elektronike, vetem nese plotesohen kerkesat e parashikuara ne piken 2 te nenit 105 te ketij ligji.
Neni 105
Kriteret e dërgimit dhe lëshimit të faturave
1. Vërtetësia e Origjinës, integriteti i përmbajtjes dhe lexueshmëria e një fature, qoftë kjo në letër apo në formë elektronike, garantohen duke filluar nga momenti i lëshimit të saj deri në përfundimin e periudhës së ruajtjes së faturës. Mënyra për të siguruar vërtetësinë e origjinës, integritetin e përmbajtjes dhe lexueshmërinë e faturës siç përcaktohet në pikën 2 të këtij neni do të përcaktohet me Udhëzim të Ministrit të Financave.
2. Vërtetësia e origjinës dhe integriteti i përmbajtjes së një faturë elektronike duhet të garantohen nëpërmjet një nënshkrimi të avancuar elektronik ose nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave (EDI) sic kerkohet dhe parashikohet ne rregullimet dhe rekomandimet evropiane.
3. Në kuptim të këtij neni :
“Autenticiteti i origjinës” nënkupton sigurimin e identitetit të furnizuesit ose lëshuesit të faturës.
“Integriteti i përmbajtjes” nënkupton që përmbajtja e kërkuar sipas ketij ligji nuk është ndryshuar.
4. Ne rast se disa fatura elektronike te nje serie i jane derguar ne te njejten kohe te njejtit marres, te dhenat e perbashketa te seciles fature mund te permenden vetem njehere me kushtin qe, per cdo fature te jete e mundur marrja e te gjithe informacionit qe ajo permban.
SEKSIONI 6
DEKLARATA
Neni 106
Deklarata e TVSH-së
1. Çdo person i tatueshëm duhet të dorëzojë një deklaratë TVSH-je e cila përmban gjithë informacionin e nevojshëm në të cilin të bazohet llogaritja e TVSH-në që është bere e kërkueshme, vlera e TVSH-së që mund të zbritet, vlerat e tatueshme të veprimeve që lidhen me llogaritjen e TVSH-së së kërkueshme dhe asaj të zbritshme si edhe vlerën e furnizimeve të përjashtuara nga TVSH.
2. Përveç të dhënave që përmban deklarata e TVSH-së sipas pikës 1 të këtij neni, Ministri i Financave përcakton me udhëzim formën dhe përmbajtjen e plotë të deklaratës si dhe përcakton modalitetet e deklarimit të TVSH-së në lidhje me importet.
3. Deklarata e TVSH-së e bere sipas paragrafit 1 do të dorëzohet siç përcaktohet në nenin 65 të Ligjit Nr 9920, date 13.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, ne fuqi, në të cilin parashikohet edhe dërgimi në rrugë elektronike.
Neni 107
Afati i paraqitjes së deklaratës dhe periudha tatimore
1. Deklarata e TVSH-së e bere në përputhje me nenin 106 të këtij ligji duhet të dorëzohet jo më vonë se 14 ditë pas përfundimit të periudhës tatimore që deklarohet.
2. Në kuptim të pikës 1 të këtij neni periudha tatimore është muaji kalendarik përveç rasteve kur në këtë nen përcaktohet ndryshe.
3. Për një person të tatueshëm që regjistrohet fillimisht, periudha tatimore fillon në ditën kur Certifikata e Regjistrimit shënon se regjistrimi hyn në fuqi dhe përfundon në ditën e fundit të atij muaji.
4. Për një person të tatueshëm që çregjistrohet, periudha tatimore fillon në ditën e parë të muajit përkatës dhe përfundon në ditën në të cilën personi është çregjistruar.
5. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim që për ndonjë kategori personash të tatueshëm, periudha tatimore të jetë më e gjatë se një muaj, por jo më e gjatë se një vit kalendarik.
Neni 108
Deklarimi për persona të tjerë
Personat në territorin e Shqipërisë, të cilët në mbështetje të pikës 2 të nenit 86 dhe nenit 87 të këtij ligji, konsiderohen si përgjegjës për pagesën e TVSH-së në vend të personit të tatueshëm që nuk është i vendosur në territorin e Shqipërisë, duhet të përmbushin detyrimin për të deklaruar në përputhje me dispozitat e këtij kreu.
Neni 109
Deklarime të tjera
1. Autoriteti tatimor mund t’i kërkojë dhe t’i lejoje personit të tatueshëm të bëjë deklarime të tjera, si shtesë e deklaratave për periudhat tatimore, në përputhje me nenin 67 të Ligjit “Për Procedurat Tatimore në RSH”. në këtë rast deklarimi bëhet në përputhje me pikën 3 të nenit 106 të këtij ligji.
2. Të gjithë personat të cilët në zbatim të këtij kreu kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën e TVSH-së duhet ta shoqërojnë çdo deklarate për një periudhe të caktuar tatimore me regjistrat përmbledhës mujore si për furnizime të kryera dhe për furnizime të marra dhe saktësime të tyre, të emërtuar përkatësisht libër shitje dhe libër blerje. në këtë rast deklarimi bëhet në përputhje me pikën 3 të nenit 106 të këtij ligji.
3. Ministri i Financave përcakton me udhëzim formën dhe përmbajtjen e librit të shitjes dhe librit të blerjes.
Neni 110
Dispozita të ndryshme
1. Personat e tatueshëm që i nënshtrohen regjimit të ndërmarrjeve të vogla sipas kapitullit XI, seksioni 1 të këtij ligji, përjashtohen nga detyrimet për faturimin dhe deklarimin e TVSH-së siç përcaktohet në seksionet 4, 5 dhe 6 të këtij kapitulli.
Këta persona për faturimin i nënshtrohen dispozitave të nenit 47 të Ligjit Nr 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar, sipas të cilit përdorin faturën e thjeshte tatimore që përmban më pak elemente se ç’parashikohet në nenin 101 të këtij ligji.
2. Prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të kompensimit siç përcaktohet në Seksionin 4 të kapitullit XI të këtij ligji përjashtohen nga përmbushja e detyrimeve mbi faturimin, deklarimin, mbajtjen e kontabilitetit të përcaktuara në seksionet 4,5,6 dhe 7 të këtij kapitulli.
Neni 111
Dokumentimi i veprimeve të importit
Për veprimet e importimit lidhur me mallrat që çlirohen për qarkullim të lirë në territorin e Shqipërisë, zbatohet formalitetet dhe procedurat e parashikuara në dispozitat doganore në fuqi për importimin e mallrave në territorin doganor të Shqipërisë.
