Glassdoor, 10 CEO-t më të vlerësuar gjatë krizës së koronavirusit

22/09/2020 3:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Pandemia e koronavirusit i ka vënë, pa dyshim, në një sprovë të vështirë shumë CEO dhe drejtues kompanish me mbylljen e detyruar të zyrave, mbledhjeve në distancë dhe për shumë, asnjë ndërveprim ballë për ballë, edhe për të ardhmen e afërt.

Ndërkohë që disa CEO nuk ia dolën mbanë të ofronin sigurinë, mbështetjen dhe fleksibilitetin për të cilat punonjësit kishin nevojë, të tjerë mundën të bënin diferencën në këtë kohë të vështirë.

Faqja e kërkimit të punës, Glassdoor, krijoi një listë të CEO-ve më të vlerësuar gjatë COVID-19, duke përdorur feedback-un (komentet) që punonjësit lanë në platformë në periudhën mars – korrik 2020. Për të hartuar klasifikimin, çdo CEO duhet të kishte të paktën 50 recensione.

Glassdoor u kushtoi rëndësi të madhe edhe vlerësimeve të punonjësve, të lidhura veçanërisht me leadership-in gjatë COVID-19, ndër të cilat mënyra se si i jepet përparësi ekuilibrit mes punës dhe jetës private, mënyra se si kujdesen për mirëqenien e përgjithshme të punonjësve, nëse ofrohen ose jo politika fleksibël pune dhe mundësi për të punuar nga shtëpia, nëse ofrojnë ose jo përfitime për shëndetin, apo nëse është ruajtur një komunikim i qartë me ekipin gjatë pandemisë.

Pasi analizoi gjithë këta faktorë, në vend të parë në klasifikimin e Glassdoor renditet CEO i Mercury Systems, Mark Aslett, falë punonjësve që kanë dhënë përshtypje të shumta se gjatë pandemisë janë ndier të përkujdesur.

Edhe CEO i Zoom Video Communications, Eric S. Yuan, i cili ka parë një rritje të madhe të kompanisë pas krizës së koronavirusit, ka marrë vlerësime të larta nga punonjësit.

Më poshtë janë 10 CEO-t më të vlerësuar gjatë pandemisë së koronavirusit sipas recensioneve të punonjësve në platformën Glassdoor.

 

10. Michael Schall, CEO i Essex Property Trust

Industria: Pasuri e patundshme
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 88%

 

9. Jim Kavanaugh, CEO i World Wide Technology.

Industria: Teknologji
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 88%

 

8. Ben Salzmann, CEO i Acuity Insurance

Industria: Shoqëri sigurimesh
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 89%

 

7. Corey Schiller & Asher Raphael, CEO të Power Home Remodeling

Industria: Ndërtim
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 89%

 

6. Aaron Levie, CEO i Box

Industria: Teknologji
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 89%

 

5. Stanley Middleman, CEO i Freedom Mortgage

Industria: Financë
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 89%

 

4. Eric S. Yuan, CEO i Zoom Video Communications

Industria: Teknologji
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 89%

 

3. Michael Weinstein, CEO i AIDS Healthcare Foundation

Industria: Shëndetësi
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 92%

 

2. G. Brint Ryan, CEO i Ryan, LLC

Industria: Shoqëri konsulence
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 93%

 

1. Mark Aslett, CEO of Mercury Systems

Industria: Sektori i aerohapësinor dhe i mbrojtjes
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 95%

 

Burimi: CNBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of