Planet e 20 majit të Bashkimit Evropian për ti bërë treghet e tij të kapitalit më efikase në rritjen e fondeve për ekonominë ka të ngjarë të ndihmojnë në thellimin e integrimit monetar të eurozonës dhe të krijojnë një lloj të ri të kampionëve industriale të Evropës, ka thënë Franca.
Një konsultim publik mbi planet e BE-së për Bashkimin e Tregjeve të Kapitalit (CMU) sapo ka përfunduar dhe shefi i shërbimeve financiare të bllokut Jonathan Hill pritet të përgjigjet në shtator se kush do të jetë masa e tij prioritare.
Qëllimi i CMU, pritet të shembë barrierat që e bëjnë të vështirë dhe të shtrenjtë ‘shfrytëzimin’ e investitorëve për kesh nga kompanitë.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku kompanitë mbështeten kryesisht në aksione ose obligacione për të mbledhur para, në Evropë firmat e vogla dhe të mesme kryesisht marrin hua nga bankat e vendeve të tyre.
Franca në përgjigjen e saj tha se CMU do të ndihmojë të thellojë integrimin në një BE më të gjerë dhe, në veçanti, në zonën e euros, ku ajo do të ndihmojë në transmetimin e politikës monetare të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane.
CMU duhet të përfshijë një dimension të politikës industriale për të krijuar ‘kampionë evropianë ‘ të rinj, deri tani mënyra të parregulluara të financimit të kompanive, ndërsa siguron mbrojtjen e konsumatorëve.
Në Britani, qeveria e së cilit është e prirur që CMU të përqëndrohet në masat pragmatike për të përmirësuar tregun e vetëm të BE-së, pikëpamje të tilla janë të ngjashme me stilin e vjetër francez të ‘dirigjimit’ ose politikës ekonomike të edhëhequr nga shteti.