Neni 112
Dokumentimi i veprimeve të eksportit
Për veprimet e eksportimit të mallrave që çlirohen për qarkullim të lirë drejt territoreve që nuk janë pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, zbatohen formalitetet dhe procedurat e parashikuara në dispozitat doganore në fuqi për eksportimin e mallrave nga territori doganor i Shqipërisë.
SEKSIONI 7
KONTABILITETI
Neni 113
Përkufizime
Në funksion të këtij kreu, me “ruajtje të një fature në rrugë elektronike” kuptohet ruajtja e të dhënave e kryer me anën e pajisjeve elektronike të trajtimit (përfshirë komprimimin numerik) dhe të memorizimit, dhe duke përdorur kabllo, valë, mjete optike apo mjete elektromagnetike.
Neni 114
Detyrimi për të mbajtur regjistrime
1. Çdo person i tatueshëm duhet të mbajë llogarite e kontabilitetit të detajuara në masë të mjaftueshme që TVSH të aplikohet dhe zbatimi i saj të kontrollohet nga ana e administratës tatimore.
2. Çdo person i tatueshëm detyrohet të mbajë llogari, duke përfshirë regjistrat për të gjitha furnizimet e kryera prej tij, të gjitha furnizimet e bëra atij dhe të gjitha importet e mallrave të kryera prej tij, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në përshtatje me Ligjin Nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
3. Çdo person i tatueshëm detyrohet që të mbaje regjistrimet sipas këtij neni ku përfshihen të gjitha faturat dhe çdo dokument tjetër i ngjashëm të lëshuara nga ose për personin e tatueshëm në lidhje me furnizimet e bëra atij dhe të bëra prej tij.
4. Regjistrimet e mbajtura në bazë të këtij neni ruhen për një periudhë prej 5 vjetësh.
5. Ministri i Financave ka të drejtë të përcaktojë formatin e librave ku do të mbahen regjistrimet në lidhje me dokumentat tatimore të parashikuara në këtë ligj si dhe të parashikojë që regjistrimet e mbajtura sipas këtij neni të regjistrohen në kompjuter ose si të dhëna elektronike.
Neni 115
Ruajtja e dokumentave tatimore
1. Çdo person i tatueshëm duhet të marrë masa për ruajtjen e faturave të lëshuara nga ai vetë, nga blerësi apo nga marrësi, ose në emër të tij e për llogari të tij nga një i tretë, si edhe të faturave që ka marrë.
2. Personi i tatueshëm ka të drejtë ta caktojë vetë vendin e ruajtjes së faturave apo informacioneve të ruajtura në përputhje me pikën 1 të këtij neni, me kusht që t’i vërë në dispozicion të autoriteteve kompetente, menjëherë me kërkesën e tyre. Nëse regjistrimet janë mbajtur në kompjuter ose si të dhëna elektronike, t’u lejojnë atyre hyrjen në vendin ku regjistrimet janë mbajtur dhe hyrjen në kompjuter a pajisje të tjera për të inspektuar regjistrimet e mbajtura si të dhëna elektronike.
3. Personi i tatueshëm i vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të ruajë brenda territorit të Shqipërisë të gjitha faturat e lëshuara nga ai vetë, nga blerësi apo nga marrësi, ose në emër të tij e për llogari të tij nga një i tretë, si edhe të gjitha fatura që ai ka marrë, aty ku ruajtja nuk është kryer me anën e një mjeti elektronik që garanton një akses të plotë dhe në linjë tek të dhënat në fjalë.
Neni 116
Afati dhe mënyra e ruajtjes së informacionit
1. Periudha gjatë të cilës personi i tatueshëm duhet të siguroje ruajtjen e faturave që lidhen me furnizimet e mallrave apo të shërbimeve të kryera në territorin e Shqipërisë, si edhe të atyre të marra nga ana personave të tatueshëm apo jo të tatueshëm të vendosur në Shqipëri është 5 vite të plota kalendarike duke filluar nga viti që pason vitin kur lëshohet fatura.
2. Në kuptim të pikës 1 të këtij neni, faturat e lëshuara në përputhje me sa përcaktohet në Seksionin 5 të këtij ligji duhet të ruhen në formën origjinale në të cilën janë dërguar apo vënë në dispozicion, qoftë kjo letër ose elektronike. Përveç kësaj, në rastin e faturave të ruajtura me mjete elektronike, të dhënat të cilat garantojnë vërtetësinë e origjinës së faturave dhe integritetin e përmbajtjes së tyre duhet të ruhen gjithashtu me mjete elektronike.
KAPITULLI XI
REGJIME të VEÇANTA
SEKSIONI 1
REGJIMI I NDERMARRJEVE të VOGLA
Neni 117
Objekti i regjimit të ndërmarrjeve të vogla
1. Personat e tatueshëm rezident në Shqipëri, qarkullimi vjetor i të cilëve është nën kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, janë objekt i regjimit për ndërmarrjet e vogla, duke përfituar një përjashtim nga detyrimi për të llogaritur TVSH-në ne shitje per furnizimet e mallrave dhe sherbimeve te kryera prej tyre.
2. Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në përcaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.
3. Nuk përfshihen në regjimin e ndermarrjeve te vogla ne kuptim te pikes 1 te ketij neni, personat e tatueshëm që kryejnë veprimtari ekonomike që përbën evazion fiskal sipas kuptimit të nenit 116 të Ligjit 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”.
Neni 118
Veprimtaritë për të cilat nuk aplikohet regjimi
Regjimi nuk aplikohet në rastet e mëposhtme:
a) Furnizimet e kryera në mënyrë rastësore të pasurive të paluajtshme.
b) aktiviteteve të përfshira në skemën e prodhuesve bujqësorë;
c) Për furnizimet e shërbimeve të kryera nga një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në Shqipëri, vend në të cilin lind detyrimi për TVSH-në.
Neni 119
Qarkullimi
1. Qarkullimi vjetor që shërben për zbatimin e regjimit sipas nenit 117 të këtij seksioni, përfshin qarkullimin e realizuar nga të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve, përveç atyre të përjashtuara, të kryera nga i njëjti person i tatueshëm dhe llogaritet në bazë të çmimit gjithsej që duhet të paguajë blerësi, pa përfshirë TVSH-ne.
