“O Rei” mund “Pipe de Oro” në shitjen e relikeve futbollistike në Aste Bolaffi (ankand) të mbajtur dje, 22.500 euro (duke përfshirë dhe të drejtat).
Kjo është shifra e shitjes së fanellës me numër 10 e Pelé në vitin 1971 bashkë me autografin e tij.
Ankandi i cili u zhvillua dje live, u mbyll me një vlerë të përgjithshme prej 107 mijë eurosh dhe me më shumë se 80% të produkteve të shitura.
Në vend të dytë, sipas Football Memorabilia, është fanella mitike me numër 10 e Maradonës, në kohën kur luante te Napoli, të cilën ia dhuroi Agostinelli-t më 22 dhjetor 1985, pas ndeshjes Napoli – Avellino (1 – 0), e shitur për 10 mijë euro.
Në vend të tretë janë dorezat e veshura nga portieri Dino Zoff në Botërorin e vitit 1982, për 8.125 euro.
Fanella me numër 11 e sulmuesit ukrainas Oleg Blokhin, fitues i “Topit të Artë” (1975), i cili luante në Kombëtaren e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1977 u shit për 5 mijë euro; ajo e veshur nga Gigi Riva në një ndeshje të Botërorit gjerman në vitin 1974 për 5 mijë euro; fanella e Paul Gascoigne me Lazion në sezonin 1992 – 1993, me autografin “Gazza”, 2.500 euro.
Ky është ankandi i dytë që zhvillohet me relike të botës së sportit. “Jam shumë i kënaqur me rezultatin” – deklaroi Fillippo Bolaffi, administrator i deleguar i Aste Bolaffi.
Pele nje mbret dhe nje super personalitet ne fushen e futbollit por edhe jashte saj. Pele ishte I vetmi lojtar qe beri nje planet te tere te adhuroje dhe te bie ne dashuri me lojen magjike te futbollit. Nga ajo magji dolen lojtaret e tjere qe e pasuan ate por e kishin idhullin e tyre. U prefsh ne paqe i madhi PELE .