Greqia rrezikon të humbasë sezonin e turizmit nga virusi

18/03/2020 3:30 PM 0 komente

Përhapja e koronavirusit mund ta nxjerrë jashtë ‘loje’ Greqinë në sezonin e ri turistik.

Pezullimi i operacioneve dhe pagesa e operatorëve kryesorë ndërkombëtarë turistikë, si Tui AG dhe Grupi FTI për shkak të epidemisë së koronavirusit, po krijojnë një mungesë ​​të hollash për turizmin grek dhe kërcënojnë të shkatërrojnë perspektivat e sezonit të ri.

Ministri i Turizmit, Haris Theocharis ka deklaruar se është e vështirë të bëhen vlerësime të qarta tani.

“Nëse menaxhimi i koronavirusit zgjat më shumë se tre muaj, atëherë mund të ekzistojë rreziku,  të humbasim sezonin turistik”, tha ai për median greke “Kathimerini”.

Ministri sqaroi se janë duke u ekzaminuar dy skenarë: “Një skenar parashikon menaxhimin e krizës brenda tre muajve, me pjesën kryesore të sezonit të turizmit veror ende përpara. Ekziston edhe ajo negative që situata e virusit do të kërkojë të paktën gjashtë muaj për t’u zgjidhur.

Në qoftë se situata nuk kthehet në normale deri në korrik, gjysma e dytë gjithashtu do të humbasë, duke çuar në falimentim shumë kompani të lidhura me turizmin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of