Në Gjeneve u prezantuan në ankand diamantet që vendosën rekorde botërore. Çmimet e gurëve të çmuar pothuajse janë dyfishuar në dy dekadat e fundit, kjo sidomos nëse flitet për diamante me ngjyrë.
Keshtu u shit në ankand për një rekord prej 23 milionë e gjysmë euro diamanti portokalli më i madh në botë. Guri i çmuar i rrallë prej mbi 15 karat, i cili u zbulua në Afrikën e Jugut, iu shit një personi që të paidentifikuar që ishte i pranishëm në sallën e një hoteli në Gjenevë, aty ku ankandi u zhvillua organizuar nga Christie. Shifra e saktë për çmimin e vlerësuar ishte 23.57 milion euro.
Një çmim që përfaqëson një rekord për një diamante portokalli dhe që është gjithashtu një rekord i ri në lidhje me karatët për një diamant me ngjyrë. Në fillim të ankandit pritej që ai mund të shitej deri në 20 milionë euro. Diamantet pastër portokalli, tënjohur gjithashtu si ‘diamantët e zjarrit’, janë shumë të rrallë dhe pak të shitur. Ngjyra e veçantë i jepet nga atomet e azotit ngjeshur në gur. Diamantët portokalli gjithashtu, në përgjithësi nuk i kalojnë 4 ose 5 karat dhe kjo e bën edhe më të vecantë gurin e shitur në Gjenevë.