Avancimi në inovacion dhe shkencë janë nga kushtet e vështira që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE. Por, sipas të dhënave të fundit të publikuar Shqipëria është ndër vendet e fundit që ka përfituar fonde për kërkim shkencor. Sipas të dhënave, 26 pjesëmarrës kanë përfituar fonde, të cilët përllogariten 0.01 % e totalit të fondeve Horizon 2020.
Në përputhje me përqindjen e lartë të propozimeve, Zvicra është vendi më aktiv i lidhur me pjesëmarrjen, me 2.808 pjesëmarrje, rreth 37% të pjesëmarrjeve nga vendet pjesëmarrëse.
Norvegjia, Izraeli dhe Turqia llogariten për 23%, 17% dhe 9% të pjesëmarrjeve nga vendet e shoqëruara. Në përputhje me modelet e tyre të aplikimit, vendet e asociuara me pjesëmarrjen më të madhe (më pak se 1% e pjesëmarrjeve nga vendet e asociuara) janë Tunizia, Moldavia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Shqipëria, Armenia dhe Ishujt Faroe.
Në vitin 2014, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen me Komisionin Europian për të marrë pjesë në Programin Kuadër për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 (2014-2020) që pasoi programin paraardhës FP7. Programi Kuadër i BE për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 ka në fokus të veçantë marrëdhëniet e bashkëpunimin mes biznesit e komunitetit kërkimor shkencor.
Ky monitorim i fundit i Komisionit Europian, hedh dritë mbi gjendjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të Horizon 2020 pas 5 viteve të zbatimit. Kjo bazë e provave duhet të informojë diskutimet e politikave mbi propozimin e Komisionit për Horizontin Europian (2021-2027) dhe është një ndjekje e dy Flashes së Parë të Monitorimit (Komisioni Europian, 2018b dhe 2018c), i cili fokusohet në pjesëmarrjet dhe bashkëpunimet e BE me Shtetet anëtare. Ky Flash siguron njohuri për pjesëmarrjen e vendeve jashtë BE-së, pra vendet e treta, në Horizont 2020, bazuar në statusin e tyre në Horizon 2020.
Shtetet e asociuara: Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Islanda, Izraeli, Maqedonia Veriore, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina.
Vendet e treta jo të lidhura: vendet që nuk janë shtete anëtare të BE dhe nuk janë të lidhur me Programin Kuadër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.