Të mirat: Mund të rendisim prezencën e barometrit dhe teknologjisë Nfc, që shërben si për shkëmbimin e informacioneve, për pajisjet wireless dhe për të kryer pagesa të vogla Të këqijat: Nuk ka Të përgjithshme: Është i pajisur me shumë funksione. Bashkon në një të vetëm platformën e smartphone dhe atë të tabletëve çmimi: 599 euro Galaxy Nexus (që njihet me pseudonimin Prime) më në fund u prezantua në rrugë zyrtare. Pak ditë më parë, Google pagëzoi modelin e ri, që edhe këtë herë iu besua Samsung për krijimin dhe zhvillimin. Prime do të funksionojë me sistemin operativ Android 4.0, me emrin e koduar Ice Cream Sandwich (Sanduiçi akullore). Është i pajisur me shumë funksione dhe risia lidhet me faktin që do të bashkojë në një të vetëm platformën e smartphone dhe atë të tabletëve. Ndër të tjera Galaxy Nexus do të operojë me procesor Ti Omap 4460 dual core, 1,2 GHz, 1 GB Ram, memorie nga 16 deri në 32 GB, ndërlidhje Wi-Fi, Bluetooth, Gps, e Umts/Hspa (në disa shtete do të shpërndahet me rrjete Lte). Fotokamera është 5 megapiksel ndaj mund të regjistroni video në format Full HD. Mes risive të këtij celulari mund të rendisim prezencën e barometrit dhe teknologjisë NFC – Near Field Communication (pranë fushës së përdorimit) që shërben si për shkëmbimin e informacioneve, për pajisjet wireless dhe për të kryer pagesa të vogla. Bateria 1.750 mAh është ndër më të fuqishmet që është parë deri më sot. Sistemi operativ Android 4.0 ka paraqitje standarde të Google që shfaqet në ekranin 4.65 polësh me rezolucion HD (1.280×720 piksel). çdo gjë është e përfshirë në këtë smartphone që ka gjerësi 8.94 milimetra dhe peshon 135 gramë. Te Galaxy Nexus, paraqitja frontale është emëruar Roboto dhe është ridizenjuar pjesërisht. Është më e bukur dhe më e rafinuar. Ikonat në desktop janë modifikuar në dimensione, ndërsa ju mundëson dërgim të shpejtë të mesazheve dhe të kryerjes së telefonatave. Google ka përfshirë një sistem të kompletuar kontrolli për trafikun e të dhënave, në kohë reale. Mes risive mund të rendisim aplikimet për e-mail dhe kalendar, mundësinë për të menaxhuar postën elektrike edhe kur nuk jeni në linjë. Këto janë vetëm disa nga përmirësimet e shumta, që janë prezantuar me sistemin e ri Android 4.0.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin e fluturimeve, ku u renditëm të parët në botë, e kështu me radhë. Nuk ka dyshim që…
A janë tërhequr nga aktiviteti i përditshëm drejtuesit e bizneseve, tashmë edhe në moshën e tyre të pensionit? Nga ndërtuesit, mjekët, prodhuesit e birrës vendase dhe tregtarët e produkteve për plehërim të zonave rurale, modeli që kanë ndjekur për të trashëguar bizneset e tyre te…
Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontrollin e plotë mbi ndërmarrjet, apo grupet që ata kanë krijuar e rritur në vite. Sipas një kërkimi të mëparshëm të “Monitor” në listën e 200 sipërmarrësve më të mëdhenj sipas të ardhurave për…
Intervistë me Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank Edhe pse këta sektorë ofrojnë mundësi për kredidhënie, ata njëkohësisht kanë edhe risk për bankat. Industria e turizmit është e varur nga luhatjet sezonale, tensionet gjeopolitike dhe ndryshimet në preferencat e konsumatorëve, ndërsa…
Intervistë me Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank) Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), thotë për “Monitor” se është tregu ai…
Intervistë me Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri Ekonomia informale dhe prania e lartë e parasë fizike janë ndër sfidat kryesore për sektorin bankar. Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri, thotë se kjo ngelet ende një…
Intervistë me Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Parë të Investimeve Shqipëri (Fibank) Emigrimi ka ndikimin e tij në të gjitha aspektet e jetës shqiptare, duke përfshirë bankat të cilat varen nga suksesi i tyre, nga rritja e numrit të klientëve të…
“Në parim, të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre në shpenzimet publike, në funksion të kapacitetit të tyre kontribuues”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpesh varet…
Në prill, profesionistëve të lirë iu publikuan në sistem deklaratat për “Këste paraprake të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”. Por njoftimi i kësteve, ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, u shoqërua me reagime të shumta. Debatet lindën kryesisht për shkak të zbatimit…
Inflacioni i Turqisë, u përshpejtua në 69.8% në vit për muajin prill, njoftoi Instituti i Statistikave Turke. Në baza mujore, çmimet e konsumit në Turqi, u…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka qendrore e SHBA, Federal Reserve Bank, tha përsëri se do të mbajë të pandryshuara normat e interesit, duke vënë në dukje një "mungesën e përparimit…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…