Nëse një individ apo një biznes kërkon të marrë një vërtetim që i ka pasur faturat e energjisë, nga dita e sotme mund ta bëjë online, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Më parë, individi apo përfaqësuesi i biznesit duhet të shkonte fizikisht në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për të dorëzuar dokumentet dhe pastaj të shkonte po fizikisht për të marrë vërtetimin.
Disa institucione shtetërore, por më kryesorja Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) kanë si kusht pagesën e dritave që të hysh në tender dhe duhet marrë vërtetimi që subjekti nuk ka debi.
Edhe marrja e shërbimeve në hipoteka, ose për legalizime, ka si kusht që të kesh paguar faturat e dritave, përkundrejt dorëzimit të vërtetimit përkatës.
OSHEE pohon se sot, e gjithë procedura bëhet online dhe brenda pesë ditëve, merret dokumenti, po online.
Si merret vërtetimi
Vërtetimi i debisë lëshohet në zbatim të: “Rregullorja mbi kushtet e pergjithshme te kontrates se shërbimit universal te furnizimit me Energji Elektrike për klientët fundor” Miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 15, datë 10.01.2018; Çdo kërkese e individëve ose subjekteve tregtare të cilët janë mbajtës të një kontratë furnzimi të shërbimtit universal me energji elektrike; Vendim Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar; Procedurave për marrjen e lejeve minerare; Rregullores uniforme të kontrollit dhe zhvillimit të territorit për ndërtimet e reja; Kërkesave për përftimin e kompensimit të energjisë elektrike; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008 “Per mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
A.1 Subjektit Aplikues Jo-familjar:
– Numrat e kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB/ Rregjistrin e OJF;
– Në rast se kërkuesi nuk është administrator i shoqërisë mbajtëse e kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim shoqëruar me kopjen e kartës ID të administratorit të shoqërisë mbajtës i kontratës/ve.
A.2 Aplikuesi familjar:
– Lista e gjithë kontratave të Energjisë që ka individi dhe qyteti në të cilën ndodhet kontrata;
– Në rast se kërkuesi nuk është mbajtësi i kontratës/ve, është e nevojshme paraqitja e një dokumenti autorizimi me shkrim shoqëruar me kopjen e kartës ID të mbajtësit të kontratës/ve në emer të të cilit do të lëshohet vërtetimi;
Shënim mbi dokumentacionin për të gjithë aplikuesit:
1 Subjektet që kanë me shumë 10 kontrata nevojitet qe listimi të bëhet në një file excel të numrave të kontratave të energjisë që i korrespondojnë të gjitha adresave të rregjistruara në QKB (numri 16 karaktere për kontratat e lidhura para 1 janarit 2019 dhe 9 karaktre për kontratat e lidhura nga 2019 dhe në vijim, e gjeni lart djathtas të fatura zëri Kodi i Klientit. Nese ju nuk jeni i sigurt lutemi bashkëlidhni faturën tuaj ose kopje te librezës).
2 Në rast se objekti është me qera dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni kontratën e qerase me subjektin përkatës.
3 Në rast se objekti është në pronësi tuaj dhe ju nuk rezultoni mbajtës i kontratës se furnizimit pranë FSHU sha. lutemi bashkangjisni dokumentin përkatës të pronës.
4 Në rast së ju nuk rezultoni mbajtës i kontratave lutemi aplikoni për këtë shërbim pranë qendrave të shërbimit të klientit te FSHU sha. ose në www.oshee.al/online , duke berë të mundur që tju shërbejmë më mire në të ardhmen.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal;
– Zgjidhni shërbimin “Vërtetim Debie OSHEE”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni formularin elektronik;
– Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
– Kërkesa e subjektit i kalohet stafit përkatës për trajtim ;
– Stafi trajtues kontrollon detyrimet dhe përgatit vërtetimin në formatin e nevojshem;
– Vërtetimi firmoset elektronikisht nga titullari dhe i dërgohet subjektit kërkues.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
-5 ditë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.