Fiskalizimi, gjatë marsit janë lëshuar mbi 250 mijë fatura

09/04/2021 9:32 AM 0 komente

Lëshimi i faturave ka shënuar ecuri pozitive nga muaji në muaj që kur ka filluar procesi i fiskalizimit.

Gjatë muajit mars janë lëshuar mbi 250 mijë fatura.

Sipas publikimit të të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deri më datë 07 prill 2021, në trajnimet e zhvilluara në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore, kanë marrë pjesë 17.652 pjesëmarrës, nga të cilët 1.252 janë Ente Publike, 15.035 tatimpagues si dhe 1.365 kontabilistë. Ndërkohë janë zhvilluar gjithashtu edhe 10 trajnime në bashkëpunim me shoqatat e ekspertëve dhe kontablistëve, me një shifër prej 1.250 pjesëmarrësish.

Numri i faturave të lëshuara si invoice ashtu edhe me para në dorë, vetëm në javën e parë të muajit Prill është 76.154 fatura në total, të cilat janë lëshuar nga 1.223 tatimpagues. Nga ku 4.720 është numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike, ndërsa 352 ndaj subjekteve private.

Numri i faturave me para në dorë është 71.082.

Lëshimi i faturave ka pasur një ecuri pozitive duke krahasuar shifrat edhe me 3 muajt e parë, ku në Janar në total janë lëshuar 76. 566, në Shkurt 143.489, ndërsa në Mars u lëshuan 250. 527.

Përsa i përket vizitave informuese në terren, të nisura nga data 1 Mars, ku tatimpaguesve i është vendosur në dispozicion material dhe informacion i nevojshëm në lidhje me Fiskalizimin, janë këto shifra:

  • Vizita në biznese, në total në të gjitha DRT janë kryer145, të cilat do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë gjithë procesit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of