Greqia duhet të mbetet anëtare e eurozonës, por ajo duhet të mos humbasë kohë dhe të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur dështimin për të paguar borxhet e saj ndaj FMN-së, referoi kreu i panelit të ekspertëve ekonomikë që këshillojnë qeverinë gjermane .
“Greqia duhet të qëndrojë në zonën e euros. Topi’ është ende në gjykatën e qeverisë greke, edhe pse gjendja është tensionuar më tej,” tha Schmidt, i cili drejton një grup ‘burrash të mencur’ që këshillojnë qeverinë e kancelares Angela Merkel.
“Ajo që është e rëndësishme tani janë faktet dhe jo zhurmat,” tha ai.
Me përjashtimin nga tregjet e obligacioneve dhe bllokimin e paketës së shpëtimit, Greqia po ‘mbetet trokë’ për të paguar faturat e saj.
Ajo duhet të paguajë katër kredi që arrijnë në 1.6 miliard eiro (1 miliardë paund) për Fondin Monetar Ndërkombëtar muajin e ardhshëm, duke filluar me një pagesë prej 300 milion eurosh më 5 qershor që perceptohet si pika tjetër kritike e arkave të shtetit.
Schmidt tha se Athina ishte ‘zvarritur’ dhe krijoi një situatë panevojshmërisht të rrezikshme , por ai shtoi se ai refuzon të besojë se Greqia thjesht do e lejojë veten që të dështojë.
“Situata është vështirësuar edhe më tej, sepse qeveria e Athinës la në mënyrë të panevojshme të kalojë shumë kohë. Fusha bazë e betejës nuk ka ndryshuar aspak. ”
“Unë nuk mund të imagjinojë se qeveria greke do e lejojë me vetëdije (të mos paguajë FMN-në) të ndodhë ‘dështimi’,” tha ai.
Greqia tha se ka ndërmend të përmbushë detyrimet e borxhit, por ajo ka nevojë për ndihmë urgjente në mënyrë që të jetë në gjendje për ta bërë këtë, pasi disa zyrtarë të lartë këmbëngulqn se Athina nuk kishte para për të paguar këstin e kredisë që pritet javën e ardhshme.
Një numër gjithmonë e në rritje i anëtarëve të lartë të qeverisë kanë thënë haptazi se Athina nuk ka mjetet për të paguar FMN-në, dhe do të vërë në prioritet në vend të kësaj pagesat e nëpunësve civilë dhe pensionistëve.
Zyrtarët grekë kanë kërcënuar shpesh për dështim gjatë javëve të fundit, duke argumentuar se vendi nuk zotëron kesh, gjë të cilën zyrtarët e eurozonës e kanë hedhur poshtë si një taktikë e bisedimeve për të rritur presionin ndaj kreditorëve për dhënien e ndihmës.