Nuk keni pse e lini punën për të gjetur një punë të re. Punëdhënësit vdesin të punësojnë njerëz të cilët janë në marrëdhënie pune. Pra jepini punëdhënësit tuaj të ardhshëm atq që kërkon dhe mos jepni dorëheqje nga puna deri sa t’iu propozojnë një ofertë të re.
Këtu janë disa këshilla se si të kryeni kërkime për punë, ndërkohë që jeni në një të tillë.
1. Sigurohuni që të plotësoni cdo detaj të punës tuaj. Nëse keni marrë vendim për të gjetur dicka të re nuk është koha për të marr përsipër projekte ekstra. Por ama, nuk doni gjithashtu të tërhiqni vëmendjen se po neglizhoni punën tuaj. Me cdo kusht përfundojeni punën atë. Por përdoreni kohën e mbetur për të kërkuar punën që synoni.
2. Organizoni cdo ditë kohën se kur do të bëni telefonatat dhe dërgoni email. Nuk ju duhen orë të tëra për këtë, vetëm disa minuta të planifikuara rregullisht.
3.Merrni pjesë në mbledhjet e rregullta të shoqatës suaj profesionale industriale. Dilni vullnetar për komisione nëse mundeni.Shefi juaj vështirë të ankohet në qoftë se ju po punoni për të mirën e shoqërisë. Nga ana tjetër ju përfitoni duke krijuar më shumë kontakte dhe duke rritur praninë tuaj.
4. Filloni të visheni më mirë cdo ditë kështu që nuk do të jetë e dukshme kur ju t’ia mbathni për një intervistë.
5. Shfrytëzoni programet e trajnimit që ofron kompania juaj aktuale për të plotësuar ‘boshllëqet’që keni në aftësi. Këto programe janë të shtrenjta. Ju nuk mund ti përballoni ato në qoftë se nuk punoni, kështu që për sa kohë jeni në punë vazhdoni të përmirësoni aftësitë tuaja me programet që punëdhënësi juaj ofron.
6. Mundohuni të jeni prezent jashtë kompanisë suaj, aktualisht dhe praktikisht. Takoni njerëz për kafe dhe dreka në mënyrë që të zgjeroni kontaktet tuaja.