2. Nuk merren parasysh për llogaritjen e qarkullimit:
a. Furnizimet e aktiveve materiale dhe jomateriale të personit të tatueshëm, si ndërtesat, makinat dhe pajisjet që konsiderohen si aktive të investimit dhe nuk mbahen me qellim për t’u shitur.
b. Vlerat e përfituara nga veprimet financiare të parashikuara në nenin 53 të këtij ligji të cilat nuk krijohen si rezultat i kryerjes së veprimtarisë ekonomike.
c. Vlerat e përfituara nga veprimet mbi pasuri të paluajtshme të cilat nuk krijohen si rezultat i veprimtarisë ekonomike kryesore, për të cilën personi i tatueshëm është regjistruar.
3. Furnizimet e pasurisë së paluajtshme dhe shërbimet financiare, pavarësisht se janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja sipas nenit 53 të këtij ligji kur krijohen si rezultat i veprimtarisë ekonomike kryesore, bëjnë pjese në qarkullimin vjetor për qëllime të pikës 1 të këtij neni.
4. Për qëllime të këtij neni, për një person të tatueshëm, i cili regjistrohet për here të parë për të kryer një veprimtari ekonomike, qarkullimi në lidhje me kufirin minimal të regjistrimit llogaritet në mënyrë proporcionale me periudhën nga data e krijimit (regjistrimit) deri në fund të vitit fiskal.
Neni 120
E drejta e zgjedhjes
1. Personi i tatueshëm pavarësisht se plotëson kriteret për aplikimin e këtij regjimi ose e zbaton atë, ka të drejtë të zgjedhe të zbatoje regjimin normal të TVSH-së.
2. Personi që zgjedh të jetë i regjistruar për TVSH-në sipas pikës 1 të këtij neni, detyrohet të qëndrojë dhe t’i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së jo më pak se 2 vjet kalendarikë.
3. Personi i regjistruar për TVSH-në sipas këtij neni, ka të drejtë të kërkojë t’i nënshtrohet regjimit të ndërmarrjeve të vogla dhe çregjistrimi i tij nga regjimi normal i TVSH-se hyn në fuqi 6 (gjashte) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës.
Neni 121
Faturimi
1. Personat e tatueshëm që përfitojnë nga përfshirja në këtë regjim nuk gëzojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së në përputhje me Kapitullin X të këtij ligji.
2. Këta persona nuk kanë të drejtë të llogarisin TVSH në faturë.
3. Nëse personat e tatueshëm që aplikojnë këtë regjim, llogarisin TVSH në faturat e tyre, përveç se i nënshtrohen dënimit të përcaktuar në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar, duhet të paguajnë TVSH-në e faturuar, ndërsa personi i tatueshëm që ka marrë furnizimin nuk ka të drejtë të zbresë atë TVSH.
Neni 122
Kalimi i kufirit minimal të regjistrimit
1. Personi i tatueshëm i cili i nënshtrohet regjimit të ndërmarrjeve të vogla, qarkullimi i të cilit gjatë 12 muajve te njepasnjeshem tejkalon kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-ne, eshte i detyruar të kërkoje të regjistrohet brenda 15 ditëve nga data e kalimit të kufirit. Kur kufiri minimal i regjistrimit per TVSH-ne tejkalohet me pare se 12 muaj, atehere personi i tatueshem duhet te kerkoje te regjistrohet menjehere brenda 15 diteve nga data e kalimit te kufirit.
Data e kalimit të kufirit konsiderohet dita e fundit e muajit kalendarik ne te cilin realizohet tejkalimi i kufirit minimal te regjistrimit.
2. Personi i regjistruar për TVSH-në sipas pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë të kërkojë t’i nënshtrohet regjimit të ndërmarrjeve të vogla në rast se qarkullimi i tij ne 12 muajt e fundit kalendarike bie nen kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-ne. Çregjistrimi i tij nga regjimi normal i TVSH-se hyn në fuqi 12 (dymbëdhjetë) muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës per t’iu nenshtruar regjimit te ndermarrjeve te vogla.
SEKSIONI 2
REGJIMI PER AGJENTET E UDHETIMIT
Neni 123
Përkufizime
1. Agjent i udhëtimit është personi i tatueshëm i cili vepron si ndërmjetës në emrin e tij dhe kujdeset për të realizuar udhëtimin për klientët.
2. Organizatori i udhëtimeve turistike konsiderohet si agjent udhëtimi.
3. Klienti në kuptim të këtij seksioni kupton udhëtarin ose një agjent tjetër udhëtimi.
Neni 124
Objekti i regjimit të Agjentit të Udhëtimit
1. Veprimet që agjenti kryen në emrin e tij për klientin, për realizimin e të cilave përdor furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve të ofruara nga persona të tjerë të tatueshëm, konsiderohen si një shërbim i vetëm i furnizuar nga agjenti i udhëtimit për klientin e tij.
2. Shërbimi i vetëm është i tatueshëm në Shqipëri, nëse agjenti i udhëtimit vendin kryesor të aktivitetit të tij ose një njësi fikse prej së cilës ai furnizon shërbimin, e ka të vendosur në Republikën e Shqipërisë.
Neni 125
Vlera e tatueshme
1. Vlera e tatueshme e furnizimit të shërbimit të vetëm është marzhi i agjentit të udhëtimit zvogëluar me vlerën e TVSH-së që lidhet me vetë marzhin.
2. Marzhi i agjentit të udhëtimit konsiderohet diferenca ndërmjet çmimit total te paguar nga klienti dhe vlerës reale te paguar nga agjenti i udhëtimit për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të faturuara nga persona të tjerë të tatueshëm, për veprimet e kryera në përfitim të drejtpërdrejtë të klientit. Transaksionet sipas ketij neni duhet te kryhen nepermjet llogarive bankare.
Neni 126
E drejta e zbritjes së TVSH-së
TVSH-ja që agjenti i udhëtimit i detyrohet personave të tjerë të tatueshëm për veprimet e kryera sipas nenit 124 të këtij ligji, në përfitim të drejteperdrejte të klientit të tij, nuk njihet si e zbritshme ose e rimbursueshme.
Neni 127
Raste të tjera
1. Nëse veprimet për të cilat agjenti i udhëtimit i është drejtuar personave të tjerë të tatueshëm janë kryer nga këta persona jashtë Republikës së Shqipërisë, shërbimi i kryer nga agjenti i udhëtimit është i ngjashëm me veprimtarinë e ndërmjetësit dhe përjashtohet nga tvsh sipas nenit 62 te këtij ligji.
2. Nëse këto veprime sipas pikës 1 të këtij neni janë kryer brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, marzhi do të aplikohet vetëm për shërbimin e agjentit të udhëtimit të kryer brenda vendit. Pjesa e shërbimit të agjentit të udhëtimit që u përket veprimeve jashtë RSH-së përjashtohet nga tvsh sipas nenit 62 te ketij ligji.
