Një ish ‘pikë’ piratësh në plazhin e Karaibeve me plazhe të ‘praruara’ i njohur si ‘ishulil i fundit i virgjër i Antilles’ dhe për një kohë të gjatë injoruar nga pjesa tjetër e botës. Ile-a-Vache, një ishull pesë milje larg bregdetit në jug të Haitit, është (ose më mirë ishte) një vend i qetë dhe relativisht i panjohur, që papritmas, me krizën në fushën e turizmit, u zbulua në hartë dhe mbi të u ‘ndez drita’ e qeverisë qendrore për të ‘ringjallur’ sektorin e turizmit aty. Qeveria po përgatit një plan zhvillimi prej 250 milion dollarësh për ta transformuar në ‘mekën’e re të turizmit të haitit dhe karaibeve, por për fat të keq qeveria ka harruar të informojë mbi këtë plan 14 mijë banorët e sihullit.
Ile-a-Vache pasi shërbeu për vite si strehë e piratit anglez Henry Morgan në shekullin e XXVII dhe pasi mirëpriti një koloni të skllevërve të liruar nga Abraham Lincoln në vitin 1863, kishte kohë që ishte i qetë dhe i harruar nga njerëzit, shpesh edhe nga vetë haitianët, dhe vizitohej rrallë lundërtarët të cilët admironin kodrat e saj të gjelbra të banuara nga lopët dhe dhitë (siç sugjerohet nga vetë emri i vendit) dhe detin e tij të kristaltë.
Kështu, ndërsa Haiti ishte pre e trazirave politike, viteve të diktaturës ushtarake, dhunës së bandave dhe mori grushtin përfundimtar me tërmetit e vitit 2010, duke u bërë një destinacion turistik i padëshirueshëm për turizmin e Karaibeve (absorbuar nga Republika Domenikane, Xhamajka dhe Porto Riko ) Ile-a-Vache qëndronte e paprekur dhe e qetë në izolimin e tij. Më pas zbarkoi në ishull në vitin 2012, Michel Martelly, presidenti i Haitit, pasuar nga modele, fotografë dhe drejtorë të kompanive turistike.
Dhe në vitin 2013 mbërrin surpriza: qeveria pretendon rreth 50 kilometra katror të ish-pikës së piratëve si ‘hapsirë publike’, duke i privuar potencialisht të 14 mijë banorët nga toka e tyre . Arsyeja? Zhvillimi i një zone turistike luksoze. Problemi? ‘Popullata lokale nuk është konsultuar kurrë. Kjo ishte një goditje e tmerrshme ‘, deklaroi për agjensinë Reuters Jerome Genest, lider i komunitetit lokal dhe anëtar i Organizatës së fermerëve Ile-a-Vache (KOPI), e cila po e lufton projektin së bashku me disa grupe të tjera.
Banorët e ishullit shpjgojnë se u njohën me projektin vetëm kur u shpall në faqen e internetit të Ministrisë së Turizmit vitin e kaluar.
Plani i zhvillimit të turizmit për Ile-a-Vache prej 250 milion dollarësh, i cili mbulon edhe Cotes-de-Fer në ishullin kryesor, përfshinë edhe një aeroport ndërkombëtar, një kurs golfi, hotele dhe vendpushime luksoze dhe ka ‘zgjuar’ interesin e disa investitorëve potencilaë.
Disa plazhe do të konfiskohen, një pjesë e tokave për kullotë do të blihet dhe vetëm rreth njëqind shtëpi do të shpronësohen, referoi për Reuters ministri i Turizmit të Haitit, Stephanie Villedrouin, për të qetësuar banorët. Banorët e kuptojnë rëndësinë e krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të turizmit, por i friksohen një lloj pushtimi dhe sidomos se nuk janë të mbrojtur.