Indeksi i Lumturisë në botë rendit Kosovën në vendin e 69-të, nga 158, duke lënë kështu pas të gjithë vendet e rajonit. Shqipëria mban pozitën 95, Mali i Zi 83, Serbia 87, Maqedonia 93 dhe Bosnja 96.
Në krye të listës, pas Zvicrës kryesuese, radhiten Islanda, Danimarka, Norvegjia dhe Kanadaja. Ndërkaq, Togo, Burundi, Benini, Ruanada dhe Siria janë më së paku të lumtura.
Ky indeks bazohet në PBB-në e shteteve, mbështetjen sociale, pikëpamjet rreth korrupsionit dhe bujarinë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.