Neni 128
Përjashtimet nga regjimi
Përcaktimet e bëra në këtë seksion nuk aplikohen për agjentin e udhëtimit që vepron vetëm si ndërmjetës në emër dhe për llogari të kryesorit të tij sipas përcaktimit te shkronjes c, pika 1, neni 40 të këtij ligji.
SEKSIONI 3
REGJIM I VECANTE I ZBATUAR PER SHITJEN E MALLRAVE të PERDORURA, VEPRAVE TE ARTIT, OBJEKTEVE të KOLEKSIONIT DHE ANTIKITETIT
Nënseksioni 1
REGJIMI I MARZHIT të FITIMIT
Neni 129
Përkufizime
Në kuptim të këtij seksioni:
1. “mallra të përdorura”, janë mallrat materiale të luajtshme që janë të përshtatshme për përdorim të mëtejshëm në gjendjen që janë ose pas riparimit, përveç veprave të artit, objekteve të koleksionit dhe antikitetit.
2. “vepra arti”, “objekte të koleksionit” dhe “objektet e antikitetit”, janë ato mallra që përcaktohen në aneksin II të këtij ligji.
3. “person i tatueshëm rishitës”, është çdo person i tatueshëm i cili në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike, me qëllim për të rishitur, blen, përdor për qëllime të aktivitet të tij ose importon mallra të përdorura, vepra arti, objekte të koleksionit apo antikiteti, qoftë për llogari të veten, qoftë për llogari të të tretëve mbi bazën e një kontrate për të cilën paguan komision për blerjet ose shitjet.
4. “Organizator i shitjeve në ankand” është personi i tatueshëm i cili në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike, në emër të tij, por për llogari të porositësit, nxjerr mallin e porositësit në ankand për t’ia shitur ofertuesit më të mire.
5. “Porositësi i shitjes në ankand” është cilido person malli i të cilit i jepet për t’u shitur organizatorit të shitjes në ankand, mbi bazën e një kontrate sipas së cilës ai përfiton komision për shitjen.
6. “çmim shitjeje” është vlera totale që personi i tatueshëm rishitës ose organizatori i shitjes në ankand përfiton apo do të përfitojë nga blerësi për shitjen e mallrave të përmendura në pikat 1 dhe 2, përfshirë tatimet, taksat, shpenzime doganore, shpenzime dytësore si komisione, shpenzime transporti, ambalazhimi, sigurimi etj, duke përjashtuar shumat e rimbursuara sipas shkronjës c) pika 1 të nenit 40 të këtij ligji.
7. “çmim blerjeje”, vlera totale e paguar ose për t’u paguar furnizuesit për blerjen e mallrave të përmendura në pikat 1 dhe 2.
Neni 130
Objekti
Regjimi i marzhit aplikohet për furnizimet e kryera nga një person i tatueshëm rishitës i mallrave të përdorura, veprave të artit, objektet e koleksionit ose të antikitetit të cilat i janë furnizuar atij brenda territorit të Shqipërisë nga personat e mëposhtëm:
a) një person që nuk është i tatueshëm për TVSH-në.
b) një person i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave që ai kryen përjashtohet nga TVSH sipas nenit 54 të këtij ligji ose furnizon mallra për të cilat nuk ka pasur të drejtën e zbritjes së TVSH-së sipas nenit dhe 74 të këtij ligji.
c) një person tjetër i tatueshëm rishitës furnizimi i mallrave të të cilit kryhet sipas kësaj skeme.
d) një person i tatueshëm i cili është subjekt i regjimit për ndërmarrjet e vogla sipas përcaktimeve të Seksionit 1 të Kapitullit XI të këtij ligji dhe furnizimi që kryhet ka të bëjë me mall kapital të përfshirë në aktivet afatgjata.
Neni 131
Vlera e tatueshme
1. Vlera e tatueshme e furnizimit të mallrave sipas nenit 130 të këtij ligji është marzhi i realizuar nga subjekti, zvogëluar me vlerën e TVSH-së që lidhet me vetë marzhin.
2. Marzhi i realizuar nga personi i tatueshëm është i barabarte me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes të kërkuar nga personi i tatueshëm rishitës dhe çmimit të blerjes.
Neni 132
Marzhi Total
1. Për kategori të caktuara të personave të tatueshëm rishitës, vlera e tatueshme për furnizimet e mallrave për të cilat aplikohet e njëjta tarifë TVSH-je, përbëhet prej marzhit total të realizuar për periudhën për të cilën personi i tatueshëm rishitës detyrohet të paraqesë deklarate sipas nenit 106 të këtij ligji, zvogëluar me TVSH-në që lidhet me vetë marzhin total.
2. Marzhi total është diferenca ndërmjet vlerës totale të furnizimeve me vlerën totale të blerjeve të mallrave që i nënshtrohen këtij regjimi, të kryera gjatë çdo periudhe për të cilën personi i tatueshëm rishitës detyrohet të deklaroje.
3. Nëse gjatë një periudhe vlera totale e blerjeve është më e madhe se vlera totale e furnizimeve të kryera, diferenca i shtohet totalit të blerjeve të muajit pasardhës.
4. Personi i tatueshëm rishitës që zbaton këtë regjim bën një rregullim vjetor si më poshtë:
a. Nëse diferenca midis vlerës së stokut të datës 31 dhjetor me vlerën e stokut të datës 1 janar të të njëjtit vit është negative ajo i shtohet blerjeve të kryera në periudhën e parë të vitit pasardhës;
b. Nëse diferenca midis vlerës së stokut të datës 31 dhjetor me vlerën e stokut të datës 1 janar të të njëjtit vit është pozitive ajo i zbritet blerjeve të kryera në periudhën e parë të vitit pasardhës.
5. Kryerja e veprimeve rregulluese mbi vlerën e tatueshme nuk sjell në përfitim të personit të tatueshme rishitës, asnjë të drejtë rimbursimi të tatimit mbi vlerën e shtuar që lidhet me ato transaksione.
Neni 133
E drejta e zgjedhjes
1. Personit të tatueshëm rishitës ka të drejtë të zgjedhe mbi aplikimin e regjimit të marzhit për furnizimet e mallrave të mëposhtme:
a. te objekteve të artit, artikujve të koleksionit dhe të antikitetit të cilat personi i tatueshëm i ka importuar vete;
b. te objekteve të artit të cilat i janë furnizuar personit të tatueshëm nga vete autori apo nga ata që zotërojnë të drejtat mbi to.
