Toyota pret që fitimet këtë vit të zhyten me gati 80 për qind, pasi prodhimi dhe shitjet e kompanisë janë goditur nga pandemia e koronavirusit.
Prodhuesi japonez, një nga më të mëdhenjtë në botë, deklaroi këtë të martë se pret që fitimet operative të arrijnë vetëm 500 miliardë jen (4.7 miliardë dollarë) këtë vit fiskal – një parashikim që do të rezultojë në fitimet më të ulëta të Toyota-s në nëntë vite.
Për vitin që përfundoi më 31 Mars, kompania publikoi një fitim prej 2.4 trilionë jen (22.3 miliardë dollarë).
Toyota pret të shesë 7 milion makina këtë vit, nga gati 9 milion që u shitën vitin e kaluar, duke mos përfshirë shitjet nga automobilistët më të vegjël që zotëron si Daihatsu dhe Hino.
Kompania tha se ishte “jashtëzakonisht e vështirë për të parashikuar shitjet sepse ka të ngjarë të ndryshojë shumë nga rajoni në rajon.”
Përveç rënies afërsisht 20% në shitjet e makinave, Toyota tha që fitimet e saj do të dëmtoheshin edhe nga vlera e jenit, e cila po forcohet ndaj dollarit amerikan.