IAP, në shtator nis projekti, themelohet kompani e përbashkët mes Shqipërisë dhe 3 shteteve të tjera Ballkanike

08/06/2018 9:35 AM 0 komente

Projekti IAP do të nisë të konceptohet në shtator të këtij viti, pritet që të themelohet një kompani e përbashkët e shteteve që do të jenë pjesë e këtij tubacioni. Lajmi konfirmohet nga kreu i Socar në Ballkan dhe jepen detaje mbi specifikat e ndërtimit të tubacionit të dytë të transportit të gazit në vendin tonë. Kësaj here, shtrirja në hartë do të jetë në katër vende ballkanike.

Filiali i kompanisë shtetërore të naftës Azerbajxhan, SOCAR në Ballkan, tha se katër vende në Evropën Juglindore do të ndërtojnë një kompani të përbashkët deri në shtator, për të zbatuar projektin e tubacionit të gazit Jon-Adriatik, njoftoi agjencia e lajmeve azere, Trend.

Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi do të ngrenë kompaninë e përbashkët me ndihmën teknike të SOCAR Balkan, bëri të ditur drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.
Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të traansportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub.

Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Evropë.
Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of