2. Nëse personi i tatueshëm zgjedh të aplikojë regjimin e marzhit për furnizimet e parashikuara në këtë nen, vlera e tatueshme e tyre do të jetë në përputhje me Nenin 131 të këtij seksioni.
3. Për furnizimet e objekteve të artit, artikujve të koleksionit dhe antikitetit të importuara nga vetë personi i tatueshëm rishitës, çmimi i blerjes që merret parasysh për llogaritjen e marzhit është i barabarte me vlerën e tatueshme të importit e përcaktuar në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, shtuar me TVSH-në e paguar ose për t’u paguar për importin.
4. Personi i tatueshëm rishitës, i cili ushtron të drejtën sipas pikës 1 të këtij neni, detyrohet të zbatoje këtë regjim për një periudhe prej të paktën 3 vite ushtrimore.
Neni 134
Kufizimi i Kreditimit të TVSH-së për regjimin e marzhit
1. Personat e tatueshëm rishitës nuk kanë të drejtë të zbresin TVSH-në në lidhje me blerjet brenda vendit, importimin e veprave të artit, objektet e koleksionit apo të antikitetit kur furnizimi tatohet në përputhje me dispozitat e neneve 129 dhe 130 të këtij ligji.
2. Personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë TVSH-në për mallrat që i janë furnizuar nga një person i tatueshëm rishitës nëqoftëse ky furnizim i është nënshtruar regjimit të marzhit.
Neni 135
Faturimi
Personat e tatueshëm rishitës të cilët zbatojnë regjimin e marzhit nuk duhet të llogarisin apo të pasqyrojnë të ndarë vlerën e TVSH-së në faturën e lëshuar. Në çdo faturë të lëshuar që i nënshtrohet regjimit të marzhit personi i tatueshëm rishitës duhet të shënojë : Shitje që i nënshtrohet regjimit të marzhit të fitimit.
Neni 136
E drejta për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së
1. Për çdo furnizim për të cilin zbatohet regjimi i marzhit, personi i tatueshëm rishitës mund të zbatoje rregullat për TVSH-në si për çdo person tjetër të tatueshëm. në këtë rast personi i tatueshëm rishitës gëzon të drejtën e zbritjes së TVSH- për mallrat e blera me TVSH.
2. E drejta e zbritjes lind në momentin në të cilin realizohet shitja e mallit për të cilën personi i tatueshëm rishitës zgjedh opsionin sipas pikës 1 të këtij neni.
Neni 137
Mbajtja e llogarive kontabël
Personat e tatueshëm të cilët kryejnë operacione që lidhen me mallrat e përdorura, veprat e artit, objektet e koleksionit apo të antikitetit duhet të mbajnë në mënyrë të ndarë llogarite për operacionet e kryera me këto mallra sipas regjimeve të ndryshme që zbatojnë.
Nënseksioni 2
Regjimi i shitjeve me ankand
Neni 138
Objekti
Për shitjet në ankand të mallrave të përdorura, veprave të artit, objektet e koleksionit apo të antikitetit të kryera nga organizatori i shitjes në ankand për llogari të porositësit të shitjes në ankand, do të zbatohet një regjim i veçantë që lidhet me marzhin e realizuar nga organizatori i shitjeve me ankand.
Neni 139
Personat e tatueshëm
Ky regjim zbatohet për furnizimet e kryera nga organizatori i shitjeve me ankand për llogari të porositësit të shitjes në ankand, i cili është njeri nga personat e mëposhtëm:
a. personi që nuk është person i tatueshëm;
b. personi i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave që ai kryen mbi bazën e një kontrate komisioni, përjashtohet nga TVSH sipas nenit 54 të këtij ligji ose furnizon mallra për të cilat nuk ka pasur të drejtën e zbritjes së TVSH-së sipas nenit 74 të këtij ligji.
e) person i tatueshëm, subjekt i regjimit për ndërmarrjet e vogla sipas përcaktimeve të seksionit 1 të kapitullit XI të këtij ligji, furnizimi i mallit nga ana e të cilit është kryer mbi bazën e një kontrate komisionere për shitjen dhe ka të bëjë me mall kapital të përfshirë në aktivet afatgjata.
c. Personi i tatueshëm rishitës, nëse furnizimi i mallit nga ana e këtij të fundit, i kryer mbi bazën e një kontrate komisionere për shitjen, i nënshtrohet TVSH-së në përputhje me regjimin e marzhit.
Neni 140
Momenti i furnizimit
Furnizimi i mallrave, organizatorit të shitjes me ankand publik, konsiderohet si i kryer në momentin kur realizohet shitja me ankand publik e këtyre mallrave.
Neni 141
Vlera e tatueshme
Vlera e tatueshme, për furnizimin e mallrave nen këtë regjim përbëhet nga vlera totale që i faturohet blerësit ofertues më të mire nga ana e organizatorit të shitjes me ankand, zvogëluar me vlerat e mëposhtme:
a) Vlera neto që organizatori i shitjes me ankand i ka paguar apo do t’i paguaje porositësit, e cila përbëhet nga diferenca midis çmimit të shitjes në ankand të mallit dhe vlerës së komisionit që organizatori i shitjes në ankand ka marrë ose do të marrë prej porositësit mbi bazën e kontratës komisionere për shitjen.
b) Vlera e TVSH-së për t’u paguar nga ana e organizatorit të shitjes me ankand për furnizimin e kryer.
Neni 142
Detyrime të Faturimit ndaj blerësit
1. Organizatori i shitjes me ankand publik duhet t’i lëshojë blerësit një faturë në të cilën dallohen veçmas elementet e mëposhtme:
a. Çmimi i shitjes me ankand të mallit
b. Tatimet dhe taksat, taksat doganore, tarifat dhe të tjera të ngjashme
c. shpenzime dytësore si komisione, shpenzime transporti, ambalazhimi, sigurimi etj që organizatori ia ngarkon blerësit të mallit.
2. Në faturën e lëshuar nga organizatori i shitjes me ankand për blerësin, nuk duhet të llogaritet apo të pasqyrohet e ndarë vlera e TVSH-së. në çdo fature të lëshuar që i nënshtrohet shitjes me ankand organizatori i shitjes në ankand duhet të shënojë : Shitje që i nënshtrohet regjimit të shitjes me ankand.
Neni 143
Detyrime të organizatorit ndaj porositësit të ankandit
1. Organizatori i shitjes në ankand të cilit i është dorëzuar malli mbi bazën e një kontrate komisioni për shitjen me ankand duhet t’i paraqesë porositësit një pasqyre të detajuar ku vlera neto sipas nenit 141, pika a, të detajohet si diference midis çmimit të shitjes së mallit në ankand dhe vlerës së komisionit për t’u marrë nga porositësi.
