Fininvest SpA, e cila zotëron 99.9 për qind të aksioneve të AC Milan, ka rritur vlerën e Kuq e Zinjve në pasqyrat e tyre financiare.
Sipas Tuttomercatoëeb.com, klubi e mbylli vitin e kaluar me një humbje të konsoliduar prej 15.7 milion euro, kontributi kapital në janar të 2013 ishte 356.67 milion euro dhe Fininvest, kompaniae familjes Berlusconi, në përpjekje për të mos dëmtuar investimet e ka rritur vlerën me 3.75 milion euro.
Prandaj çmimi i investimeve është rritur tani në 361.42 milion euro, duke shtuar për këtë borxhin prej 256.32 milion euro, vlerësimi i klubit arrin në 617.74 milion euro, edhe pse jo pikërisht cka Fininvest aspiron, mjaft që të përcaktojë një prag minimal për negociatat. Çdo shifër për një vlerë më të ulët do të shkaktojë humbje të kapitalit të Fininvest dhe familjes së Berlusconit.
Silvio Berlsuconi, ish-kryeministri italian, e bleu ekipin e futbollit që ai mbështeste si një djalë i ri, në vitin 1986 me anë të firmës së tij Fininvest. AC Milan, një nga klubet më të dekoruar në historinë e futbollit është klubi i tetë më i çmuar në botë sipas revistës Forbes.
Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime në media në lidhje me shitjen e ekipit të futbollit për shkak të turbullirave financiare me të cilat po përballet klubi.
Sot, Milani është në kërkim të investitorëve që dëshirojnë të investojnë paratë e tyre. Sipas faqes së internetit ëëë.beritasatu.com , Fininvest është i gatshëm të shesë një pjesë prej 30 përqind të aksioneve të tij në klub që mund të gjenerojnë fonde deri në shumën 250 milion euro dhe Milani planifikon të ndajë një pjesë të madhe të këtyre fondeve për të ristrukturuar San Siro apo të ndërtuar një terren të ri në Milano.