Hapet gara për 25 zona minerare, ofertat dorëzohen në gusht

09/07/2018 9:58 AM 0 komente

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë ka shpallur 25 zona minerare për të cilat subjektet e interesuara mund të ofertojnë për të fituar të drejtën e shfrytëzimit. Zonat janë parashikuar në planin minerar të vitit 2018 ndërkohe që një pjesë e tyre i përkasin edhe planifikimeve më të hershme të parashikuara për procedura konkurrimi. “Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë  kushtet  e  përcaktuara në ftesën  për  procedurë  konkurruese dhe detyrimet  që  rrjedhin nga fitimi i procedurës  konkurruese.  Shpenzimet  e  kryera  për  të  marrë  pjesë  në  procedurën  konkurruese  nuk  rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues” thuhet në shpalljen e bërë nga MIE në Agjencinë e Prokurimit publik.

Zonat për të cilat është i hapur shprehja e interesit janë të përcaktuar me numra specifikë dhe përfshihen në rajone të ndryshme në gjithë vendin dhe të njohura për minerale të natyrave të ndryshme.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është:  Për zonat:

Nr. 127, Nr. 148, Nr. 152/3, Nr. 157/1, Nr. 213/7, Nr. 169 ;  dt.  06.08 .2018,  ora 10:00

Për zonat: Nr. 275/6, Nr. 275/9 ,Nr . 216, Nr.278/2, Nr.347/5, Nr.334/1 ; dt. 07.08 .2018, ora  10:00

Për zonat: Nr.668/1, Nr. 738/7, Nr.566/1, Nr. 559/1, Nr.553/5, Nr.532/4 ;dt.08.08.2018, ora 10:00

Për zonat:Nr.425/1,Nr.358/1,Nr.361/2, Nr.233, Nr.253,Nr.552/7,Nr.252; dt.09.08.2018, ora 10:00

Sipas MIE ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjore dhe administrativë origjinalë ose  kopje të noterizuar,  si  provë  e  kërkesave  kualifikuese  të  përcaktuara  në  dokumentet  e procedurës konkurruese  dhe  të  dërgohen  tek Ministria  e Infrastrukturës  dhe Energjisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of