Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ligji për “Trepçën”, do të jetë në fuqi më 2 nëntor.
Mustafa po ashtu ka siguruar punëtorët e gjigantit metalurgjik, se asnjë punëtorë i “Trepçës” nuk do të rrezikohet nga ky ligj.
“Ky ligj nuk do të rrezikoj aspak punëtorët. Ligji më 2 nëntor do të jetë në fuqi. Ne jemi konsultuar me kryetarin e Kuvendit dhe kemi marrë të gjiha masat në mënyrë që më 2 nëntor ligji për Trepçën të nënshkruhet dhe të mos ketë asnjë problem”, ka deklaruar Mustafa. / Zëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.