Qeveria e kancelares Angela Merkel po konsideron deri në 50 miliardë euro shtesë në shpenzimet e borxhit për të luftuar pasojat e koronavirusit.
Kabineti gjerman i koronavirusit diskutoi sot financimin për testet e Covid-19 dhe masa të tjera për të mbështetur ekonominë më të madhe të Europës.
Financimi, i barasvlefshëm me rreth 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto, pasqyron një vlerësim fillestar dhe është ende e paqartë nëse paratë do të nevojiten në fund.
Qeveria ka të ngjarë të kalojë në mënyrë agresive edhe buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministri i Financave Olaf Scholz ka në plan të propozojë një project- buxhet të vitit 2022, i cili do të kërkojë pezullimin e frenimit të borxhit kushtetues për të tretin vit radhazi.
“E rendësishme është që mjetet financiare për testimin dhe vaksinat do të jenë në dispozicion,” tha Dennis Kolberg, zëdhënësi i ministrisë së financave në një konferencë për shtyp.
“Buxheti aktualisht është duke u bashkuar,” tha ai, duke mos pranuar të përcaktojë një shumë.
Buxheti i Gjermanisë për vitin 2021 parashikon aktualisht 180 miliardë euro në shpenzime e borxhit. Çdo plan për të rritur huazimin do të varet nga ajo që qeveria vendos për testimin dhe strategjia për daljen nga bllokimi i pandemisë.
Sa më e ngadaltë të jetë dalja, aq më të larta bëhen kostot për qeverinë.
Administrata e Merkel do të paraqesë propozimin e saj të buxhetit 2022 dhe planin e saj të financimit afatmesëm në 24 mars.
Vendimi përfundimtar mbi shpenzimet publike përtej këtij viti do t’i lihet parlamentit të ri pas zgjedhjeve të shtatorit.
Scholz, i cili po kandidon për kancelar për Social-demokratët, ka premtuar vazhdimisht se qeveria do të shpenzojë lirisht për të kufizuar dëmin ekonomik nga pandemia. Ai ka thënë se vitet e disiplinës buxhetore e kanë vendosur Gjermaninë në një pozitë të fortë për të përballuar pasojat.
Ndërsa variante të reja agresive përhapen, shkalla e infektimit të vendit është rritur për tre ditë me radhë, para se të hyjnë në fuqi masate para lehtësuese.
Nën presionin e një publiku të lodhur nga pandemia, Merkel i tha qeverisë sot se hapat e ardhshëm për të lehtësuar kufizimet do të duhet të bëhen me kujdes./Bloomberg