Ekologjia, media sociale, por edhe ushqimi, shëndetësia, shërbimet për fëmijët. Këta janë ndër sektorët më premtues për të bërë para.
Referuar statistikave që ofron revista prestigjioze “Forbes”, ndërmarrjet e reja përbëjnë 70% të vendeve të reja të punës të krijuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, cilët janë sektorët që gjatë këtij viti do të mund të kënaqin përvojat sipërmarrëse?
Në radhë të parë, ekspertët këshillojnë që t’u kushtohet më shumë vëmendje shërbimeve për të sapolindurit. Plakja e popullsisë do të ndiejë nevojën e shërbimeve më të reja dhe më profesionale, veçanërisht duke marrë në konsideratë faktin se gjenerata që njihet ndryshe si “baby boomer” është mësuar që të shijojë shumë pavarësinë, edhe atë ekonomike. Pavarësisht kohës që kalon, do të duan që të mbajnë sa më gjatë që të munden zakonet e tyre.
Prezenca në rrjetet sociale do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të jetë e lartë dhe do të përbëjë interes të veçantë për sipërmarrjet. Rezultati: konsulentët dhe ekspertët e sektorit me një përvojë në marketingun dixhital dhe në përsosjen e motorëve të kërkimit do të vazhdojnë të jenë figura profesionale shumë të kërkuara. Viti 2014 do të karakterizohet nga rritja e përdorimit të celularëve. Sipas të dhënave të “eMarketer”, reklamimi celular ka përfaqësuar në vitin 2013 një xhiro të përafërt me 10 miliardë dollarë në SHBA, me tendencë shumë pozitive në të ardhmen, kjo e mbështetur edhe nga përdormi gjithnjë e më i madhi smartfonëve.
Edhe “e gjelbra” do të vazhdojë të jetë në modë këtë vit. Si rrjedhim gjithçka që ka të bëjë me mjedisin do të mund të jetë një burim shumë i mirë i të ardhurave: që nga pajisjet te shërbimet që janë të lidhua me kopshtarinë, tek infrastrukturat që janë më të ndërlikuara, siç janë ato që kanë të bëjnë me emetimin e dioksidit të karbonit. Kush mendonte se kategoria e fundit e shërbimeve tashmë është shfrytëzuar plotësisht, do të ndryshojë mendje. Kompanitë kanë filluar të rrisin objektivat humanitarë ndaj mjedisit, pasi ato ia dedikojnë pikërisht këtij një pjesë të mirë të fitimeve të gjeneratave në tregjet e reja.
Mbani sytë të drejtuar edhe nga shëndetësia, që tashmë po “takohet” shpesh me teknologjinë. Sipas “Business Insider”, në fushën e Mjekësisë 2.0, ka mundësi të pafundme për aplikime të reja dhe instrumente të personalizuara. Aktualisht janë më shumë se 800 mijë aplikime që lidhen me shëndetin dhe 10 më kryesoret gjenerojnë më shumë se 4 milionë shkarkime falas në ditë në internet, ndërsa 300 mijë janë me pagesë. Në të ardhmen do të jetë më e lehtë që të komunikohet me mjekun falë teknologjive. Në këtë drejtim do të duhet të bëhet më shumë edhe në aspektin e sipërmarrjes.
Dhe përsëri hyn në lojë biznesi i ushqimit. Versioni “gourmet” i restoranteve me rrota vazhdon të tërheqë dhe të gjenerojë shumë të ardhura, në SHBA kjo vlerë arrin në 3 miliardë dollarë. Ecuria ekonomike është ende e pasigurt dhe kjo gjë e bën më të fortë idenë se këto biznese do të kenë një të ardhme të sigurt, duke qenë se të ngresh një restorant lëvizës është më pak e kushtueshme sesa ai tradicional. Ajo që mund të thuhet është se “rulotët e ushqimeve” kanë një normë falimenti që llogaritet në 10-20% përkundrejt 60-90% që e kanë restorantet tradicionale.
