Më shumë se gjysma e vlerës së tregut të aksioneve në Itali tanimë ndodhet në duar të huaja, shenjë kjo që tregon se ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë po arrin sukses në tërheqjen e investimeve të huaja, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e kontrollit të disa prej aktiveve më të cmuara të saj.
Një studim nga trupi industrial Unimpresa tregoi se vlera e investimeve të huaja në kompanitë e listuara u rrit në 279 miliardë euro (300 miliardë dollarë), në qershor të vitit 2015, ose 51.1 për qind e totalit, me rritje nga 44.3 për qind një vit më parë. Kjo ishte hera e parë që pronësia e huaj tejkalon shenjën 50-përqind, tha ai.
Të huajt gjithashtu kanë në pronësi më shumë se një të katërtën e kapitalizimit të tregut të të gjitha kompanive aksionere italiane.
Pas recesionit të saj më të gjatë të pasluftës, Italia është kthyer në një terren ‘gjuetie’ për kompanitë e huaja të prirura për të blerë kompani të çmuara, por ‘të mbetura trokë’ si prodhuesi i pestë më i madh në botë i gomave Pirelli ose projektuesi automjeteve Pininfarina.