2. Pasqyra e hartuar sipas pikës 1 të këtij neni, zëvendëson faturën që porositësi në rastin kur është person i tatueshëm duhet të lëshojë, në momentin e kryerjes së furnizimit në përputhje me nenin 140 të këtij seksioni.
Neni 144
Mbajtja e llogarive kontabël
Ministri i Financave mund të përcaktojë me Udhëzim dispozita të veçanta lidhur me mënyrën e mbajtjes së llogarive kontabël nga organizatori i shitjes me ankand për transaksionet e kryera në kuadër të shitjes në ankand.
SEKSIONI 4
REGJIMI I VEÇANTE : SKEMA E KOMPENSIMIT të PRODHUESVE BUJQESOR
Neni 145
Përkufizime
Në funksion të këtij kreu, kuptohet me:
1) “Prodhues bujqësorë” subjekti që zhvillon aktivitetin e vet në kuadrin e një ndërmarrje bujqësore, pyjore dhe peshkimi.
2) “Ndërmarrje bujqësore, pyjore apo peshkimi” është veprimtaria që ushtrohet nga prodhuesit bujqesorë, për prodhimin e produkteve bujqësore.
3) “Produkt bujqësor” është një produkt bimor apo shtazor, i cili prodhohet nga një prodhues bujqësor në një ndërmarrje, në kuadrin e aktiviteteve të përcaktuara dhe të listuara sipas Aneksit III bashkangjitur këtij ligji.
4) “Kryerja e Shërbimeve bujqësore” kupton shërbime të kryera nga prodhuesi bujqësor me krahun e vet të punës që disponon dhe me mjetet e punës të ndërmarrjes së vet bujqësore, pyjore dhe të peshkimit, dhe që normalisht kontribuojnë në prodhimin e produktit bujqësor në kuadrin e aktiviteteve prodhuese.
5) “Aktivitetet Prodhuese Bujqësore” janë ato të përcaktuara sipas Aneksit III bashkangjitur këtij ligji;
6) Mallrat dhe shërbimet në kuptim të këtij seksioni kuptohen ato produkte dhe shërbime siç është përcaktuar në pikën 3 dhe 4 më sipër.
Neni 146
Objekti i skemës së kompensimit
1. Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese të përcaktuara sipas aneksit bashkangjitur ligjit, furnizojnë me produkte dhe shërbime bujqësore një person të tatueshëm i cili nuk përfiton nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë.
2. Ministri i Financave mund të përjashtojë me Udhëzim disa kategori prodhuesish bujqësorë si dhe prodhuesit bujqësorë për të cilët aplikimi i regjimit normal të TVSH-së, nuk krijon vështirësi administrative.
3. Çdo prodhues bujqësor i cili aplikon regjimin e kompensimit të fermerëve mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me shkallë standarde 20%.
Neni 147
Kushtet për të përfituar nga skema e kompensimit
Prodhuesit Bujqësorë përfitojnë të drejtën e kompensimit kur:
a) Qarkullimi vjetor e tyre nuk tejkalon kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në të miratuar me VKM;
b) Furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara sipas pikës 5 të Nenit 145 të këtij Ligji.
c) Mallrat dhe shërbimet u furnizohen personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit në RSH.
ç) Janë pajisur me një numër identifikimi të personit të tatueshëm lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku ushtron aktivitetin prodhuesi bujqësor, pa iu nënshtruar detyrimit për deklarim sipas nenit 106 të këtij ligji.
Neni 148
Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor
Normën e kompensimit të prodhuesve bujqësorë është 6 %.
Neni 149
Vlera e kompensimit
1. Norma e kompensimit aplikohet mbi çmimin pa TVSH të mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara sipas pikës 6 të Nenit 145 të këtij Ligji.
2. Kompensimi mbulon një pjesë të TVSH-së së paguar prej prodhuesve bujqësorë, të përfshirë në çmimin e blerjes së mallrave e shërbimeve, që u janë furnizuar atyre, për nevoja të kryerjes së Aktivitetit Prodhues Bujqësor.
3. Kompensimi i akorduar i paguhet prodhuesit bujqësor nga blerësi person i tatueshëm, përkundrejt furnizimeve të kryera të mallrave apo shërbimeve.
Neni 150
Mënyra e zbatimit të skemës
1. Blerësi, person i tatueshëm, lëshon një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga bleresi për llogari të shitësit, mbi të cilën zbatohet norma e kompensimit.
2. Forma dhe përmbajtja e faturës janë përcaktuar në nenin 101 të këtij Ligji, në përputhje me natyrën e furnizimit. Në faturë duhet të shënohet NIPT-i sipas nenit 147 pika ç të këtij seksioni.
3. Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës, i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH e zbritshme për personin e tatueshëm, sipas kushteve të nenit 69 dhe 70 të këtij ligji, dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.
4. Në qoftë se fatura nuk përmban të dhënat e përcaktuara sipas pikës 2 të këtij neni, personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin e paraqitur në të dhe detyrohet të paguaje dënimin e përcaktuar me Udhëzim të Ministrit të Financave.
SEKSIONI 5
REGJIMI I VECANTË MBI ARIN PËR INVESTIM
Neni 151
Përkufizime
1. Në kuptim të këtij seksioni kuptohet me “ar për investim”:
a. ari në formën e shufrave apo pllakëzave me peshë të pranuar nga tregu i arit më të madhe se 1 gram, me pastërti të barabartë ose më të lartë se 995 të mijtat, i përfaqësuar ose jo me tituj;
b. monedhat prej ari me pastërti të barabartë ose më të lartë se 900 të mijtat, të prera pas vitit 1800, që kanë ose kanë pasur kurs ligjor në vendin e origjinës dhe që, si rregull, shiten me një çmim që nuk e kalon vlerën e tregut të lirë të arit që ato përmbajnë me më shumë se 80 %.
2. Në funksion të këtij seksioni, nuk konsiderohen si të shitura për interesin e tyre numizmatik monedhat e parashikuara në paragrafin 1, pika b.
Neni 152
Përjashtimi nga tatimi
Përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar:
1. Furnizimi dhe importimi i arit për investim, përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari, ose të tregtuar ne llogarite e arit dhe në vecanti, kontratat e shkëmbimit dhe huave te arit ,duke perfshire një të drejtë pronësie ose një pretendim mbi arin per investim, si edhe transaksionet me arin per investim sipas kontratave “future“ dhe “forëard”, të cilat cojnë drejt transferimit të titullit të pronësisë ose pretendimit mbi atë ar investimi.
