Instituti GAP ka bërë një hulumtim ku thuhet se buxhet i Kosovës për vitin 2016 nuk reflekton objektivat e paraqitura në Programim Kombëtar për Reforma Ekonomike, pasi që shumë objektiva të këtij programi nuk gjejnë mbështetje në buxhetin e vitit 2016.
Përfaqësues të GAP-it në një konferencë me temë “Projektbuxheti 2016: Sa premton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik?”, thanë se buxheti i vitit 2016, lë pa aderuar shumë sfida të rëndësishme të evidentuara nga Raporti i Progresit për Kosovën 2015.
Përveç kësaj, disa ligje të rëndësishme dhe vendime qeveritare nuk janë buxhetuar, si ligji për fondin e sigurimeve shëndetësore, apo edhe fondi për punësim dhe investim.
Sipas planifikimit të buxhetit nga ana e Qeverisë, të hyrat për vitin 2016 pritej të jenë rreth 1.6 miliardë euro, apo 62.8 milionë euro më shumë se në vitin 2015./ Zeri.info
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.