Pesë “start up” që duhet të mbani në vëmendje gjatë 2014-s
Media sociale, transporti, por edhe paraja: këta janë sektorët mbi të cilët po vënë bast investitorët
Sipas një sondazhi të drejtuar nga kompania amerikane “National Venture Capital Association” dhe nga “Dow Jones VentureSource”, investitorët dhe Ceo-t e kompanive të sapokrijuara “start up” janë shumë optimistë sa u përket aftësive për të gjetur burime për fillimin e aktivitetit në vitin 2014. Rreth 59% e sipërmarrjeve dhe 57% e Ceo-ve parashikojnë nivele më të larta të investimeve në krahasim me vitin 2013. Kjo vlen më shumë sa u përket sektorëve të biznesit, konsumit dhe shëndetit.
Investimet alternative, siç thuhet në një studim të “Crowfunding”, “Rock the Post”, janë një zë i rëndësishëm i portofolit të investitorit.
Historia e tanishme tregon se duhet të vihet bast mbi “kalin” e duhur dhe kjo do të mund të kthehet në një burim të mirë fitimesh. Ndonjë shembull? Mijëra dollarë të investuar në “Facebook” në vitin 2005 vlejnë sot 624,000 dollarë (një ritëm investimi 624%) ose mijëra dollarë të investuar në “Airbnb” në vitin 2009 vlenin 589,000 dollarë katër vjet më pas.
Mes kompanive “start up”, të cilave nuk duhet t’iu ndahet syri janë ato që në klasifikimin e “Business Insider” figurojnë si biznese që operojnë në tregun e transportit, të financave dhe të medias sociale. E duke qenë se transporti është një temë e ndjeshme, është e mundur që rritja e këtij shërbimi të jetë edhe në tregjet jashtë SHBA-së.
Në një periudhë të vështirë financiare, edhe “Level Money” kthehet në një mjet të dobishëm. Në fakt, aplikacionet ndihmojnë që të azhurnohet sa më mirë buxheti vetjak. Mjafton që të regjistroni dhe të kontrolloni llogaritë rrjedhëse dhe “Level Money” është ai që do të bëjë gjithë punën, duke identifikuar burimet që janë në dispozicion për blerje dhe shpenzime korrente, apo për të identifikuar objektivat e kursimit. E ideuar nga një menaxher i “Visa”, “Level Money” ka grumbulluar më shumë se 5 milionë dollarë financime.
Gjithmonë duke folur për paratë, “Coin” është themeluar nga një menaxher përgjegjës për “Google Wallet” dhe synon që të kthehet në një zgjedhje për të “mbajtur” të gjitha kartat që një person ka në përdorim: karta krediti, karta bankomati etj.
Gjatë lidhjes me celularin, “Coin” nuk funksionon për arsye sigurie dhe “ndahet” nga smartfoni për më shumë se 10 minuta. Ka nga ata që mendojnë se nuk do të jetë urgjente për përdoruesit ose për sipërmarrësit që të kalojnë te kjo formë e re pagimi, por ajo që është e sigurt, është se gjithnjë e më shumë po kthehen në tendencë format inovative të pagesave.
Nëse është e vërtetë që mediat sociale ndërpresin aktivitetin e punës çdo 10.5 minuta, atëherë del në pah “Distractify”. Ky është një sit që i ngjan “vezës së Kolombit”, është një koleksion i përmbajtjeve të përditësuara me një shkallë të lartë të viraliteti, argëtim, por edhe për ata që duan të hutohen paksa dhe të largojnë momentet e mërzitjes në punë. Dhe së fundi, pasi u tha “jo” 3 miliardë dollarëve të vëna në “pjatë” dhe nga 4 miliardë dollarëve të ofruar nga “Facebook” dhe “Google”, “Snapchat” synon që të tërheqë një target që është shumë i madh, atë të adoleshentëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.