2. Furnizimet e shërbimeve të kryera nga agjentët, që veprojnë në emër dhe për llogari të një personi tjetër, kur marrin pjese në furnizimin e arit për investim për porositësin e tyre.
Neni 153
E drejta e zgjedhjes së zbatimit të TVSH-së
1. Personi i Tatueshëm që prodhon ar për investim ose që e shndërron arin në ar për investim, mund të zgjedhe të zbatoje Tatimin mbi vlerën e shtuar për furnizimin e arit për investim ndaj një personi tjetër të tatueshëm, që përndryshe do të ishin të përjashtuara mbi bazën e nenit 152 pika 1, të këtij ligji
2. Personi i tatueshëm, i cili, në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike, furnizon vazhdimisht me ar që destinohet për përdorime industriale, mund të zgjedhe të zbatoje Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për çdo furnizim të kryer sipas nenit 151, pika 1/a të këtij seksioni, ndaj një personi tjetër të tatueshëm , që përndryshe do të ishin të përjashtuara mbi bazën e nenit 152, pika 1 të ligjit.
3. Personi i tatueshëm që vepron si agjent në emër dhe për llogari të të tretëve, që kryejnë furnizime të tatueshme sipas pikës 1 dhe 2 të këtij neni mund të zgjedhe të zbatoje Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimin e shërbimit të kryer.
4. Personi i tatueshëm i cili vepron sipas pikave 1, 2 , 3 më sipër duhet të shënojë në faturën e lëshuar shprehjen: “TVSH-ja është aplikuar në zbatim të nenit 153 të Ligjit Nr ……., Date …”. në të kundërt e drejta e zgjedhjes nuk do të konsiderohet që është ushtruar.
Neni 154
Të drejtat dhe detyrimet e veçanta për operatorët në sektorin e arit për investim
1. Në qoftë se shitja e mëpasshme e arit për investim, e kryer nga personi i tatueshëm përjashtohet sipas nenit 152, pika 1, personi i tatueshëm ka të drejtën e zbritjes së shumave të mëposhtme:
a) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar për arin për investim me të cilin është furnizuar prej një personi që ka ushtruar të drejtën e zgjedhjes sipas pikës 1 ose 2 të nenit 153 të ligjit.
b) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar në lidhje me blerjet ose importimin e kryer të arit të ndryshëm nga ari për investim, i cili më pas transformohet nga ai apo për llogari të tij, në ar për investim;
c) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar për shërbimet e marra, që konsistojnë në ndryshimin e formës, të peshës ose të pastërtisë së arit, përfshirë arin për investim.
2. Personat e tatueshëm, që prodhojnë ar për investim ose e transformojnë arin në ar për investim, kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së për t’u paguar ose të paguar prej tyre për blerjet ose importimin e mallrave apo të shërbimeve që lidhen me prodhimin ose transformimin e atij ari, njëlloj sikur shitja e mëpasshme prej tyre e arit të përjashtuar mbi bazën e nenit 152 të ligjit t’i ishte nënshtruar tatimit.
Neni 155
Mbajtja e llogarive
1. Operatoret që veprojnë me arin për investim duhet të mbajnë të paktën kontabilitetin e të gjitha veprimeve thelbësore lidhur me arin për investim dhe të ruajnë dokumentet që mundësojnë identifikimin e klientëve të këtyre veprimeve.
Në kuptim të këtij neni Ministri i Financave përcakton me Udhëzim veprimet të cilat konsiderohen thelbësore.
2. Operatorët i ruajnë të dhënat sipas përcaktimit të bërë në pikën 1 për një periudhë prej të paktën pesë vjet sipas Ligjit “Për Procedurat Tatimore në RSH” Nr 9920, date 19.05.2008 i ndryshuar.
3. Personat e tatueshëm duhet të regjistrojnë veçmas llogarite kontabile për operacionet mbi arin për investim të përjashtuara sipas nenit 152 nga ato me të drejtë zgjedhje sipas nenit 153 të këtij ligji.
KAPITULLI XII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 156
1. Dispozita tranzitore
1.Do të zbatohet nga data e anetaresimit te Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian:
a)Neni 29 i këtij ligji, që ka të bëjë me përcaktimin e vendit të furnizimit të shërbimit, në vendin anëtar, ku personi i patatueshëm marrës i furnizimit është vendosur, ka adresën ose banon zakonisht, për transaksionet e përcaktuara në këtë nen, kur furnizohen nga një person i tatueshëm me seli aktiviteti në një vend jo anëtar.
b) Percaktimet e nenit 104 dhe 105 te ketij ligji mbi leshimin dhe dergimin e fatures ne formatin elektronik, i cili kerkon krijimin e infrastruktures se duhur sipas rregullimeve evropiane qe mundeson plotesimin e kritereve te percaktuara ne seksionin 5 te kapitullit 11 te ketij ligji.
2. Mund te shtohet hyrja ne fuqi e ndonjeres nga skemat qe nuk do te hyje ne fuqi menjehere, psh “Skema e arit per investim”, apo skema e marzhit per “shitjen e mallrave te perdorura” per makinat e perdorura psh
Neni 157
Autoritetet pergjegjese
1 Administrata Tatimore ka përgjegjësinë të administrojë TVSH-në sipas ketij ligji dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij.
2. Administrata doganore ka pergjegjesine per te vleresuar, ngarkuar, kerkuar dhe mbledhur TVSH-ne ne import, eksport dhe ne lidhje me regjimet e tjera doganore sipas ketij ligji.
Neni 158
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, Ministri i Financave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, jo me vone se 6 muaj nga data e botimit te ketij ligji ne fletoren zyrtare
2. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ka te drejte qe ne perputhje me nenin 10 te Ligjit “Per Procedurat Tatimore ne RSH” te nxjerre vendime teknike dhe ti beje ato publike, si dhe te ofroje komente dhe sqarime plotesuese per administrimin e ketij ligji.
Neni 159
Shfuqizime
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen Ligji Nr. 7928, datë 27.04.1995 “Per TVSH-ne”, i ndryshuar, të gjitha aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie ndesh me këtë ligj.
