Çmimet e shtëpive në Londër po bien në normën më të shpejtë në nëntë vjet, sipas Halifax, huadhënësi më i madh i Britanisë. Rënia në Londër zvogëlon ndarjen veri-jug në çmimet e shtëpive.
Çmimet në kryeqytetin britanik u ulën 3.2% në mes të janarit dhe marsit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, rënia më e madhe që nga thellësia e krizës financiare, sipas të dhënave rajonale të grumbulluara nga IHS Markit dhe botuar nga Halifax, pjesë e Lloyds Banking Group.
Londra gjithashtu shënoi rënien më të madhe të çmimeve të banesave që nga fillimi i vitit 2011. Vlera e pronës ra 3.8% në tremujorin e parë nga një vit më parë, pas një rënieje vjetore prej 0.7% në tremujorin e katërt. Çmimet e Londrës kanë rënë në baza tremujore dhe vjetore që nga tremujori i tretë i vitit 2017, raporton The Guardian.
Ka pasur një rritje të vogël vjetore prej 0.3% në çmimet në juglindje të Anglisë në fillim të vitit dhe një rritje prej 1.9% në jug-perëndim.