Administrata Doganore në muajin Gusht 2014 arrin një ndër shifrat më të larta në vite dhe më të lartën në vitin 2014, duke arkëtuar 14,707 miliardë Lekë, ose 2,251 miliardë Lekë (22 milionë USD) më shumë se Gushti i vitit 2013, ose 18.1% më shumë.
Muaji Gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore te akcizës. Konkretisht:
Karburante – në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 55038 ton përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 25.9%
Cigare – në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton përkundrejt 302.20 ton te zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9%
Birrë – prodhimi vendas, në muajin Gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%
Për periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë Lekë nga 122,8 miliardë Lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë Lekë, ose 13% më shumë.