Neni 160
Hyrja në fuqi
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 Janar 2015.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
________________________
Ilir META
ANEKSI I
LISTA E VEPRIMTARIVE të KRYERA NGA ENTET PUBLIKE
1) Shërbimet e telekomunikacioneve;
2) furnizimi me ujë, gaz, energji elektrike dhe termike;
3) transporti i mallrave;
4) kryerja e shërbimeve portuale dhe aeroportuale;
5) transporti i personave;
6) shitjet e mallrave të reja të prodhuara për shitje;
7) veprimet e organizmave bujqësore të ndërhyrjes lidhur me produkte bujqësore dhe të kryera në zbatim të rregulloreve mbi organizimin e përbashkët të tregjeve të këtyre produkteve;
8) menaxhimi i panaireve dhe i ekspozitave me karakter tregtar;
9) magazinat;
10) veprimtaritë e zyrave të publicitetit tregtar;
11) veprimtaritë e agjencive të udhëtimit;
12) menaxhimi i shitjeve, i kooperativave, i mensave të ndërmarrjeve dhe të ngjashme;
13) menaxhimi i enteve radiotelevizive kur nuk janë të përjashtuara mbi bazën e nenit 51, shkronja q te ketij ligji.
—————
Aneksi II
VEPRAT E ARTIT, OBJEKTET E KOLEKSIONIT APO ANTIKITETIT
PJESA A
Veprat e artit
1) Kuadrot, “collages” dhe kuadro të ngjashme (“tableautins”), piktura e vizatime, të kryera krejtësisht prej dorës së artistit, me përjashtim të planeve të arkitektëve, të inxhinierëve dhe të projekteve dhe skicave të tjera industriale, tregtare, topografike e të ngjashme, të objekteve artizanale të zbukuruara me dorë, të cohërave të pikturuara për skenare teatri, sfonde studiosh të artit ose për përdorime të ngjashme (kodi NC 9701);
2) gdhendje, stampime dhe litografi origjinale, saktësisht ekzemplarët e përftuar në numër të kufizuar drejtpërdrejt në ngjyrë të zezë ose me ngjyra prej një apo më shumë matricave të punuara krejtësisht me dorë nga artisti, cilado qoftë teknika ose lënda e përdorur, përjashtuar përdorimin e çfarëdo lloj metode mekanike ose fotomekanike (kodi NC 97020000);
3) vepra origjinale të artit të statujave ose të artit të skulpturës, në çfarëdo lloj materiali, me kusht që të jenë kryer krejtësisht prej dorës së artistit; derdhja e skulpturave me tirazh të kufizuar deri në tetë ekzemplarë, e kontrolluar prej artistit ose atyre që kanë të drejtat (kodi NC 97030000); si përjashtim, në raste të caktuara nga Shtetet anëtare, për derdhje skulpturash para datës 1 janar 1989, është e mundur të kalohet kufizimi prej tetë ekzemplarësh;
4) sixhade muri (kodi NC 58050000) dhe tapete muri (kodi NC 63040000), të kryera me dorë nga vizatimet origjinale të dhëna prej artistëve, me kusht që të mos ekzistojnë më shumë se tetë ekzemplarë;
5) ekzemplarë unikë qeramike, të kryera krejtësisht me dorë prej artistit dhe të firmosura prej tij;
6) emalim mbi bakër, të kryer krejtësisht me dorë, brenda kufirit prej tetë ekzemplarësh të numëruara dhe që mbajnë firmën e artistit ose të studios së tij, me përjashtim të punimeve filigranës dhe të objekteve të argjendarisë dhe të bizhuterisë;
7) fotografitë e kryera nga artisti, të shtypura nga ai vetë ose nën kontrollin e tij, të firmosura dhe të numëruara në sasi të kufizuar prej tridhjetë ekzemplarësh, të çfarëdo lloj formati dhe kornize.
PJESA B
Objektet e koleksionit
1) Pullat postare, markat e pullave, markat postare, zarfat e ditës së parë të lëshimit, kompletet postare dhe të ngjashme, të shlyer apo të pashlyer por që nuk kanë kurs dhe as nuk destinohen për të pasur kurs qarkullimi (kodi NC 97040000);
2) koleksione dhe ekzemplarë për koleksione zoologjie, botanike, mineralogjie, anatomie, ose që kanë interes historik, arkeologjik, paleontologjik, etnografik ose numizmatik (kodi NC 97050000).
PJESA C
Objektet e antikitetit
Mallra të ndryshme nga objektet e artit dhe koleksionet, që kanë një moshë më të madhe se njëqind vjet (kodi 97060000).
——————–
ANEKSI III
LISTA E VEPRIMTARIVE PRODHUESE BUJQËSORE
1) Kultura:
a) bujqësia e përgjithshme, përfshirë vreshtarinë;
b) pemëtaria (përfshirë olivokulturën) dhe hortikultura (perimet, lulet dhe bimët zbukuruese), edhe në serra;
c) prodhimi i kërpudhave dhe i erëzave, i farërave dhe filizave;
d) mbarështimi i shtretërve të fidanishteve.
2) Blegtoria në lidhje me kulturën e tokës:
a) mbarështimi i kafshëve;
b) i shpendëve;
c) i lepujve;
d) i bletëve;
e) i krimbit të mëndafshit;
f) i kërmillit.
3) Pyjet
4) Peshkimi
a) peshkimi në ujrat e ëmbla;
b) rritja e peshkut;
c) rritja e midhjeve, rritja e stridheve dhe rritja e molusqeve dhe e krustaceve;
d) mbarështimi i bretkosave.
LISTA TREGUESE E SHËRBIMEVE BUJQËSORE
1) Punimet e kultivimit, vjeljes, shirjes, shtypjes, mbledhjes dhe grumbullimit, përfshirë mbjelljen;
2) ambalazhimi dhe kondicionimi, si tharja, pastrimi, thyerja, dezinfektimi, futja në silose e produkteve bujqësore;
3) magazinimi i produkteve bujqësore;
4) ruajtja, mbarështimi ose rritja e kafshëve;
5) qeradhënia, për qëllime bujqësore, e mjeteve të përdorura si rregull në ndërmarrjet bujqësore, pyjore ose të peshkimit;
6) asistenca teknike;
7) shkatërrimi i bimëve dhe kafshëve të dëmshme, trajtimi i bimëve dhe tokave me anën e mjegullzimit;
8) menaxhimi i impianteve të ujitjes dhe të kullimit;
9) prerja e pemëve, e drurëve dhe shërbime të tjera pyjore.
————
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
A mund te jeni me shume te qarte ne shkrimet qe botoni…?
Ky shkrim mund te ishte me i vlefshem, nese do sillte ndryshimet qe priten te ndodhin ne ligjet e permendura dhe jo gjithe ligjin…