Kryeministri Edi Rama ishte pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Itali ku gjeti rastin t’i bënte thirrje të gjithë sipërmarrësve të deklarojnë mallrat ilegale të parregjistruar, si pasojë e evazionit ekzistues në vite. “Drejtësia nuk është më mall që shitet e blihet”, tha Rama duke u ndalur tek potencialet që ofron vendi ynë.
Ai tha se qeveria po eksploron mundësitë që mund t’i ofrohen investitorëve të rinj. Kreu i qeverisë tha se kjo është një etapë e rëndësishme, duke u shprehur se do ketë rritje të bashkëpunimit me sipërmarrjen italian.Gjatë fjalës së tij lidhur me informalitetin në vend ai shtoi se nuk do të ketë ndëshkim për ata që e vetëdeklarojnë fshehjen e veprimtarive me biznesin në të kundërtën nëse ata do jenë objekt i aksionit do të marrin ndëshkimin e duhur e sdo ketë aminsti për askënd.
Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi gjithastu se bashkëpunimi i Shqipërisë me Italinë në biznëes është frytëdhënës dhe inkurajues
“Kemi hyrë në një etapë të rëndësishme për siëermarrjen Të eksplorojmë mundësitë me rregulla loje të barabarta për të gjithë.Jemi në kushtet ëe një luftë të pandalshme jemi në një moment kyc-tha Rama
Të pranishëm në kforum ishin përfaqësues të bizneseve italianë dhe Shqiptarë, si dhe ambasadori Italian Massimo Gaiani
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.